|
Degradimi i turpshëm i parimit “një anëtar, një votë” |
|
Nga Av. Idajet BEQIRI Gjatë fushatës elektorale të 28 qershorit 2009, në Karjan të Gjirokastrës, u njohëm dhe biseduam gjatë me një burrë që i kishte kaluar të pesëdhjetat, intelektual i njohur i Zonës, i cili quhej Iliaz. Ai ishte koordinatori i PS në Zonën e Lunxhërisë. Ishte një njohës shumë i mirë i alternatiës së majtë, i strukturave të PS-së dhe i elektoratit të majtë, madje, jo vetëm në këtë zonë, ku ishte koordinator, por në të gjithë qarkun e Gjirokastrës. Iliazi na fliste me dhimbje për degradimin gradual që po pësonin kudo, në çdo tregues, vlerat e PS-së, strukturat e saj, traditat e saj, elektorati i saj, udhëheqja e saj. Na fliste gjithashtu me dhimbje, e madje me sarkazëm edhe për parimin “një anëtarë, një votë”, i trumbetuar me aq bujë, sa të linte përshtypjen e një shpikjeje të padëgjuar që do i zgjidhte si me “çelës”, sa hap u mbyll sytë, punët brenda PS-së! Iliazi, ky burrë i mençur dhe plotë humor, i përkushtuar për mbarëvajtjen e së majtës në vend, degradimin gradual të PS-së, e shpjegonte thjeshtë, me një shembull të përjetuar, të cilit i bënte një vështrim retrospektivë.
|
|
Lexoni me shume...
|
|
|
Veset e Edit, predha të gabuara që vrasin aleatët, miqtë e shokët, përçajnë kur duhet bashkuar dhe shpërfillin kur duhet vlerësuar |
|
Nga Xhevahir TAHIRAJ Koha ka zhvlerësuar politikën deri në pështirosje apo politikën e mbizotëron maskarada e maskarenjve. Edi Rama e çoi në humbje Partinë Socialiste, me koshiencë e kryeneçësi sipas filozofisë apo çmendurisë se “një pushtet i dobët apo i ndarë nuk i duhet pashait”. Pse e bëri ai këtë as do t’a marrë mundimin të bëjë analizën por do vijë dhe do mbrehë “kuajt” e manipulimit dhe devijimit të votës. Gjithë qenia e tij që nga frymëmarrja deri në jashtëqitje e di dhe e ndjen se i duhet se një hap për të kapërcyer 29 gushtin. Përballë është një elektorat i mërzitur dhe i dëshpëruar, që urrejtja dhe indiferenca pështyn vetëm “ah” e mallkim, duke mos u futur dot në çorbën pa kripë të kodit “Kaçi” mjafton të themi se e majta, të dy Edi +Ilir morën (688748+84407) gjithsej 773 155 vota kundrejt 740 400 vota që mori e djathta Berisha, Meksi (712745+27655). Pra e majta mori mbi 33 mijë vota dhe rezultoi me 4 deputetë më pak.
|
|
Lexoni me shume...
|
|
Dështimi i të majtës ka një shkaktar, Edi Ramën |
|
Nga Zyhdi KROJ Është e natyrshme, madje e nevojshme që me përfundimin e fushatës elektorale, liderët e partive politike dhe organet drejtuese të bëjnë analizën e saj me të gjitha elementët përbërës për të nxjerrë shkaqet dhe përgjegjësitë. Pa pretenduar të analizojë problemin më gjatë, dëshirojë të shfaq opinionin tim si qytetar dhe kush e çoi të majtën shqiptare drejt humbjes së paralajmëruar. Edi Rama gaboi rëndë në zgjedhjen e aleatëve të koalicionit për ndryshim. Marrja rreth vetes si në të kaluarën e PSD, PDS dhe PBDNJ ishte zgjedhje personale e Edi Ramës, i cili nuk vlerësoi të kaluarën kur dihet se ato kanë mbijetuar në vitet e tranzicionit vetëm nëpërmjet pazareve të tipit “Dushk”. Edhe përfshirja e koalicionit e G. 99 dikur kundërshtar i PS ishte zgjedhje e gabuar e Edi Ramës. Një forcë politike pa identitet, që mohon të kaluarën politike të vendit, që i ndan zgjedhësit në parcela, deri te fyerja publike e Erion Velisë, “nuk ma ndjen për brezin e vjetër”, ishte tepër e qartë që do të kishte një fund të tillë.
|
|
Lexoni me shume...
|
|
Rama, lider i së majtës shqiptare, është një gafë kombëtare |
|
Nga Edip SHIROKA (Lideri që ka shumë fat dhe mend, se me lidh ushkurin..!) Sot pasi në formë të hapur, apo të fshehur statuti i partisë është zbatuar, mund të flas pa pasur frikën e organizimit të firmave për mocion të iniciuara nga kryetari... Rama, me pretekstin se po e godet vijën e partisë apo kryetarin e partisë. Ky veprim anakronik dhe i pa shpresë u vërejt ndaj meje në kohën kur Rama ishte akoma kryetar i Partisë Socialiste pavarësisht se rezultati zgjedhor nuk na nxirrte fitues, por humbës ndaj Berishës, që nuk ka fituar që nga vitit 1992 e në vazhdim. Vija e partisë u ndërpre, për t’u krijuar një vijë e re, një vijë e drejtë, një vijë me bazament dhe pa shumë lakime, po ashtu edhe kryetari nuk është më si i tillë, por aktualisht është si një kandidat, ndoshta ndër pesë a gjashtë të tillë që lufton për të rimarrë këtë parti. Nuk thashë kreun e Partisë, por për të rimarrë partinë.
|
|
Lexoni me shume...
|
|
Kejnsianizmi i Berishës dhe i Metës, fitues përballë “përtej të Majtës dhe të djathtës” të Edi Ramës |
|
Nga Altin GOXHAJ* "Burra praktikë, të cilët besojnë në veten e tyre se janë mjaft të çliruar nga çdo ndikim intelektual, zakonisht janë robërit e disa ekonomistëve të vdekur". cituar nga John Maynard Keynes “Teoria e Përgjithshme” 1936 Koalicioni në krijim Berisha - Meta është shigjetuar normalisht për kontradiktën logjike dhe ideologjike të njëkohshmërisë së majtë dhe të djathtë bashkë. Në fakt kjo kontradiktë kritikohet në mënyrë kontradiktore nga kontradikta e kritikuesve partizanë part- time të teorisë sorosiane përtej të majtës dhe të djathtës por kjo është pjesë e çudirave të Zululandit të mercenarizmit analitik.
|
|
Lexoni me shume...
|
|
PS dhe Edi Rama armiqtë më të egër të LSI, këtë e di dhe Profesor Xhufi |
|
Nga Besi BEKTESHI Gjithmonë janë për t’u respektuar njerëzit që ruajnë parime, që mendojnë se nuk duhet të ndahesh nga pikërisht parimet dhe patjetër edhe njerëzit e politikës që ruajnë identitet dhe kualitete të veçanta që i dallojnë nga të tjerët. Po duhen respektuar por gjithmonë ato që janë të vërtetë dhe konkretizojnë parimet e tyre në politikë... realisht! Normalisht që edhe sot i kam parasysh momentet kur midis të tjerëve grevistë, prof. Xhufi ishte personi që prezantonte edhe me mënyrën e tij të qetë dhe me fjalitë e plota “momentin ku ligji po tentonte shkatërrimin e partive të tjera dhe sidomos të LSI-së” dhe ky moment ka qenë ashpërsisht i qëllimshëm si nga Rama dhe mediat kryesore të anësuara nga ai.
|
|
Lexoni me shume...
|
|
70 vjet nga nënshkrimi i paktit famëkeq, Mollotov-Ribbentrop |
|
Nga Orhan ZARSHATI (Rusia mbron aferën e Stalinit me Hitlerin) Diktatori sovjetik Josif Visarionoviç Stalin (Xhugashvili) më 23 gusht 1939 bekoi nënshkrimin në Moskë të Paktit të Mossulmimit, Bashkëpunimit dhe të Miqësisë, ndërmjet Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë naziste. Pakti u nënshkrua nga Ministri sovjetik i Punëve të Jashtme, Vjaçesllav Mihajlloviç Mollotov dhe Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Joachim von Ribbentrop. Paktit i bashkëlidhej dhe një protokoll sekret, i cili e ndante Europën Lindore dhe Qendrore, midis sferave naziste dhe sovjetike të influencës. Pa kaluar një javë nga nënshkrimi i këtij pakti, sëpari Gjermania (më 1 shtator 1939) dhe më pas Bashkimi Sovjetik invaduan me forcat e tyre ushtarake Poloninë.
|
|
Lexoni me shume...
|
|
I hëngri byzylykët “për mustaqet e Çelos |
|
Nga Kristo MËRTIRI
(Për Tomor Kotorrin në Frashër “të rrosh, a të mos rrosh, vendoset nga lart”!...) Thimjo Ceka i mirë e hallemadh, zemërflori e gojëmbël, dikur u përzu dhunshëm nga Tirana pas letrave anonime e kobndjellëse të dy-tre sojsëzeve që paguheshin mbi e nën dorë si “agjentë vullnetarë” e “besnikë” të pushtetit monist. Erdhi ashtu djalë i ri ne Grykën e Mezhgoranit e ate të Këlcyrës, në Peshtanin e dashur me kokën mes Golikut e Trebeshinës. Erdhi për të nisur kalvarin e vuajtjeve të pamerituara në emër të luftës mizore të klasave, kosto që e kishin paguar jo lirë dy breza para tij. Por egërsia e pashoqe ra pa mëshirë mbi 4 breza pinjollësh! Se letërshkruesit e pashpirt nuk u velën kurrë me nxirosjen e jetës së tij, të fisit e të krushqisë. Ligësia do kapërcente çdo kufi antihuman, me shkrim e me gojë hijenash. Erdhi djalë i ri, por jetën do ia rrokullisnin qelive të burgjeve.
|
|
Lexoni me shume...
|
|
Rreth-rrotullimi, si zgjidhje për të mos u përplasur |
|
Nga Besi BEKTESHI (Borgjezia e re, shtetarët politikanë dhe populli, në rreth rrotullim, për të mos u përplasur) Qyteti më i madh i veriut, ka qenë dhe pjesërisht është qyteti më i madh në Shqipëri, ku trafiku si njerëzor dhe ai i makinave të bën të mendosh në dyshim nëse je pjesë e qytetërimit apo jo. Pak nga prapambetja në rrugë, pak nga shtimi i popullsisë dhe pak nga zakoni i keq i njerëzve (sidomos të ardhurve) në qytet, për të mos zbatuar asnjë lloj tabele, por sidomos nga mungesa e madhe e sinjalistikës dhe nivelit të policisë rrugore... trafiku është një marrëzi kolektive në Shkodër.
|
|
Lexoni me shume...
|
|
Nga Ing. Ark. Ilir TARAJ (Kur lodhesh duke bërë të paditurin) Ishin pikërisht mediat e stisura që lançuan termin “e majtë e djathtë” në përgatitjen tonë. Me një gur vritnin dy zogj: Fshihej postsovjetikja si “e majtë” dhe servirej e majta e vërtetë si “e djathtë”, duke iluzionuar një sfond politik Europian. Rolin kryesor aktiv në këtë kastrim të politikës në Shqipëri, e kanë europianët që janë kudo tani, që diktojnë vendimet e pa thëna të kancelarive të tyre. Mjaft media janë të tyret e mbajnë emra më shqip se ne. Masakrimi i territoreve shqiptare, pas shpërbërjes Perandorisë Otomane, prerja e tyre në një të tretën, veç copëtimit nga turqit, me pastrime dhe genocid antishqiptar, nuk kanë dallim nga genocidi Armen që kjo Europë e ka fort për zemër e me të drejtë, m.gj.s atë se copëtuan, dhe hesht ngultasi për atë ndaj nesh, që disa studiues seriozë e nxjerrin edhe më të egër.
|
|
Lexoni me shume...
|
|
|
|
|
JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL |