BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

kultura-bota

Edmond Haxhinasto: 50 përqind e veprave publike që ndërtoi Berisha, sot të amortizuara

Edmond Haxhinasto: 50 përqind e veprave publike që ndërtoi
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka sqaruar dje situatën me koncesionet dhe ndërhyrjet që qeveria parashikon në infrastrukturë. Në lidhje me koncesionet, ministri Haxhinasto ka argumentuar se qeveria parashikon t’i respektojë kontratat, dhe se është kundër prishjes në mënyrë arbitrare. Sipas tij, kjo do të shmangë gjyqe arbitrazhi që mund t’i kushtojnë shumë shtetit dhe vendit tonë, por kjo nuk do të thotë se këto kompani do të tolerohen përsa i përket cilësisë së shërbimit që ato të duhet të ofrojnë. Ministri Haxhinasto u ndal dhe tek shembulli i koncesionit të shumëdebatuar, atij të kolaudimit, ku ai pohoi se kompania po monitorohet. Teksa u pyet për investimet e reja, ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës pohoi se për momentin do të punohet me përfundimin e rrugëve dhe veprave të nisura nga qeveria e shkuar. Sa i përket cilësisë së ndërtimit të rrugëve gjatë asaj kohe, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës ka thënë se 50% e veprave që kanë pësuar amortizim. Lidhur me debatet rreth rrugës së Kombit, ministri Haxhinasto ka pranuar se kjo rrugë do të jepet me koncesion mirëmbajtje, por çmimet do të jenë të përballueshme për qytetarët. 
 
- Çfarë po ndodh aktualisht me koncesionin e kolaudimit?
 
Siç e dini, ka një kontratë koncesionare sipas të cilës ne kemi detyrimin ligjor që ta respektojmë atë dhe të monitorojmë po në bazë të kësaj kontrate performancën e kësaj kompanie që quhet SGS, një kompani evropiane tashmë e njohur dhe e specializuar në këtë veprimtari. Ajo që ne bëjmë në mënyrë të vazhdueshme dhe të fokusuar është që të monitorojmë performancën, sigurisht që kemi vërejtjet tona, përveç vërejtjeve kemi edhe ide se si të përmirësojmë punën gjë që ja kemi bërë të ditur edhe shoqërisë koncesionare, dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta duke referuar detyrimet që ata kanë në përmbushje të kontratës koncesionare. Përsa kohë kompania (SGS)reagon pozitivisht në drejtim të plotësimit të detyrimeve kontraktore, apo realizon investimet, pa diskutim që ne kemi detyrimin që të mbesim partnerë legalë të kësaj kontrate. Ne si çështje parimore do të kishim dashur që tregu të ishte i hapur edhe me operatorë të tjerë në këtë fushë, dhe kjo nuk përjashtohet si mundësi, realiteti aktual është që ne duhet të respektojmë kontratën sikurse në të kundërt kompania ka të gjitha të drejtat për të shkuar në arbitrazh dhe për të ngarkuar qeverinë në këtë kontratë me detyrime të mëdha financiare.
 
- Po përsa i përket një vlerësimi të përgjithshëm për koncesionet, si do ti konsideroni, si do ti vlerësoni ato?
 
Qëllimi në thelb i dhënies me koncesion është që të ofrohet një shërbim që nuk mund të ofrohet nga institucionet publike, pra të ofrohet një cilësi më e lartë se ajo publikja. Situata në Shqipëri është komplekse përsa i takon koncesioneve ashtu siç e përmenda më lart ka disa detyrime kontraktore, të cilat nuk mund të injorohen pasi pasojat e zgjidhjes së kontratës janë shumë të mëdha përsa i takon impakteve mbi detyrimet ligjore dhe financiare, por ajo që ne përpiqemi të bëjmë është që nëpërmjet të gjithë të drejtave ligjore që përmbajnë kontratat të ushtrojmë kontrollin tek koncesionarët që ata të performojnë sa më mirë dhe të garantojnë ato shërbime të cilat duhet të ofrohen në baze të kontratave. Unë mund të them që ne përpiqemi të japim një përqasje dhe fokus të ri të gjithë atyre operatorëve që kanë kontrata koncesionare, ata duhet të kuptojnë që sot Shqipëria ka nevojë për cilësi më të lartë të shërbimeve që ato duhet të japin nëpërmjet kontratave të tyre, dhe padiskutim u japim atyre vazhdimisht mesazhin që duhet të performojnë sa më mirë, sa më në përputhje me kontratën, me qëllim që ato të justifikohen. Unë jam kundër deklarimeve të papërgjegjshme, për prishje të kësaj apo atij koncesioni, kjo mund të vijë nëse kemi shkelje të detyrimeve ligjore të këtyre kontratave dhe nuk mund të bëhen me vullnete subjektive, se pastaj kanë kosto jashtëzakonisht të larta për shtetin dhe për vendin.
 
- Do të doja t'ju pyesja pak për reformën rregullatore sinjalistika në rrugë, çfarë parashikoni dhe çfarë mund të thoni si i gjeti rrugët e Shqipërisë ky sezon turistik që tashmë po hyn në pjesën kulmore të tij?
 
Ju ngritët disa çështje shumë të rëndësishme në pyetjen tuaj, unë do të përpiqem ti marrë me rradhë ato. Së pari ju pyesni për reformën rregullatore. Besoj një nga fushat shumë të rëndësishme me të cilën është angazhuar aktualisht Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, këtu diskutojmë jo vetëm për plotësimin dhe miratimin formalisht të standarteve të rrugëve të ujësjellës kanalizimeve, të sistemeve të tjera por flasim gjithashtu edhe për certifikimin dhe monitorimin e gjithë shërbimeve që ofrohen nga Ministria dhe institucionet në varësi të saj, siç është Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Hekurudha Shqiptare, apo dhe institucione të tjera. Ka nevojë për të mbushur një vakum të madh në plotësimin e këtij kuadri, rregullator, ka nevojë të ndërhyhet, të reformohet ky kuadër rregullator, me qëllim që ne të ecim me hapa të sigurt drejt një cilësie të re në zbatimin e veprave publike, në shërbimet që përfitojmë nga ndërtimi infrastrukturës fizike, si ajo rrugore, hekurudhore, infrastruktura e transportit në përgjithësi por edhe sistemet e ujësjellës kanalizimeve por edhe për të arritur një cilësi shumë më të lartë të asaj që i ofrohet publikut, qytetarëve dhe ky është në fakt objektivi kryesor që ne kemi për punën tonë. Një drejtim shumë i rëndësishëm do të jetë reformimi i mënyrave të prokurimit, dhe monitorimi i veprave të prokuruara me qëllim që çdo operator aktual apo i ardhshëm do të kuptojë që Shqipëria është një vend ku nuk mund të bëhet shaka me zbatimin e detyrimeve kontraktore. Duhet të zbatosh standartet, ato më të larta, me qëllim që produkti i çfarëdolloj vepre të kontraktuar të jetë i cilësisë më të lartë, i cilësisë europiane, pasi standarti europian është standarti me të cilin ne krahasohemi. Vijmë pastaj tek veprat konkrete që ju pyesni. Situata është e tillë ku, rreth 50% e veprave janë në situata që kanë pasur një amortizim nga përfundimi i tyre dhe shtrirja e realizimit të tyre në kohë shumë të gjatë. Sigurisht që për këtë duhet të ndërhyhet në mënyrë të vazhdueshme. Kompensohen humbjet, kostot që janë krijuar nga mos përfundimi i këtyre veprave. Një zhvillim shumë i rëndësishëm cilësor është pagesa e borxheve ndaj kompanive që kanë punuar dhe këtë ne jemi duke e realizuar, e përfundojmë gjate këtij viti me qëllim që të krijohet një marrëdhënie e re midis autoriteteve kontraktuese siç është në rastin konkret Ministria e Transportit dhe kompanive të cilat realizojnë kontratat apo veprat e ndryshme të infrastrukturës. Përsa i takon situatës në rrugë, mund të them që rrugët tona, veprat e infrastrukturës rrugore duhet të plotësohen me elementë të munguar, veçanërisht me elementët e sinjalistikës, të standartit europian sipas standartit të nevojshëm për to. 
 
-Po për sa i përket koncesioneve? Gjatë takimit tonë të fundit që kemi patur në Prizren, ju deklaruat se disa nga rrugët kryesore do të jepen me koncesion. Kam parasysh këtu Rrugën e Kombit por edhe disa rrugë të tjera. Kur do të jepen me koncesion këto rrugë dhe një pyetje edhe si qytetar në këtë rast: A do të rëndojnë këto për xhepin e shqiptarëve, do të kemi tarifa të larta apo të pranueshme për qytetarët?
 
Duhet t’i ndajmë në dy kategori koncesionet. Së pari janë koncesionet për investime dhe së dyti janë koncesionet për mirëmbajtje. Për rastin e Rrugës së Kombit, flasim për një koncesion për mirëmbajtjen e saj dhe për realizimin e disa investimeve për ta përfunduar këtë rrugë e cila akoma mbetet e pa përfunduar. Jemi duke komunikuar me konsulencën e huaj që janë përfaqësues të IFC, e cila është degë e Bankës Botërore dhe është e specializuar veçanërisht për partneritetet publike dhe private (PPP), që të realizojmë tenderin së shpejti. Deri tani ka patur interes nga kompani ndërkombëtare, të cilat janë të specializuar në këtë lloj aktiviteti. Besoj që ky tender apo kjo kontratë koncesionare do krijojë mundësinë që shërbimi apo mirëmbajtja e kësaj rruge të jetë në nivelet më të larta dhe shërbimi që përftojnë operatorët e saj, ata që e përdorin rrugën pra të jetë gjithashtu i cilësisë shumë të lartë dhe të kemi një normë amortizimi shumë të vogël. Për sa i takon kontratave të tjera mund të përmend Rrugën e Arbrit. Edhe për këtë rrugë jemi në diskutim me kompani të interesuara për realizimin e saj dhe shpresoj që do të jetë një zgjidhje pozitive, një formulë pozitive për kompanitë e interesuara. Për sa i takon çështjes, nëse vendosja e pagesave mund të ndikojë në xhepat e shqiptarëve, mendoj se këto pagesa janë të rëndësishme për të garantuar atë nivel mirëmbajtje që duhet të ketë një rrugë. Sigurisht kjo ka një kosto, ka një vlerë të caktuar, por jam i bindur që vlera e kësaj kostoje është vlerë e cila i shërben qytetarit, është një shërbim që i mungon qytetarit sot, por që nesër do ta ketë dhe sigurisht që çdo cilësi shërbimi ka koston e saj. Unë mund t’ju garantoj që në përcaktimin e niveleve të pagesave për këto rrugë, ne do të kemi parasysh mesataret rajonale të pagesave. Ato nuk do të jenë aspak më të larta se sa mesataret rajonale dhe kështu do të kemi dhe përputhshmëri të kostove për të gjithë operatorët e rrugës.
 
-Të gjithë qeveritë e kaluara kanë patur nga një vepër të madhe infrastrukturore. Po gjatë mandatit tuaj qeverisës, do të kemi ndonjë vepër të tillë duke e lidhur këtu edhe me deklaratat që ju bëtë pasi morët postin e Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës se objektivi kryesor do të jetë përfundimi i rrugëve aktuale pastaj do të kemi ndërtimin e tyre. Pra do të kemi ndonjë rrugë të re? 
 
Mendoj që përfundimi i rrugëve aktuale është një sfidë shumë e madhe pasi pavarësisht nga milionat dhe miliardat që janë investuar, sot shumë nga projektet janë të papërfunduara. Ato duhet të përfundojnë me qëllim që të justifikohet ai investim i madh kapital që është bërë. Po kështu mund të them që duke filluar që nga ky vit do të kemi projekte të reja në infrastrukturën rrugore. Një prej tyre është segmenti Qukës-Qafë Plloç, një projekt i rëndësishëm i investuar nga Banka Islamike për Zhvillim.Po kështu fillojmë një vepër tjetër të rëndësishme që është By Pass i Vlorës. Sapo ka filluar By Pass i Fierit dhe sigurisht kemi biseduar me shumë kompani të interesuara për segmente të tjera të rëndësishme siç janë: Korridori i Kaltër që shkon paralel me bregdetin. Segmente të veçanta të tij kanë patur interes veçanërisht nga kompani të huaja. Po kështu në jug të vendit segmenti Gjirokastër-Sarandë por edhe segmente të tjera. Dyfishimi i rrugës Tiranë-Durrës është një nga projektet që është diskutuar dhe mjaft projekte të tjera të cilat janë në proçes vlerësimi dhe unë uroj që do të realizohen duke filluar që nga ky vit. 
 
 

Më të lexuarat