BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Ekonomia

Spiropali në Janinë: Lufta kundër evazionit fiskal është prioritet për Administratën Doganore Shqiptare

Spiropali në Janinë: Lufta kundër evazionit fiskal
Drejtorja e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali së bashku me delegacionin nga dogana shqiptare, zhvilloi një takim bilateral me Drejtoren e Përgjithshme të Doganave Greke Eirini Yialouri e shoqëruar nga delegacioni përkatës. 
 
Në këtë takim u diskutua në nivel teknik mes dy stafeve për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave, thjeshtimin e procedurave, përmirësimin e infrastrukturës në të dy anët e kufirit, si dhe luftën e përbashkët kundër krimit doganor dhe evazionit përmes shkëmbimit elektronik të informacionit.
 
Në fjalën e saj  Spiropali vlerësoi bashkëpunimin korrekt dhe të frytshëm të deritanishëm mes dy administratave, ndërsa shtoi që duhet vazhdohet me ndërtimin e raporte të reja edhe në nivel personal, për të pasur një vizion të përbashkët për të ardhmen. Drejtorja e Përgjithshme e Doganave informoi palën greke për zhvillimet e reja në legjislacionin shqiptar si në thjeshtimin e procedurave apo konceptin e operatorit ekonomik. 
 
Spiropali duke e konsideruar si prioritar, propozoi rishikimin e marrëveshjes bilaterale të deritanishme me shtetin fqinj, në mënyrë që t’i përshtatet sa më mirë marrëdhënies ekzistuese mes dy administratave. 
 
“Lufta kundër evazionit fiskal është prioritet për Administratën Doganore Shqiptare ashtu siç jam e bindur që për administratën tuaj kjo çështje është parësore”, u shpreh Spiropali. 
 
“Për këtë arsye kërkoi që të ngrihet një grup pune mes dy administratave për të rritur efikasitetin dhe fleksibilitetin në drejtim të shkëmbimit të informacionit inteligjent”, tha Spiropali.
 
 “Mes dy administratave ekziston një bashkëpunim shumë i mirë ndër vite, ndërkohë që shpresoj që ky takim që po zhvillohet t’i shërbejë zhvillimit ekonomik të rajonit, lehtësimit të procedurave doganore në ndihmë të biznesit dhe rritjes së sigurisë në luftën kundër trafiqeve”, u shpreh Drejtorja e Përgjithshme e Doganave Greke, Yialouri.
 
Në fokus të veçantë gjatë takimin ishin Degët Doganore të dy administratave. Kryetarët e Degëve Doganore në kufirin Shqipëri-Greqi, të të dyja palëve, pasi vlerësuan profesionalizmin dhe marrëdhënien e mirë të krijuar mes tyre si në nivel institucional ashtu edhe në nivel personal, diskutuan për zgjidhjen e menjëhershme të problemeve teknike dhe administrative të hasura herë pas herë.  Nga të dyja palët pati një angazhim të menjëhershëm për ofrimin e bashkëpunimit për zgjidhjen e menjëhershme të çdo lloj shqetësimi qytetar. Lehtësimi i procedurave dhe shërbimi profesional ndaj qytetarëve dhe bizneseve ishin kryefjala e diskutimeve gjatë takimit të zhvilluar.  
 
Njëkohësisht, dy delegacionet prezantuan edhe projektet për zhvillimin e infrastrukturës doganore nga të dyja anët e kufirit.
 
 “Infrastruktura fizike është shumë e rëndësishme dhe i jep dinjitet shërbimit ndaj qytetarëve dhe punonjësve të doganave”, tha Spiropali.
 
Në planin afatmesëm u diskutua konkretisht për mundësinë e zhvillimit të infrastrukturës në pikat doganore të Kapshticës, Kakavijës dhe Tre Urat.
 
Të dyja palët ranë dakord për nënshkrimin e një dokumenti të ri bashkëpunimi për shkëmbimin e informacionit dhe më gjerë, i cili do të shërbejë për rritjen e luftës ndaj trafiqeve të paligjshme dhe lehtësimin e procedurave për biznesin e ndershëm. Spiropali e ftoi Yialouri për një vizitë në Shqipëri, ndërkohë që i propozoi edhe zhvillimin e një takimi me biznesin grek në vendin tonë. 
 

Më të lexuarat