BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Shqipëria merr presidencën e Komunitetit të Energjisë, Gjiknuri: Korridori i gazit prioritet

Shqipëria merr presidencën e Komunitetit të Energjisë,
Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri mori pjesë ditën e sotme në punimet e sesionit të 12-të të Këshillit Ministerial. Gjiknuri paraqiti para të pranishmëve prioritetet e Presidencës shqiptare dhe objektivat kryesore.
 
Ai tha se prioriteti kryesor do të jetë reforma e Komunitetit të Energjisë dhe vënia në zbatim e rekomandimeve të propozuara me synim krijimin e një bashkimi energjitik. 
 
“Sot, më shumë se kurrë, palët kontraktuese duhet të kuptojnë rëndësinë e shfrytëzimit të potencialit të plotë të kuadrit ligjor të Komunitetit të Energjisë me qëllim reformimin e sektorit të energjisë dhe krijimin e një zone të përbashkët rregullatore me Bashkimin Evropian”, u shpreh Gjiknuri. 
 
Ndër të tjera ministri tha se e mbështet plotësisht rolin aktiv të Komunitetit të Energjisë në promovimin e tregut të integruar energjitik dhe përpjekjet për zbatimin e paketës së tretë të energjisë. 
 
“Zbatimi i paketës së tretë, ndonëse nuk do të jetë diçka e lehtë, është parakusht për një kuadër rregullator dhe koherent, si bazë për një treg të integruar evropian të energjisë që siguron konkurrencë efektive dhe fuqizon rolin e konsumatorit”, u shpreh Ministri. 
 
Me kërkesë të Ministrit Gjiknuri u shtua si prioritet për Komunitetin e Energjisë për vitin e ardhshëm Korridori i gazit, duke përfshirë projektin e gazsjellësit TAP si lider të këtij korridori. Sesioni i 12-të i Këshillit Ministerial i vendeve të Komunitetit të Energjisë u mbajt në mjediset e Akademisë Diplomatike të Kievit në Ukrainë.
 
Takimi u bashkëdrejtua nga zv.Presidenti i Komisionit Evropian Gunther Oettinger, Kryeministri i Ukrainës Arseniy Yatsenyuk, Ministri i Energjisë së Ukrainës, Yuri Prodan në cilësinë e vendit që mban Presidencën e Komunitetit të Energjisë dhe Ministri i Energjisë e Industrisë së Shqipërisë,  Damian Gjiknuri si vendi që merr Presidencën për vitin 2015.
 

Më të lexuarat