BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Vjedhja e BSH, FMN: Incident i rëndë

Vjedhja e BSH, FMN: Incident i rëndë
Për FMN, vjedhja në Thesarin e Bankës së Shqipërisë është një incident i rëndë. Shefi i ri i Misionit të Fondit në Tiranë komenton për herë të parë skandalin dhe tregon limitet e reagimit të politikës për ndryshimet e parashikuara të ligjit. 
 
Në një intervistë të dhënë për revistën ekonomike “Monitor”, Jens Reinke thekson se duhet të jetë hetimi ai që të përcaktojnë përgjegjësit. 
 
“ Ky është një incident i rëndë: Është e rëndësishme që të lejohet që hetimet aktuale të bëjnë punën e tyre. Kur faktet të jenë të njohura — dhe gjithnjë nëse ka implikime për Bankën e Shqipërisë, drejtuesit e saj dhe bordin – është çështje e autoriteteve shqiptare që ta trajtojnë në zbatim të plotë të ligjit…” 
 
Cili do të jetë qëllimi i misionit t FMN-se që ka mbërritur në Tiranë? 
 
Si pjesë e programit me Shqipërinë, një skuadër e FMN-së viziton periodikisht Tiranën për të shqyrtuar progresin në zbatimin e angazhimeve të marra dhe për të diskutuar politikat e ardhshme. Si pjesë e diskutimeve për të ardhmen, në axhendë janë dhe diskutimet për buxhetin e vitit 2015. Nëse progresi i kohëve të fundit është i përshtatshëm, atëhere marrëveshja për politikat që do të ndiqen në të ardhmen mund të arrihet dhe më pas skuadra e FMN-së do t’i rekomandojë Bordit të FMN-së miratimin e rishikimit të dytë të programit, dhe do të lëvrohet transhi i tretë të kredisë së Fondit të Zgjeruar (EFF). 
 
Qeveria është në fazën e parë të hartimit të buxhetit të vitit 2015. Cilat do të ishin rekomandimet tuaja dhe sa është probabiliteti që të kalohet në skenarin B të rekomanduar nga ju (që përfshinte rritje të disa taksave dhe shtrenjtim të energjisë)?
 
Më duket se ka një keqkuptim të vjetër lidhur këtë, por më lejoni të theksoj se nuk ka “plan B”. Zhvillimet fiskale, përfshirë të gjithë zërat e të ardhurave dhe të shpenzimeve si dhe angazhimet për të ardhmen diskutohen gjatë çdo misioni. Politikat janë nën rishikim të vazhdueshëm dhe nëse duhen bërë ndryshime, ato bazohen në faktet më të fundit dhe jo në ndonjë skenar alternativ të hartuar më parë. 
 
Buxheti i 2015 duhet të lejojë një reduktim të vazhdueshëm të borxhit publik, duke i mundësuar qeverisë të investojë dhe të kryejë shërbime, si dhe të sigurojë një fluks të qëndrueshëm të ardhurash. Kjo do të duhet të arrihet pa akumuluar detyrime të prapambetura të reja. Parashikimet për të ardhurat do të bazohen në parashikimet më të fundit makroekonomike. Rregullime si për planet e shpenzimeve ashtu dhe për taksat do të diskutohen. Në fund fare, qeveria vendos të zgjedhë ndërmjet masave. 
 
Para një muaji, në Bankën e Shqipërisë u zbulua vjedhja e 713 milione lekëve, duke sjellë një reagim të ashpër kryesisht nga shoqëria civile për mbajtjen e përgjegjësisë direkte nga guvernatori. Cili është qëndrimi i FMN-se. Si i gjykoni rekomandimet e kryetarit të Komisonit të Ekonomisë për ndryshime në ligjin e Bankës së Shqipërisë. 
 
Ky është një incident i rëndë. Ne jemi informuar se Banka e Shqipërisë dhe agjenci të tjera vendase janë duke marrë masa për t’i shkuar deri në fund zbulimit të asaj që ka ndodhur. Është e rëndësishme që të lejohet që hetimet aktuale të bëjnë punën e tyre. Kur faktet të jenë të njohura — dhe gjithnjë nëse ka implikime për Bankën e Shqipërisë, drejtuesit e saj dhe bordin – është çështje e autoriteteve shqiptare që ta trajtojnë në zbatim të plotë të ligjit. 
 
Ligji i Bankës së Shqipërisë i ka shërbyer vendit mirë duke siguruar që BSH të marrë vendime profesionale lidhur me menaxhimin makroekonomik dhe të stabilitetit financiar, përfshirë këtu gjatë periudhës së vështirë të krizës globale të vitit 2008 dhe më vonë kur sistemi bankar ishte i ekspozuar ndaj presioneve të jashtme. Në të njëjtën kohë, veprime që e forcojnë më tej ligjin e bankës qendrore në raport me mandatin e saj kryesor dhe veprimtarinë operacionale, duke ruajtur pavarësinë e bankës qendrore, do të ishin të mirëpritura. 
 

Më të lexuarat