Zgjedhja e Presidentit, Arvizu takime me Berishën dhe Ramën

 Kryeministri Berisha ka zhvilluar një takim me ambasadorin e SHBA në vendin tonë Alexander Arvizu.Takimi ka nisur rreth orës 10:30 në kryeministri, ndërsa vetëm disa orë kanë mbetur nga votimi i kandidaturave për president në parlament. Mësohet se Arvizu pas takimit me Berishën do të zhvillojë një

Lexo më shumë...

Vlorë, tentuan të vidhnin një banesë, kapen mat nga policia

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, ndërsa tentonin të vidhnin një banesë. Burime të policisë bëjnë me dije se katër të arrestuarit Spartak Haziz Karagjozi, 28 vjeç banues Gjirokastër, Alvaro Elmaz Rexhepi, 21 vjeç, banues në Durrës, Fatjon Kadri Tahiri, 21 vjeç, banues në

Lexo më shumë...

Rriten ankesat e konsumatorëve, Avokati i Popullit takim me CEZ

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka zhvilluar sot një takim me drejtorin e Divizionit të Shpërndarjes në kompaninë CEZ, Admirim Lakra. Në fokus te bisedimeve ka qenë rritja e numrit të ankesave të konsumatorëve të CEZ-Shpërndarje që i drejtohen Avokatit të Popullit. Ndërkohë u trajtuan edche një

Lexo më shumë...

Masakra në Siri, OKB: Shumica e 108 viktimave janë ekzekutuar pa shkak

Shumica e 108 civilëve të vdekur në rajonin Houla të Sirisë të premten janë ekzektutuar pa shkak, u shpreh OKB-ja. Një zëdhënës për zyrën e të drejtave të njeriut në OKB u shpreh se ka patur dëshmitarë që u kanë thënë hetuesve se shumica e ekzekutimve janë kryer nga miliciat pro-qeveritare. 

Lexo më shumë...

Zgjedhja e Presidentit, Arvizu takime me Berishën dhe Ramën

 Kryeministri Berisha ka zhvilluar një takim me ambasadorin e SHBA në vendin tonë Alexander Arvizu.Takimi ka nisur rreth orës 10:30 në kryeministri, ndërsa vetëm disa orë kanë mbetur nga votimi i kandidaturave për president në parlament. Mësohet se Arvizu pas takimit me Berishën do të zhvillojë një

Lexo më shumë...


Sondazh

Cili mendoni se do të ishte Presidenti i ardhshëm?




We have 559 guests and no members online

Agjensia e Lajmeve SOT - Politike

Articles

Rama niset për në Preshevë, përfaqësuesit preshevas vijnë në Tiranë

Print
Category: Politike
Published Date Written by "SOT NEWS"

b_115_98_16777215_0___images_0POL_edi-rames-kurban.gifAshtu siç ishte bërë e ditur edhe më parë, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të niset sot për një vizitë në Serbi, ku pritet të takohet me komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës. Edhe pse primare në axhendën e tij është promovimi i librit “Kurban”, lideri i PS do të takohet dhe me drejtuesit e partive politike dhe të zgjedhurit vendorë që përfaqësojnë interesat e shqiptarëve. Por ndërsa Edi Rama ka planifikuar takime me drejtuesit e partive shqiptare, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar për një takim që do të mbahet pikërisht me përfaqësuesit e këtij komuniteti nga Lugina e Preshevës në Tiranë këtë të shtunë. Ministria jonë e Punëve të Jashtme ka konfirmuar praninë e deputetit shqiptar në Parlamentin e Serbisë Riza Halimi, kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik, Galip Beqiri dhe kreun e komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi. Pas vizitës në Kosovë, Maqedoni dhe Selanik, kjo është vizita e radhës e kreut të PS-së si pjesë e turit për promovimin e librit “Kurban”. Në Luginën e Preshevës vizitat e zyrtarëve të lartë kanë qenë tepër të rralla, në vitin 2010, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta ka qenë i vetmi që ka vizituar shqiptarët në këtë zonë.

Rregjistrohuni / Identifikohuni