BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Raporti, ja institucionet që i fshehën shpenzimet Ministrisë së Financave, bilance të rreme për të vjedhur paratë e buxhetit

Raporti, ja institucionet që i fshehën shpenzimet Ministrisë
Thuajse të gjitha institucionet e larta shtetërore shfaqin mungesë transparence në raportet e tyre të monitorimit për të ardhurat dhe shpenzimet e një viti fiskal, të cilat kontrollohen më pas nga Ministria e Financave, në bazë të daljeve nga Thesari. Në këtë konkluzion arrin teksa vëren raportet e monitorimit të këtyre institucioneve për vitin e kaluar 2013, publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave. Duke nisur që nga Presidenca e për të vazhduar me Kuvendin, Ministritë dhe institucionet e pavarura si Komisioni i Shërbimit Civil, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, INSTAT etj., Ministria e Financave konstaton se pothuajse asnjë institucion nuk paraqet analizë të produkteve as në vlerë dhe as në sasi, çka do të ndihmonte në një vlerësim real mbi performancën e buxhetit për vitin përkatës. Një tjetër problem që vërehet në raportet e disa institucioneve për vitin e shkuar, është fakti që tabelat përllogaritëse të të ardhurave dhe shpenzimeve të institucioneve nuk përputhen me tabelat e Thesarit. Ky mosrakordim lë vend për dyshime në menaxhimin e fondeve publike. Dyshime të tilla i shpreh dhe vetë Ministria e Financave, e cila duke mos pasur një relacion të plotë dhe shpjegues të performancës së realizimit të shpenzimeve dhe të produkteve të planifikuara, me të drejtë e sheh si një shkelje ligji. Ndërkohë, institucione të tjera të cilat janë treguar deri diku më të vërteta, pohojnë në raportin e tyre se si nuk kanë arritur të realizojnë programe të ndryshme të planifikuara në fillimit. 
 
Institucionet dhe problematikat 
 
Presidenca rezulton në rregull përsa i përket menaxhimit të fondeve publike. Por problemi i këtij institucioni është se monitorimi është përfaqësuar nga ky institucion vetëm nëpërmjet përcjelljes së tabelave, me relacion shpjegues të performancës së realizimit të shpenzimeve, por pa u shoqëruar me një analizë të produkteve të planifikuara. Pra nuk është raportuar mbi realizimin në bazë produkti, as në sasi e as në vlerë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një tjetër institucion i vetëmonitoruar, i cili sipas Ministrisë së Financave rezulton me mospërputhje në të dhënat e raportuara nga KQZ-ja. Tabelat e monitorimit të shpenzimeve për vitin 2013 nuk përputhen me të dhënat e nxjerra nga sistemi i thesarit për shpenzimet korente. Kështu, nëse për zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale KQZ ka llogaritur 1072.8 milionë lekë, sipas të dhënave nga Thesari rezulton se për këtë veprimtari janë tërhequr 1070.7 milionë lekë, pra rreth 2 milionë lekë diferencë. Një tjetër institucion ku haset e njëjta dukuri si më lart është dhe INSTAT. Siç vërehet nga tabelat përkatëse, ka mospërputhje të të dhënave faktike të raportuara nga INSTAT me të dhënat faktike të siguruara nga sistemi i thesarit, vetëm tek shpenzimet për investime me financim të huaj për shumën 12.145 mijë lekë. Kjo diferencë është raportuar më tepër nga Instituti i Statistikës.