BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

aktualitet-dossier

Astrit Hafizi: De Biazi u keqkuptua, kampionati ynë realisht i dobët

Astrit Hafizi: De Biazi u keqkuptua, kampionati ynë realisht i dobët
Kampionati shqiptar startoi zyrtarisht dje edicionin e tij të ri, por është ende herët për të thënë se cilat janë skuadrat që kanë shanse reale për të fituar titullin e cilat do të mbeten në kuadrin e mbijetesës. Formula e garës me 10 ekipe dhe me katër faza zhvillimi e bëjnë interesante veprimtarinë futbollistike të Kategorisë Superiore, por entuziazmi duhet t’i lerë vendin analizës gjakftohtë, për të parë nëse realisht kemi zhvillim pozitiv, apo një zhurmë e madhe që mund të rezultojë me një fund aspak të mirë. i vetmi zhvillim pozitiv në pamje të parë është kthimi i disa futbollistëve të Kombëtares në kampionat, lojtarë që mendohet e do të rrisin nivelin e garës. Në këtë pikë duket se bashkohet dhe një nga specialistët e njohur të futbollit në vend, trajner i disa skuadrave dhe ish-teknik i ekipit kombëtar, Astrit Hafizi, i cili shton se gara e sivjetshme mund të sjellë emocione pikërisht nga lëvizjet në merkato që kanë bërë klubet por edhe për ndryshimet në formulë. Hafizi gjykon se elementët e ekipit kombëtar që kanë ardhur të luajnë me klubet e Superiores do të rrisin cilësinë e garës dhe në këtë kuadër do ta bëjnë kampionatin më interesant e më të fortë, por për shumicën e klubeve që kanë bërë deklarata pompoze rreth lëvizjeve të tyre në merkato mendon se do të jetë koha që do të vërtetojë nëse kanë lëvizur mirë apo keq në treg. Nga ana tjetër, Hafizi iu kthye dhe një herë debatit që pasoi deklarata e De Biazit për gabimin sipas tij të disa lojtarëve që u kthyen në radhët e kampionatit tonë dhe që sollën reagime të ashpra nga klubet dhe vetë zyrtarët e federatës. Për Hafizin, deklaratat dhe qëndrimi i de Biazit u keqkuptuan, ndërkohë që realiteti është i tillë që niveli i kampionatit tonë mbetet ende shumë larg nivelit të kampionateve europiane. Në fund Hafizi jep një mendim të tijin për Kombëtaren, grupin e vështirë në eliminatore, si dhe ambientin e vështirë në Shqipëri për teknikët e futbollit.
 
- Kampionati nisi zyrtarisht dhe klubet kanë mbajtur qëndrime optimiste për objektivat e tyre në sezonin e ri. Si specialist futbolli dhe njohës i mirë i kampionatit tonë dhe mentalitetit të tij, deshëm mendimin tuaj mbi këto lëvizje, mundësitë e klubeve për sukses dhe kë shihni si favorite për fitimin e titullit kampion? Më saktë cilat skuadra besoni se do të rivalizojnë Skënderbeun këtë edicion për titullin kampion?
 
Unë gjatë kësaj kohe kam qenë me pushime dhe nuk i di të gjitha lëvizjet, por jam informuar nëpërmjet medias në vija të përgjithshme. Pra nuk mund të jap një mendim të thelluar, përpos se një ide të përgjithshme për situatën e ekipeve dhe shanset e tyre për të pasur sukses. Me aq sa di janë afruar në radhët e disa skuadrave lojtarë të ekipit kombëtar dhe natyrisht ardhja e tyre do të rrisë nivelin e garës, do ta bëjë kampionatin më të fortë dhe shpresojmë realisht që të bëhet më i fortë se kështu është interesi i të gjithëve. Ardhja e tyre mund dhe duhet të sjellë cilësi dhe këta futbollistë janë një nivel më i mirë e shpresojmë të shohim një kampionat më të fortë.
 
- Dakord, por ka të tjerë që mendojnë se ata erdhën në radhët e klubeve pas “dështuan” të gjejnë ekipe të tjera jashtë dhe duke mos pasur alternativë vendosën të luanin me një ekip shqiptar. Pra duhet parë dhe kjo anë e medaljes, apo jo?
 
Të gjitha opsionet mund të qëndrojnë, por unë këmbëngul se ata kanë bërë zgjedhje më të mirë financiare dhe kjo është e para. Mundet ë të kenë pasur edhe vështirësi për të gjetur skuadër, por besoj se ata preferuar të kthehen duke zgjedhur kushtet financiare. Ajo që ne na intereson si teknikë e si sportdashës është të shohim një kampionat më të fortë dhe unë besoj se do të jetë një kampionat me nivel më të mirë.
 
- Kampionati luhet me katër faza dhe në garë janë vetëm 10 ekipe. Ndoshta kjo bën që të ketë një rivalitet më shumë për trofeun. Mendoni se kjo formulë do të sjellë zhvillim pozitiv në kampionatin e sivjetëm?
 
Mendoj se kampionati me katër faza përbën një formulë më të mirë. Nuk jam në gjendje të them se si do të shkojnë punët, por e parë në tërësi në këtë fillim duket më mirë. Më vonë nuk i dihet se çfarë ndodh, në fazën e fundit, por si formulë duket më e mirë. Të shpresojmë që të rezultojë e suksesshme.
 
- Kampionati startoi dhe dihet ë Skënderbeu ka një skuadër pretendente. Kë shihni nga ekipet e tjera si rivale të Skënderbeut në garën për titull?
 
Nuk i kam ndjekur të gjitha lëvizjet por me aq sa informacion kam mendoj se Flamurtari, Tirana dhe Kukësi janë ekipet së mund të sfidojnë Skënderbeun për titull. Natyrisht edhe skuadrat e tjera mund të kenë pretendimet e tyre, nuk i njoh sa duhet grupet që kanë, por besoj se këto tre ekipe kanë më shumë shanse të rivalizojnë ekipin korçar.
 
- Laçi shihet si një skuadër që mund të bëjë surprizën këtë edicion...
 
Ndoshta, mund të jetë një ekip që sfidon, por me sa di unë nga radhët e tyre ka pasur goxha largime dhe disa janë elementë cilësorë. Duhet parë se si do të ecë Laçi këtë vit, ashtu siç duhet të shpresojmë që edhe skuadrat e tjera të kenë pretendime e të rrisin rivalitetin në garë.
 
- Harruam Partizanin, edhe kjo skuadër ka bërë shumë lëvizje dhe ka shumë pretendime. Besoni se është një ekip për titull?
 
Partizani nuk është lart, të paktën jo sa skuadrat pretendente si Skënderbeu etj. Tani unë flas me aq sa informacion kam, se siç thashë nuk i kam ndjekur nga afër të gjitha, por te Partizani ka pasur shumë lëvizje, largime afrime dhe grupit i duhet kohë të gjejë vetveten. Unë e kuptoj që ata kanë bërë shumë lëvizje, por varet se sa këto lëvizje do të jenë efikase.
 
- Ju jeni besoj në dijeni të debatit që prodhoi përplasja e De Biazit me klubet e Superiores e madje dhe me zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit. De Biazi kritikoi lojtarët e përfaqësueses që zgjodhën të luanin në një kampionat shqiptar, duke besuar se një kampionat i huaj është më i mirë për lojtarët e përfaqësueses dhe natyrisht më i preferuar prej tij. Por gjeti kundërshti jo të pakta, më së pari nga klubet që i kishin marrë këta elementë. Cili është mendimi juaj për këto qëndrime?
 
Ky ka qenë një debat i gjerë në shtyp e në media në tërësi pas intervistës që dha De Biazi. Madje dhe unë jam shprehur për këtë diku gjetkë dhe kam pasur mendimin e jam i bindur për këtë se De Biazi është keqkuptuar. Thëniet e tij u interpretuan sipas dëshirës së secilit. Deklaratat e tij nuk ishin dashakeqe dhe në thelb niseshin nga një parim i drejtë dhe i njohur, pasi i tillë është realiteti. Pra deklaratat e tij u keqinterpretuan. Nuk ka nevojë për koment, të gjithë e dimë se kampionati shqiptar nuk është në nivelin e duhur dhe mbi këtë bazë De Biazi ka dashur që këta lojtarë, që synojnë ekipin kombëtar, të luanin në një kampionat më cilësor. Ideja e tij është nisur nga një dëshirë e mirë dhe de Biazi ka pasur këndvështrimin e tij rreth këtyre lëvizjeve. Deklaratat morën ngjyrime, të cilat unë mendoj se ishin të panevojshme.
 
- Kombëtarja është në prag të eliminatoreve për Europianin e ardhshëm. Si e shihni gjendjen e saj dhe sa janë të realizueshëm objektivat?
 
Nuk di të them gjë përderisa s’kemi parë asgjë deri tani. Kam dëgjuar se ka shumë lojtarë të dëmtuar dhe probleme të tjera, por duhet të presim ndeshjet ë të japim vlerësim për ecurinë e ekipit. S’mund të jap një mendim të saktë për këtë, por e di se do të ketë vështirësi në eliminatore për problemet tona të përhershme.
 
- Jemi dhe në një grup të vështirë ju e di, më së pari kemi portugezët, skuadrën ndoshta më të fortë të grupit. Sa janë shanset tona që të arrijmë ndonjë kualifikim të mundshëm?
 
S’mund të bëj një parashikim, për më tepër ndodhemi në një grup të vështirë, do të thosha shumë të vështirë. Është Portugalia mjaft e fortë, me të cilën do të luajmë në fillim, por edhe skuadrat e tjera janë shumë të forta. Por varet se si do të shkojnë gjërat dhe kjo ndo të shihet ë në ndeshjet e para.
 
- Desha të të bëj një pyetje të fundit. Çfarë do të ndodhë me Hafizin? Në kuptimin do të ktheheni të drejtoni ndonjë skuadër? Keni pasur oferta apo ndoshta keni refuzuar?
 
Nuk kam pasur oferta por edhe s’kam ndërmend të kthehem. Ndoshta kështu është më mirë.
 
- Ju shpesh keni kritikuar mënyrën se si trajtohen teknikët në kampionatin tonë, ndoshta kjo mund të jetë një nga arsyet apo jo?
 
Kam mënyrën time se si veproj dhe i kërkoj gjërat. Nuk mendoj se duhet t’i kthehemi sërish kësaj teme, pasi unë kam folur për këtë çështje. Kanë ndodhur ca gjëra dhe ka realisht ca gjëra jo të mira, pra nuk ia vlen që të kthehesh.
 
-Ndonjë gjë për të shtuar?
Jo asgjë, ju faleminderit! Intervistoi: Adriatik BALLA
 

Më të lexuarat