BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

aktualitet-dossier

Ylli Shehu: Futbolli ynë amator, mungon përgatitja profesionale

Ylli Shehu: Futbolli ynë amator, mungon përgatitja profesionale
Futbolli shqiptar ka humbur prej vitesh bukurinë, kushtëzuar kjo nga rënia e cilësisë sportive, shfaqja e dhunës në shkallët e stadiumeve dhe në vetë fushën e gjelbër, manipulimin e rezultateve të ndeshjeve dhe natyrisht mungesën e vizionit për të pasur një futboll profesionist, falë një menaxhimi më të mirë nga ana e klubeve. Edhe pse dalin në pah herë pas here shpërthime të disa skuadrave, e përgjithshmja është e dobët, e tregoi sezoni që lamë pas, e tregon ekipi kombëtar, mungesa e elementëve cilësorë nga radhët e ekipeve të moshave e mbi të gjitha largimi “tragjik” i tifozëve nga shkallët e stadiumeve. Është pikërisht ky konstatim i fundit që e ka bërë të dhimbshëm performancën e futbollit tonë në tërësi, teksa zhgënjimet e vazhdueshme në rezultate dhe mungesa e realizimit të objektivave, po bën që edhe skuadra përfaqësuese të mos sjellë optimizëm. I këtij mendimi është dhe ish-sulmuesi i Partizanit dhe i Kombëtares, Ylli Shehu, që merr në analizë disa parametra të thjeshtë për të kujtuar se futbolli ynë është ende në nivelin amator dhe që të shkojë në profesionist i duhet të bëjë hapa të mëdhenj përpara sidomos në përgatitjen fizike e tekniko-taktike. Për Shehun lojtari i mirë në kampionatin tonë vrapon 6-7 km, por kjo shifër është shumë pak krahasuar me 10-11 km mesatarisht që bën një lojtar i kampionateve elitare. Sipas tij,e dhe Botërori i fundit i Brazilit konfirmoi këtë fakt, pra kush vrapon më shumë dhe respekton detyrat taktike, është më i suksesshëm. Ecuria e skuadrave tona në kupat europiane është sipas Shehit jo në nivelin e vjetshëm dhe nuk sheh ndonjë shpresë as për Laçin e as për Flamurtarin në Europa League. Për Partizanin rezervohet të thotë se si pritet të jetë sezonin e ri, ndërsa për Kombëtaren, e pranon se deri tani vetëm ka zhgënjyer dhe nuk ka sjellë optimizëm. I pyetur se ku do të jetë trajner në sezonin e ri, Shehu tha se nuk ka ende ndonjë ofertë zyrtare.
 
Skuadrat tona po luajnë në kompeticionet europiane, konkretisht Laçi e Flamurtari në Europa League, kurse Skënderbeu në Champions. Janë luajtur sfidat e para të këtij raundi (të dytë), si e shihni vazhdimësinë? A kanë shanse për të shkuar më tej?
 
Ky edicion ka qenë më i dobët se sa vitin e shkuar. Nëse vjet Kukësi dhe Skënderbeu ecën mirë, këtë herë nuk duket e njëjta performancë dhe nuk besoj se do të përsëritet i njëjti sukses, rezultatet flasin vetë. Laçi pas humbjes së parë me ukrainasit vështirë se do të bëjë ndonjë mrekulli, nuk besoj se ka koment, kurse Flamurtari do ta ketë më shumë se të vështirë përballë rumunëve. Ishte një humbje me dy gola, e pastër, gjërat mund të ishin ndryshe nëse do të kishin shënuar një gol. Kalimi i turit më duket mjaft i vështirë edhe për Flamurtarin. Sa i takon Skënderbeut ka ecur më mirë, mori një rezultat që i jep shpresë, por duhet të qëndrojë fort edhe në ndeshjen e kthimit. Skënderbeu duhet të bëjë kujdes në mbrojtje edhe në ndeshjen e kthimit dhe nëse ia del atëherë mund të kualifikohet. Praktikisht ka shanse më shumë se skuadrat e tjera, pasi siç thashë humbja e Flamurtarit e bën të vështirë objektivin.
 
Ju keni qenë jetë e mot i Partizanit. Klubi ka bërë disa lëvizje në merkato, por lojtarët nuk qëndrojnë, vijnë e ikin. Si e shihni Partizanin e ardhshëm?
 
Partizani? Të shohim, është ende herët për të dhënë një konkluzion të qartë, pasi skuadra ka pësuar një transformim, kanë ndryshuar shumë gjëra, disa lojtarë kanë ardhur e disa kanë ardhur e kanë ikur prapë, pra duhet të shohim si do të funksionojë. Ka të bëjë me harmoninë e grupit e të lojës së tij, lëvizjet e shumta kërkojnë kohë për t’u përshtatur. Pastaj varet shumë nga kontratat që lojtarët kanë bërë me klubin dhe si vetë klubi ka menduar për këtë çështje. Sidoqoftë, duhet pasur besim se gjërat do të ndryshojnë për mirë. 
 
Keni menduar të drejtoni ndonjë skuadër? Më saktë, ku do të jetë Ylli Shehu sezonin e ri?
 
Trajner do të ishte mirë, por operojmë në një ambient të vështirë.
 
Për çfarë e keni fjalën?
 
Po, ja për këto zhvillime që i ndodhin futbollit tonë, ndryshimet e vazhdueshme, ngjitja dhe rënia e shpejtë e skuadrave, terren i pastabilizuar. Pra ambienti ku operon futbolli ynë është problematik, mjaft i vështirë.
 
Meqë po flasim për futbollin tonë, çfarë mendimi keni për të? Si mund ta përkufizoni nivelin e futbollit tonë në përgjithësi?
 
Futbolli shqiptar është amator, pa pikë dyshimi. Bëhet stërvitje e dobët, e pamjaftueshme. Shpesh klubet bëjnë vetëm një seancë paradite, por kjo është asgjë. Mund të ketë skuadra në Kategorinë e Parë që stërviten në mënyrë të çrregullt. Unë po flas për Superioren dhe konstatohet që ka mangësi në përgatitje. Që të kemi futboll profesionist duhet më shumë punë, më shumë vrapime. Duhet ndryshuar mentaliteti, ndryshe mbetemi tek amatorizmi dhe pasojat i dimë, pasi po i përjetojmë.
 
Si e shikoni sezonin e ardhshëm? Cila janë skuadrat që bindin sipas jush për titull?
 
Me fjalë të gjithë klubet thonë jemi për titull, të gjithë japin komente pozitive, por gjatë rrugës shihet se si qëndron e vërteta. Më së pari performanca e një skuadre tek ne varet nga investimi financiar. Nëse klubi ka derdhur financat si duhet, atëherë ka bërë blerje të mira e do të jetë pretendent.
 
Mu kujtua Kukësi, se edhe ata lëvizin shumë në merkato, por eliminimi nga Europa League sikur la një shije të hidhur. Ishte një zhgënjim jo i vogël po të mendosh se Kukësi, një skuadër që ngjan si e kryeqytetit se stërvitet këtu në Tiranë, kishte shpallur objektiva madhorë? Nuk keni të njëjtin mendim?
 
Unë nuk u zhgënjeva nga Kukësi, kjo skuadër thjesht nuk u paraqit në atë lartësi. Sezonin e shkuar ishte më mirë, këtë edicion edhe vendin që doli në kampionat nuk e meritonte. 
Po dal pak nga tema, se Botërori i Brazilit ishte për ditë me radhë në mendjen e njerëzve. Atje luajtën edhe disa lojtarë shqiptarë, natyrisht me përfaqësueset e vendeve të tjera.
 
Ç’përshtypje keni nga performanca e tyre?
 
Lojtarët shqiptarë që luajtën në Botëror janë formuar si futbollistë në klubet e huaja dhe në vende të tjera, ku ka rregulla, përgatitje të fortë dhe një mentalitet ndryshe futbolli. Atje ata bëjnë punë të mirë dhe kjo reflektohet edhe në lojën e tyre me skuadrat përkatëse në Botëror. Sot një futbollist duhet të bëjë më e pakta 9 km vrap dhe ne e pamë dhe në këtë Botëror se sa i rëndësishëm ishte ky tregues. Madje një lojtari mirë arrinte deri në 11-12 km. Nëse ke vrapuar 6-7 km, atëherë je lojtar jo i mirë. Madje me kaq pak mund të quhesh nën mesatar e i dobët. I tillë është ky tregues në futbollin tonë, prandaj jemi në nivele amatore.
 
Më fal, nga dolët në këtë konkluzion?
 
Nuk janë konkluzione të miat, por janë të dhëna të marrë në mënyra të ndryshme e nga institucione të tjera. Ka pretendime se lojtarët tanë vrapojnë, ose që ka lojtarë të mirë që bën diferencë,por nuk është ashtu. Botërori në Brazil na tregon shumë në këtë aspekt. Po flisnim për lojtarët shqiptarë që luajnë me Zvicrën ose gjetkë, por atje vrapohet shumë dhe ata i janë përshtatur atij niveli, janë përgatitur në atë nivel dhe kjo është pozitive për ta. Vrapimi mbi 9 km është shenjë e profesionalizmit dhe futbolli ynë duhet të kërkojë nga vetja më shumë, që të arrihen disa kritere. Nuk është cilësore një performancë kur bën vetëm 6 km vrap në fushë. Profesionalizmi nënkupton mbi të gjitha përgatitje të lartë fizike.
 
Së fundi, si e sheh të ardhmen e ekipit kombëtar në sezonin e ardhshëm kualifikues. Kemi ndonjë shans të bëhemi dhe ne pjesëmarrës në një eveniment të madh?
 
Me rezultatet dhe paraqitjet e fundit na kanë bërë pesimist. Por duhet ta pranojmë që ky është niveli.
 
Pse duhet të jeni pesimist, kur vetë De Biazi thotë se është super optimist e madje beson shumë te grupi. Fundja lojtarët që ka Kombëtarja nuk vijnë nga kampionati ynë që është i dobët, shumica e tyre vijnë të formuar nga jashtë. Çfarë të bën të jesh pesimist?
 
Jo, dakord, lojtarët tanë vijnë nga jashtë, pra lojtarët e Kombëtares vijnë nga jashtë, por këta lojtarë duhet të tregojnë se janë të të njëjtit nivel sikurse lojtarët e përfaqësueseve të tjera. Nëse e duan kualifikimin duhet të kuptojnë ka ardhur momenti që ata janë në formë për të qenë me një nivel me përfaqësueset e tjera që kanë sukses. Unë e kuptoj që kampionati ynë nuk prodhon lojtarë cilësorë për Kombëtaren, por këta që luajnë jashtë duhet të jenë të tillë që bëjnë diferencë.
 
Mos harrojmë se kemi grup të vështirë, si Portugalia, Danimarka, por edhe Serbia. Nuk është grup i lehtë, apo jo?
 
Jo, nuk janë kundërshtarë të pakalueshëm. Portugezët i patë dhe vetë në Botëror se çfarë zhgënjimi ishin. U eliminuan që në grup, ose më saktë nuk treguan ndonjë gjë të veçantë. Ekipet e tjera po ashtu nuk është se kanë ndonjë gjë të veçantë, prandaj Kombëtarja jonë duhet të provojë të matet me to. Unë nuk e kuptoj se çfarë presim që të kualifikohemi, në një kohë që shanset i kemi. Kundërshtarët nuk janë ndonjë nivel kushedi, por ne vetë duhet të bëjmë ndryshime të mëdha. Duhet të bindim më së pari veten që do të konkurrojmë si të barabartë.
 
Diçka për të shtuar vetë?
 
Asgjë e veçantë, thjesht uroj klubet të kenë suksese në sezonin e ri dhe urojmë të shohim një futboll të bukur e një kampionat cilësor, me rivalitet e tërheqës. Intervistoi: Adriatik BALLA
 

Më të lexuarat