BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Intervista

Alida Hisku: Në kulmin e asaj që doja të jepja në skenë, mua mu ndal fyti, më mbytën...

Alida Hisku: Në kulmin e asaj që doja të jepja në
Këngëtarja Alida Hisku ka marrë ndër vite vlerësimin e publikut për këngët e saj. Një karrierë që nisi në fëmijëri me medalje ari në këngë për të vijuara me çmime në festivalet e këngës. Por Alida Hisku u nda me skenën në kulmin e shkëlqimit, një moment ky shumë i dhimbshëm në jetën e këngëtares. Pas shumë momenteve të vështira që kaloi në Shqipëri, këngëtares iu desh të largohej në drejtim të Gjermanisë, ku dhe sot aktivitetin e saj e ka të përqendruar në këtë shtet.
 
Në intervistën dhënë për gazetën, këngëtarja që i dhuroi publikut plot këngë të bukura tregon se pengu më i madh në jetën e saj është fakti se në kulmin e asaj që donte të jepte në skenë e ndaluan. Këto ditë këngëtarja ndodhet në Tiranë dhe tregon se ndihet mirë kur shikon që ka një tjetër interes për atë dhe këngët e saj. I vjen mirë nga ky vlerësim i popullit të saj siç pohon dhe vetë, ndërsa thekson se në krijimtari kur flitet për muzikë nuk duhet të ketë kopjime. Ndër këngët e Alida Hiskut përmendim: “Portret heroine” 1970, “Shqipëria përshëndet” 1971, “Si agim i kuq” 1973, “Vajzat e fshatit tim” 1974, “Buka e duarve tona” 1975, “Këngët e rinisë” 1976, “Kasollja e Galigatit” 1977, “Nëntori i lirisë” 1978, etj.
 
 
-Keni disa kohë që jeni kthyer në Tiranë dhe gjatë kësaj kohe rikthimi juaj ka marrë shumë  vëmendje. Ju shikojmë pranë RTSH, nga ju keni përjetuar jo pak suksese. Por si po kalojnë këto ditë vjeshte në Tiranë?
 
Për mua këto ditë janë si ditë pranvere. Gjithmonë kur jam në Shqipëri, ato ditë që unë qëndroj këtu i përjetoj si një pranverë. Sa herë që vij në Tiranë ulem këtu ku po rrimë dhe sot dhe shikimi im shkon nga ajo studio e radio “Tiranës” dhe kam shumë emocione. Që në moshën 12 vjeçe kam kënduar në Anketat Muzikore të Fëmijëve dhe aty janë të gjithë kujtimet e mia.
-Karriera juaj që nisi dekada më parë. Ishte viti 1969 në Festivalin e Pioniereve ku ju jeni vlerësuar që atë kohë me Medalje të Artë. Si erdhi ky vlerësim?
Me këngën “Vjelësit e portokalleve” ka qenë Festivali i Pionierit që unë mora Medaljen e Artë, isha 12 vjeçe, një vlerësim që erdhi pas prezantimeve të mia më herët në skena të tjera të këngës. Në karrierën e fëmijërisë kam marrë gjithsej 3 Medalje Ari për këngët.
 
-Keni spikatur me këngët tuaja në Festivalin e Studentëve, të Ushtarit, të RTSH, etj. Në moshën 13 vjeçare ju morët pjesë në Festivalin e RTSH, por pjesëmarrja juaj ishte risi në atë kohë?
 
Deri në atë kohë kisha marrë çmime të veçanta dhe bënë një përjashtim për mua më morën si fëmijë në Festivalin e RTSH. Isha konkurruese  se mora çmim të dytë, por në festival bënë një përjashtim kur hyra.
 
 -Vetëm 13 vjeç për herë të parë Festivalin e RTSH për të vijuar më pas rrugën me vlerësime. Çfarë kujton nga ajo kohë?
 
Ne nuk këndonim për çmime, tendenca ime ishte që unë të isha në natën e tretë të festivalit, sepse deri në natën e tretë unë fitoja të këndoja tre herë në festival. Kjo ishte arritje e madhe për mua atë kohë. Edhe prindërit më thoshin: “Alida nëse do të shkosh deri natën e tretë, i je futur popullit në vesh me zërin tënd me këngën”. Ne orientoheshim nga publiku, kjo na emociononte shumë, jo çmimet. Ishte nder të këndoje me Vaçe Zelën dhe jam orientuar gjithmonë nga rrezatimi i saj. Që kur isha fëmijë mundohesha të këndoja këngët e saj dhe të magjepsja publikun, por isha një fëmijë 10 vjeç. Por dua të theksoj diçka, ne këngëtarët atë kohë kemi qenë si skllav, sepse ne na impononin që ti merrnim këngët në festivale. Ishte një komision që mblidhte këngët dhe ai ishte mbi dëshirat tona dhe ndante këngët. Të pëlqente apo jo kënga nuk kishte diskutim.
 
-Ka pasur këngë që nuk ke dashur ti këndosh?
 
Po ka pasur. Ka qenë kënga “Shoku im” apo dhe kënga “Vajzat e fshatit tim” që mua ma caktuan. Kjo këngë ishte një bashkëpunim me Enver Shëngjergjin, pati mbetur pa këngëtarë dhe kishte një motiv popullor, por unë kam punuar shumë në festivale me Enver Shëngjergjin si në Festivalin e Studentit më parë. Unë e mora atë këngë dhe në festivalin e 13 në RTSH ajo u vlerësua me çmim të parë. Këngët në festivale zgjidheshin nga Vaçe Zela, Gaqo Çako dhe Avni Mula, ne të tjerët na i caktonin.
 
-Në atë kohë e prisnit suksesin me këngën “Vajzat e fshatit tim”?
 
Nuk e prisja, sepse pas festivalit të 11 kompozitorët patën frikë dhe e mbushën festivalin me motive popullore që të merrnin pjesë. Por në natën e tretë të festivalit këtë këngë unë e këndova tjetër, e ndryshova, për dy ditë kjo këngë u poq dhe e këndova  me sy mbyllur. Nëse unë këndoja me sy mbyllur, ishte motivi im, harroja gjithçka, isha në botën time. Nuk i vija rëndësi paraqitjes sime, sepse mendoja që publiku vjen të më dëgjojë këngën, ndaj dhe veshjen në festivale se kam pasur dominante.
 
-Keni pohuar se ju dëbuan nga skena e këngës, dëbim në momentin kur ju e kishit nisur suksesin. Pas kaq vitesh si e shikoni atë moment?
 
Më dëbuan nga skena në vitin 1983. Unë vazhdoja studimet politike atë kohë dhe isha e zgjedhur në Komitetin e Qendror të Rinisë, kisha 6 vjet që isha dhe komuniste. Kur mbaruam studimet në 1983 na çuan për praktikë në Konispol. Kur shkuam atje tre shoqe të kursit më vodhën ditarin tim, kur unë isha e ftuar në ditëlindjen e një fëmije të këndoja. Kjo kaloi në komitetet e partisë. Çdo njeri ka diçka që shkruan për veten e tij. Por shkrimet e mia në ditar megjithëse nuk kishin adresë u interpretuan si donin ata. Ditari ishte pjesa e dytë e shpirtit tim. Pas asaj vjedhje ditarin e pashë vetëm kur mu bë gjyqi në vitin 1984. Dënimi im ishte për agjitacion dhe propagandë,  heqje partie, internim, dëbim nga muzika. Më thanë të nënshkruaja akuza, por unë nuk kam nënshkruar asgjë. Më vonë u hoqa dhe nga internimi, dhe babai im më ka mbrojtur shumë. Nuk kisha asgjë me pushtetin, isha vetëm 23 vjeçe. Nuk më vrau heqja nga skena atë kohë, por heqja nga publiku. Kjo ishte më e tmerrshme për mua. Por deri më sot pas gjithë atyre që kalova asnjë nga qeveritë në Shqipëri nuk më ka dhënë rehabilitim. Nuk ka problem, unë e rehabilitoj vetë vetën time. Unë kam publikun që më ka rrethuar. Por pas 1990 kur dola jashtë shtetit me dy fëmijët e mia duhet të filloja një jetë të re. Në Gjermani më pritën dy miqtë e mi, që i kisha njohur që në 1981 kur shkonim në kongrese atë kohë.
 
-Në Gjermani ju filluat një jetë të re, sa e vështirë ishte jeta juaj me këtë fillim të ri?
 
Në tre vitet e para kam kaluar në kampet e refugjatëve. Pata probleme shëndetësore dhe më duhej të kujdesesha për veten. Por i thirra vetes, sepse në Gjermani më priste një jetë e re, të merrte presioni i jetës. U mundova shumë deri sa ta kaloja në harresë atë që kisha kaluar. Fillova të pajisesha me dokumentacione dhe më pas përfundova në lindje të Gjermanisë, ku qëndrova për 3 vjet e gjysmë. Fillova të punoj jashtë fshatit, pastroja klube për të paguar qeranë dhe shpenzimet e tjera.
 
-Po kënga ku mbeti gjatë asaj kohe?
 
Mbeti vetëm në shpirt tim. Në një luftë të tillë si mund të mendosh për këngë. Kënga qëndroi në një qoshe të shpirtit tim sa të qetësohesha.
 
-Si është sot jeta juaj në Gjermani?
 
Atje merrem me gjithçka. Që kur punoja vite më parë në hotel njoha bashkëshortin që kam sot me të cilin kam dhe një vajzë, e cila është 18 vjeçe. Dy djemtë janë të rregulluar dhe sistemuar atje. Në Gjermani kam biznesin tim. Por kam mbaruar një shkollë okuliste dhe fillova të punoja në klinikën e vjehrrit dhe vjehrrës sepse ishin okulistë, por dhe bashkëshorti im Tomi, është mjek okulist. Fillova të punoja atje si ndihmësmjeke atje, para 10 vitesh klinikën e mbyllëm. Burri im u caktua si përfaqësues i optikës gjermane për vendet arabe dhe shkova në Dubai, ku për 5 vjet e gjysmë ishim në Dubai-Indi-Palestinë-Izrael, etj, por vija dhe në Gjermani sepse kisha fëmijët. Sot kam dhe një mbesë që është 11 vjeçe, më ka bërë të lumtur.
 
-“Kthimi” është albumi juaj i parë. Pse erdhi kaq vonë?
 
Pas 25 vitesh unë hapa dhe njëherë gojën dhe mora vendimi që të kthehesha në muzikë, në skenë, tek spektatori. Janë 12 këngë, dhe ashtu si më vonë bëra biografinë time në libër, më herët e bëra në këngë biografinë time. Është një muzikë biografike e imja, historitë që kam jetuar ndër vite i kam në tekstet muzikore.
 
-Në këtë histori të jetës tënde, pengu i Alida Hiskut?
Çdo njeri ka peng në jetë, por për mua pengu më i madh është që në kulmin e asaj që doja të jepja në skenë, që unë doja të bërtisja, mua mu ndal fyti, më mbytën. Ky është pengu im. Nuk gjykoj, por këtë mbytje e kam peng. Këtë ndalim me zor të këngës. Alidën nuk e vrau njeri, Alida nuk urren njeri, nuk urrej as ato 3 vajza që atë kohë më vodhën ditarin. Unë ia lë zotit gjithçka.
 
-I ke takuar shoqet që të vodhën ditarin atë kohë? 
 
 Jo, por asnjë njeri nuk i di emrat e tyre. Unë i kam ato emra të shkruara në mendjen time.
 
-Pse i munguat skenës shqiptare pas ’90?
 
Në vitet e kaluara Shqipëria mori një vrull dekadent në muzikë, dhe unë nuk gjeta vend. Unë sa herë që vija nuk gjeja vend në artin e sotëm. Ishte një art që nuk kishte vend për mua, dhe prandaj nuk kam pasur dhe ftesa. Për 20 vjet që këtu nuk u interesuan për Alida Hiskun, nuk kam parë interes për mua dhe muzikën time. Por kësaj radhe shikoj që interesi është zgjuar. Kam pasur shumë vëmendje nga media këtë herë me ardhjen time, po shikoj një tjetër frymë që më bën optimiste.
 
-Ku e shikoni sot këngën shqiptare, festivalet e këngëve, pasi sot shumë këngë harrohen?
 
Ka probleme me krijimtarinë, sepse sot kompozitorët i drejtohen biznesit në muzikë. Kompozitorët e kanë një vesh te muzika arabe dhe një vesh te muzika evropiane, amerikane, mundohen të vjedhin, por nuk mbahet shtëpia me miell hua. Një krijimtari e vjedhur nuk jeton shumë. Populli kërkon krijimtarinë shqip dhe ne në kohën tonë kemi qenë të tillë dhe na ka mbajtur populli. Kjo është arsyeja që këngët e atyre viteve jetojnë dhe sot, ne ishim tabani i popullit. Më vjen keq për brezin e ri artist, dhe dua ti jap mesazhin ta bëjnë muzikën për qejf, as për modë dhe karrierë apo biznes. Vetëm kur muzika të jetë për qejf do ti mbetet origjinaliteti, ta bëjnë muzikën të kënaqin popullin, jo shikimin. E kam ndjekur dhe festivalin e RTSH dhe ka probleme me krijimtarinë. Gjatë këtyre viteve na dëmtoi kopjimi në muzikë, por duhet të vlerësojmë gjërat tona.
 
-Folët për muzikën, jetën tuaj, por biografinë tuaj në libër e keni sjellë në gjermanisht. Pse?
 
Unë Alidën nuk e shikoj si një emigrante që ka shkuar në Gjermani, por si ambasadore e shtetit shqiptar. Kjo më ngarkon mua për shumë detyra, por dhe nëse unë do të sjell në treg diçka për veten time duhet ta sjell për gjermanin. Unë përfaqësoj të gjithë emigrantët, nuk jam Alida, atje jam ambasadore e shtetit shqiptar, dhe duke e lexuar lexuesi gjerman thotë: i heq kapelen Shqipërisë. Kjo është detyra ime. Unë atje organizoj dhe koncerte me gjermanë, sepse kam blerë një shtëpi në pyll është e madhe dhe kam restorant, kam bërë një skenë atje, dhe në fund kur e pyes publikun ju pëlqeu koncerti apo ushqimi  shqiptar, ju them a doni dhe një këngë shqiptare. Por a ka gjë më të bukur se kjo, është pozitive për Shqipërinë.   
 
Intervistoi: Julia Vrapi
 
 

Më të lexuarat