BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Tatimet paralajmërojnë biznesin: Moslëshimi i faturës tatimore gjobitet sa tatimi i padeklaruar, 1 milion lekë penalizmi për pengimin e hetimit tatimor

Tatimet paralajmërojnë biznesin: Moslëshimi i faturës

Moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo ? faturës tatimore me TVSH, dënohet me gjobë të barabartë me 100% të tatimit të padeklaruar. Ky informacion, i publikuar në rubrikën e “Tatimet këshillojnë” në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve u drejtohet të gjithë taksapaguesve, të cilët duhet të bëjnë kujdes me moslëshimin e faturës dhe dëftesës tatimore. Tatimi dhe kamatëvonesat përkatëse llogariten dhe paguhen në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 9920, date 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar apo i ligjeve specifike tatimore. Ndërkohë, për tatimpaguesit që kryejnë shkelje të përsëritur të moslëshimit të faturës, përveç penalitetit si më sipër, gjithashtu ndërmerren edhe masa të tjera: Tatimpaguesi që nuk është i regjistruar për TVSH-në, në momentin kur konstatohet shkelja e përsëritur, regjistrohet për TVSH-në; Tatimpaguesi i regjistruar për TVSH-në dhe Tatimin e Thjeshtuar të Fitimit, në momentin kur konstatohet shkelja e përsëritur, regjistrohet për Tatimin mbi Fitimin; Tatimpaguesi i Tatimit mbi Fitimin përfshihet menjëherë në listën e subjekteve me risk për efekt të analizës së riskut. Në rast konstatimi të mospërmbushjes së detyrimit për lëshimin e dokumenteve tatimore, tatimpaguesit i llogaritet TVSH-ja në masën që ky mall do të tregtohej me pakicë për konsumatorin final, si dhe dënohet me gjobë në masën 100% të vlerës së TVSH-së të llogaritur që i përket vlerës së shitjeve, që tejkalojnë kufirin e lejuar për shitjet me kupon tatimor.

Mosmarrja e kuponit tatimor

Blerësi ose përfituesi i shërbimit, i cili gjatë kontrollit rezulton se nuk disponon kupon tatimor për mallrat ose shërbimet e blera, në një distancë jo më shumë se 30 metra nga vendi i daljes së njësisë së shitjes së mallit ose shërbimit, dënohet me një gjobë prej 1 000 lekë. Konstatimi, shqyrtimi dhe dënimi i shkeljes bëhet nga organet e administratës tatimore të juridiksionit, ku kryhen shkeljet.

Pengimi i kontrollit ose i hetimit tatimor

Tatimpaguesi i cili, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, pengon ushtrimin e të drejtave të Administratës Tatimore për kontrollin apo hetimin tatimor, dënohet me një gjobë prej 100,000 lekë për biznesin e vogël dhe 1,000,000 lekë për bizneset e tjera. Në rast se organet tatimore kanë të dhëna të besueshme se tatimpaguesi fsheh informacione për gjendjen e tij ekonomike-financiare, organet tatimore kanë të drejtë që në mjediset e ushtrimit të veprimtarisë së tij, t’i sekuestrojnë dokumentacionin tatimor, pajisjet kompjuterike dhe fiskale, si dhe mjete të tjera të mbajtjes së dokumentacionit të tatimpaguesit, që përmbajnë apo mund të përmbajnë informacion tatimor dhe që ka të bëjnë me të ardhurat, shpenzimet, aktivet dhe pasivet, si dhe marrëdhëniet financiare me palë të treta.