BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Qeveria bëhet gati për eurobondin e dytë, në mars gara për përzgjedhjen e firmës konsulente

Qeveria bëhet gati për eurobondin e dytë, në mars gara
Pas miratimit të ligjit të ri për huamarrjen shtetërore, qeveria duket se po bëhet gati të dalë në tregun e jashtëm për eurobondin e radhës. Në faqen e saj zyrtare, Ministria e Financave ka publikuar kërkesën për një firmë konsulence ligjore, nga e cila kërkohet ndihmë profesionale për të dalë në tregun e eurobondit. Sipas draft kontratës së publikuar në faqen e internetit, Ministria e Financave ka shpallur kërkesën për të kontraktuar për një periudhë 2 mujore një firmë shërbimi konsulence ligjore për eurobondin.
 
Kontrata me firmën që do të përzgjidhet me datë 9 mars, do të kushtojë afro 17.5 milionë lekë, ose saktësisht 17.374 989 lekë pa TVSH. Kjo do të jetë hera e dytë që Shqipëria del në tregjet financiare ndërkombëtare me letra me vlerë në euro. Shqipëria emetoi një eurobond me vlerë 300 milionë euro në vitin 2010, që rezultoi me një përqindje interesi në masën 7.5%. Duke qenë se eurobondi i parë pesëvjeçar përfundon ciklin në fillim të nëntorit, qeveria po bëhet tashmë gati për eurobondin e radhës, i cili duket se në shifra do ti afrohet atij të mëparshmit. Paralajmërimi për këtë u dha pak muaj më parë dhe nga vetë ministri i Financave, Shkëlqim Cani, i cili deklaroi në një media ndërkombëtare se shifra mund të jetë 300 milionë euro, por nuk është çudi që të arrijë deri në 500 milionë euro. 
 
Procedura 
 
 Procedura për përzgjedhjen e firmës konsulente përfshin dy faza kryesore: Faza e parë është shprehja e interesit dhe parakualifikimi. Në këtë fazë, kandidatët do të dorëzojnë kërkesën për shprehje interesi dhe dokumentat e kërkuara në DT. Autoriteti Kontraktor, do të shqyrtojë dokumentat e dorëzuara nga Kandidatët, dhe do të vlerësojë nëse ky dokumentacion plotëson kërkesat e përcaktuara në dokumentat e tenderit. Kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret e kualifikimit, skualifikohen dhe njoftohen menjëherë për këtë skualifikim. Në përfundim të kësaj faze, kandidatët e kualifikuar përshihen në një listë të shkurtër, e cila duhet të përmbajë të paktën 2 kandidatë. Ndërsa në fazën e dytë bëhet paraqitja e propozimeve. Autoriteti Kontraktor dërgon një ftesë për të dorëzuar propozime, kandidatëve që janë kualifikuar në fazën e parë (ofertuesit e përzgjedhur në listën e shkurtër). Propozimet përfundimtare të kualifikuara shqyrtohen dhe vlerësohen sipas kritereve përkatëse nga Autoriteti Kontraktor. Ky i fundit ia jep kontratën atij ofertuesi që ka paraqitur propozimin më të mirë të vlerësuar. 
 
Eurobondi 
 
Republika e Shqipërisë emetoi eurobondin e saj të parë në tregjet ndërkombëtare financiare në 4 Nëntor 2010, në shumën 300,000,000 euro dhe me datë maturimi 4 Nëntor 2015. Eurobondi është një obligacion, pra një titull financiar me afat maturimi më shumë se një vit i emetuar dhe tregtuar në tregjet ndërkombëtare financiare, pra jashtë kufijve të vendit që e emeton atë. Ky instrument financiar është i ngjashëm përsa i përket strukturës, me obligacionet që qeveria shqiptare nxjerr në tregun vendas përmes ankandeve të letrave me vlerë, por dallimi kryesor qëndron sepse tregtohet ekskluzivisht në tregjet ndërkombëtare financiare  dhe jo në tregun vendas si dhe është emetuar në euro dhe jo në lekë. 
 

Më të lexuarat