BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Shtyhet deri më 31 Mars afati për debitorët e energjisë, OSHEE zbardh skemën lehtësuese për bizneset, ja kategoritë që përfitojnë nga 1 Marsi

Shtyhet deri më 31 Mars afati për debitorët e energjisë,
Nga data 1 mars, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të vërë në funksion një skemë që i jep frymëmarrje biznesit dhe lehtëson shlyerjen e detyrimeve të akumuluara me këste. Suksesi me skemën lehtësuese që u ndoq për debitorët qytetarë, duket se ka shtyrë Ministrinë e Energjitikës dhe OSHEE të ndërmarrin një tjetër nismë që do ti shërbente edhe palës debitore edhe shtetit. Bëhet fjalë për një skemë të re lehtësimi, kësaj radhe për bizneset. Administratori i OSHEE, Adrian Çela, në një deklaratë të përbashkët me ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri, zbuloi dje kategoritë e përfshira në skemë dhe mënyrën se si do të veprohet për secilën prej tyre. Sipas Çelës, konsumatorët privatë të linjës 35 kv, që janë industritë e rënda, duke nisur nga data 1 mars, do ta shlyejnë detyrimin me 6 këste të barabarta brenda datës 31 dhjetor 2015.
 
Konsumatorë privatë të linjës 20-6 kv, që janë biznese të mëdha (siç janë p.sh ato të autostradës Tiranë-Durrës), duhet ta shlyejnë detyrimin me 12 këste, e ndarë në dy periudha, brenda datës 31 dhjetor 2016 për furnizimin 20/10 kv, dhe brenda 2017 për linjat 6 kv. E kështu me radhë do të veprohet për çdo kategori tjetër si përshembull konsumatorët e tensionit të ulët do të paguajnë me 12 këste, objektet e kultit me 12 këste, serat dhe pompat vaditëse do të paguajnë me këste të ndara në 24 muaj. Ashtu si dhe për debitorët familjarë, Çela vuri në dukje se abonentët që firmosin aktmarrëveshjen duhet të paguajnë në datën e caktuar faturën korente dhe këstin e caktuar. Në të kundërt, mospagesa sjell shfuqizimin automatik të aktmarrëveshjes dhe ndërprerjen e energjisë deri në likuidimin e detyrimit. Çela ka garantuar se dhënia fund e vjedhjes dhe abuzimit me energjinë do të pasohet me përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit. OSHEE do të fillojë të zbatojë planin e saj të investimeve që synojnë garantimin e furnizimit me energji dhe transformimin e shërbimit të kujdesit ndaj klientit.
 
Marrëveshja me familjarët, u mblodhën 5.2 miliardë lekë 
 
Në konferencën e përbashkët për shtyp me Gjiknurin, Çela bëri dhe një përmbledhje të rezultateve të arritura në kuadër të zbatimit të skemës lehtësuese të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura me debitorët familjarë. Nga nisja e zbatimit të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës, në 4 dhjetor 2014 deri më 26 shkurt 2015 janë nënshkruar 233,486 aktmarrëveshje me abonentët debitorë familjarë. 139,302 prej tyre kanë likuiduar plotësisht borxhin duke përfituar nga ulja me 80% e kamatëvonesave. Janë 15,804 familje të klasifikuara në ndihmë ekonomike që kanë firmosur aktmarrëveshje për shlyerjen e borxhit me 1 mijë lekë/muaj. Vlera totale nën aktmarrëveshje për tre muaj është 42,6 miliard lekë ndërsa totali i arkëtuar vetëm nga aktmarrëveshjet shkon mbi 5.2 miliard lekë. Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në lidhjen e aktmarrëveshjeve dhe pagesës së energjisë, OSHEE hapi mbi 50 sportele të reja në të gjithë vendin. Theksoj se, 5 ditë nga nisja e procesit, OSHEE mori masa duke hapur 4 qendra të reja në Tiranë, ndërsa brenda datës 21 dhjetor hapëm 28 degë të tjera në të gjithë vendin. Në zyrat e kompanisë, puna vazhdon me dy turne dhe veprimet kryhen deri në orën 22:00 të mbrëmjes, përfshirë fundjavën, pra të shtunë dhe të diel.  
 

Më të lexuarat