BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Skandalet e Fullanit me paratë e shqiptarëve, ja si “humbi” BSH mbi 50 milionë lekë nga qiratë, transporti dhe TVSH e projekteve

Skandalet e Fullanit me paratë e shqiptarëve, ja si
Banka e Shqipërisë me në krye ish Guvernatorin Ardian Fullani, ka bërë një masakër të vërtetë me financat publike. Që nga tenderat për punime e rindërtime të godinave të saj, qiratë, transporti i punonjësve etj., këto vite janë hedhur me miliona dollarë dëm, për shkak të papërgjegjshmërisë dhe degradimit të institucionit të Bankës së Shqipërisë. Banka e Shqipërisë ka lidhur kontratë me shoqërinë “Halili” për marrje me qira të dy ambienteve, respektivisht Godina A dhe B, të cilat ndodhen në Rrugën e Dibrës, Tiranë. KLSH konstaton se këto ambiente, ndonëse janë pjesë të së njëjtës godinë në të njëjtin vend, dhe kanë të njëjtën cilësi punimi; tarifat për njësinë e sipërfaqes janë të ndryshme, duke sjellë si pasojë rritjen artificiale të shpenzimeve qysh në kontratën fillestare të lidhur në vitin 2009. Kontrata për godinën B është lidhur pa negociuar me ofertuesin e përzgjedhur unifikimin e çmimit me tarifën më të ulët prej 1.750 lekë/m² të ofruar për Kullën A, për të mundësuar uljen e kostos së këtij shërbimi në vlerën prej 4,2 milionë lekë në çdo vit që kontrata përsëritet. Për këtë, KLSH ka rekomanduar që për periudhën në vazhdim të marren masa dhe të negociohet për të kërkuar unifikimin e çmimit me tarifën më të ulët prej 1.750 lekë/m² me qëllim përfitimi të vlerës prej 4.213.941 lekë në vit. Për këtë rekomandim, Banka e Shqipërisë i ka deklaruar KLSH se e merr në konsideratë dhe ka kërkuar unifikimin e çmimit të qirasë së objektit nga operatori ekonomik. Por skandalet e BSH duket se s’kanë të ndalur në kohën kur drejtohej nga Ardian Fullani, i cili aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për shkak të grabitjes spektakolare të 713 milionë lekëve në BSH. 
 
 Shmangia nga TVSH, mungojnë 17.1 milionë lekë 
 
Ligji nr.8269, datë 23.12.1997 i ndryshuar “Për Bankën e Shqipërisë” në nenin 73 të thekson se Banka e Shqipërisë përjashtohet nga të gjitha tatimet dhe taksat. Si pasojë e këtij përcaktimi, BSH e konsideron veten në pozicion të vështirë për të plotësuar të gjitha detyrimet fiskale si rrjedhojë e marrëdhënieve kontraktuale në të cilat ajo përfshihet për të realizuar aktivitetin operativ të saj. Kështu, lidhur me këtë çështje, gjatë auditimit KLSH ka konstatuar se për dy kontratat me arkitektin M. P, me seli në Itali, (kontratës me nr. 9781, datë 23.11.2011 në vlerën prej 700.000 euro për hartimin e projektit të rikonstruksionit të godinës qendrore, e cila deri në fund të vitit 2013 është likuiduar në masën 50 %, kontratës me nr.1164, datë 24.07.2013 në vlerën prej 32.100 euro për hartimin e projektit të zhvillimit të ambientit dhe trotuarit përreth ndërtesë së Bankës së Shqipërisë) nuk janë respektuar kërkesat e ligjit nr.7928, date 27.04.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” i ndryshuar (neni 15), ku cilësohet se, në rast se furnizimi i shërbimit ka të bëjë me pasuri të paluajtshme, atëherë vendi i furnizimit është vendi ku ndodhet pasuria e paluajtshme. KLSH vëren se BSH nuk i ka kërkuar personit të kontraktuar të regjistrohet në Shqipëri por nga ana tjetër me pretendimin se është e përjashtuar nga të gjitha tatimet dhe taksat nuk ka zbatuar kërkesat e Ligjit nr.7928, datë 27.04.1995 për ta deklaruar këtë shërbim si pjesë të aktivitetit të saj, meqenëse marrëdhënia kontraktuale është me një jorezident. Kjo ka sjellë një mungesë në skemën e T VSH prej 17.1 milionë lekë.
 
Transporti, 2 herë më i shtrenjtë 
 
Për periudhën objekt auditimi është kryer shërbimi i transportit të punonjësve të Departamentit të Emisionit sipas kontratës së lidhur me shoqërinë “...” në vlerën totale prej 1.990.900 lekë me destinacion “Sheshi Skënderbej-Qesharakë me distancë 8 Km me tarifën mesatare prej 151 lekë për 1 punonjës. Kjo kontratë rezulton me çmime tepër të larta, madje e llogaritur edhe me çmimin 2.5 herë më të lartë se çmimi i tregut do të rezultonte në vlerën prej 1.320.000 lekë, duke sjellë një kursim prej 680,000 lekë, fakt që tregon se, procedura e zhvillimit të tenderit nuk ka sjellë përdorim efektiv të fondeve publike. Gjithashtu u konstatuan raste të mos dokumentimit të plotë dhe të rregullt të shpenzimeve të realizuara gjatë periudhës. Për këtë, KLSH ka rekomanduar që nga ana e Bankës të merren masa për eliminimin e problematikave të tilla që tregojnë për mos efektivitet të aktivitetit operativ të saj në drejtimet e cituara. Banka është shprehur se lidhur me këtë rekomandim, po analizohen problematikat dhe po merren masat e nevojshme për eliminimin e tyre.
 

Më të lexuarat