BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Vlerësimi i “S&P” ngjall shpresat e qeverisë, Cani dhe Mete konfirmojnë tjetër eurobond në 2015

Vlerësimi i “S&P” ngjall shpresat e qeverisë, Cani dhe
Vitin e ardhshëm, Shqipëria emeton një tjetër eurobond në tregun ndërkombëtar, pas atij të parit në nëntor të vitit 2010. Kjo është pohuar nga vetë ministri i Financave, Shkëlqim Cani, por dhe zv/ministri Ervin Mete. Fillimisht ishte ministri Cani ai që bëri të ditur iniciativën e qeverisë për vitin që vjen. I ndodhur në Uashington për takimet e pranverës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, Cani shprehu optimizëm për ecurinë e ekonomisë shqiptare, duke marrë shkas dhe nga vlerësimi që “Standard &Poor’s” bëri pak ditë më parë, tashmë duke na klasifikuar në ekonomi të qëndrueshme dhe jo negative. Sipas tij, këto vlerësime do ti shërbejnë Shqipërisë dhe për daljen vitin tjetër në tregun ndërkombëtar, pasi maturohet eurobondi. “Kjo që është deklaruar deri më tani nga “Standard &Poor’s” është një konfirmim që ne po ecim drejt rrugës së përmirësimit të treguesve lidhur me daljen në tregun ndërkombëtar, për arsye se të dalësh në këtë treg duhet të kesh disa drejtime që ti përmirësosh. Kështu që hapi i parë është hedhur, por sigurisht që na mbetet punë për të bërë”, deklaroi ministri Cani. Në të njëjtën linjë u shpreh ditën e djeshme dhe zëvendësi i tij, Ervin Mete. Ky i fundit u shpreh në një prononcim për mediat se marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar, do të shërbejë si pikë e fortë në konsolidimin e financave publike dhe uljen graduale të borxhit të lartë publik.
 
Sipas tij, krahas stabilitetit makroekonomik që do të mund të arrihet edhe falë kësaj marrëveshjeje, qeveria do të ndërmarrë edhe kryerjen e disa reformave të domosdoshme strukturore për të forcuar ekonominë. “Stabiliteti që pritet te japë marrëveshja me FMN dhe rezultatet pozitive nga te ardhurat na mundësojnë që të dalim me një tjetër eurobond në tregjet ndërkombëtare. Edhe vlerësimi i S&P, jep qëndrueshmëri dhe optimizëm për investitorët”, deklaroi zv/ministri i Financave. 
 
 Eurobondi i parë 
 
Shqipëria emetoi eurobondin e saj të parë në tregjet ndërkombëtare financiare në 4 Nëntor 2010, pas një përgatitjeje disa mujore. Eurobondi është një obligacion, pra një titull financiar me afat maturimi më shumë se një vit i emetuar dhe tregtuar në tregjet ndërkombëtare financiare, pra jashtë kufijve të vendit që e emeton atë. Ky instrument financiar është i ngjashëm përsa i përket strukturës, me obligacionet që qeveria shqiptare nxjerr në tregun vendas përmes ankandeve të letrave me vlerë, por dallimi kryesor qëndron sepse: (i) tregtohet ekskluzivisht në tregjet ndërkombëtare financiare, dhe jo në tregun vendas (ii) është emetuar në euro dhe jo në lekë. Nga të dhënat mësohet se eurobondi është një obligacion 5-vjeçar, i tregtuar në Bursën e Londrës. Për blerësit e eurobondit (Bursa e Londrës) kanë rëndësi të veçantë dy të dhëna: (i) kuponi, i cili përcakton shumën e interesit që do të marrin mbajtësit e instrumentit çdo vit dhe (ii) interesi i kuotuar në treg ose siç njihet ndryshe yield-i i cili ndryshon në varësi të kushteve të tregut dhe përcaktohet nga kërkesa dhe oferta e tregut. Duke qenë se yield-i lëviz në kahun e kundërt të çmimit, për mbajtësit e eurobond-it është me interes që interesi të ulet ose të paktën të mbetet afër atij fillestar, në mënyrë që çmimi të ngrihet gjë që do të rezultojë në fitim në rastin e shitjes.