BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Intervista

Bekteshi: Shkodra, është një zonë e pasur me trashëgimi

Bekteshi: Shkodra, është një zonë e pasur me trashëgimi
Kush është shtrirja gjeografike e DRKK Shkodër dhe kush është ndryshimi në mes të organizimit të vjetër dhe konceptit të ri në këto drejtori. Gjëndja financiare e gjetur?
 
DRKK Shkodër, ka shtrirjen më të madhe territoriale si në sipërfaqe dhe lartësi, duke pasur nën administrimin e saj qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Peshkopi. Normalisht kjo drejtori ka pikërisht të gjitha monumentet e kulturës, parqet arkeologjike, pejsazhin e jashtëzakonshëm natyror dhe të gjitha rrënojat dhe fortifikimet në këtë territor të gjërë, dhe sidomos në malësitë e veriut. Ndryshimi mendoj se është esencial dhe në përputhje me vizionin që ka Ministria e Kulturës, për të kontrolluar, rilevuar, konservuar dhe restauruar,  të gjithë këtë teritor të pasur. Dikur drejtoritë e shumta, nuk e kanë bërë në saj të një sasie të shumta vulash dhe firmash, drejtorësh dhe punonjësish shpehs herë “me shumicë të kotë”, që treguan se nuk kanë kurrfarë efiçense në punë, dhe që ishin kthyer në vënde pune të një modeli partiak që më shumë se gjithkund, nuk funksionon në trashëgiminë kulturore dhe monumentet e kulturës. Tani ndryshimi është midis një Drejtorie që merret me punën që ka mbetur pa kryer dhe konservimin e pastrimin e përgjithshëm të siteve në ruajtje të vlerave të larta të trashgimisë dhe monumenteve e drejtorive të shumta dikur, që lanë një gjëndje absolutisht të rënduar. Gjëndja financiare, borxhet, dhe punët e kryera keq, kanë qënë shumë. Gjithsesi një shëmbull mund të jap për ndryshimin nga sot. DRKK e Shkodrës, të ardhurat që kishte realizuar parku arkeologjik i Shkodrës dhe i Lezhës në vitin 2013-të, i tejkaloi në vetëm katër muaj e fillim vitit, kurse tani është në katër fishim të këtyre të ardhurave.
 
Çfarë vështirësishë ka hasur drejtori Bekteshi në fillimet e punës së tij?
 
Vështirësinë e pështatjes së modelit të ri dhe vizionit të Ministrisë së Kulturës dhe padyshim dhe punës me pasion, që është si shëmbull nga vetë kreu i ministrisë ose zonja Kumbaro. U ndryshua ritmi, u futën njerzit në punë, dhe u ndanë detyrat duke trashëguar një demencë të madhe, por jo në faj të punonjësve, por të sistemit deri atëhere. Ju kërkua çdo personi një plan i tij, dhe padyshim filloi edhe pse me vështirësi, lidhja e qartë dhe shumë më profesionale me ministrinë, por dhe me terrenin si kontroll i menjëhershëm. Sot specialistët dhe punonjësit në DRKK-së Shkodër kanë  krejt ritëm dhe temp tjetër pune. Si veprimet administrative, si ndjekja e problemeve ishin një model i mbyllur, sot është krejt i hapur dhe në efiçencë të plotë. Sektorët funksionojnë dhe po ashtu dhe varësitë.
 
Kush kanë qënë prioritetet e DRKK Shkodër për vitin që jemi, dhe çfarë ka ndodhur ndryshe në këtë drejtori të veriut të Shqipërisë?
 
Prioritet ishin shkelja me këmbë dhe nën aksion të veprimit, të siteve dhe monumenteve. Kryerja e database ndryshe nga dikur. Unë vetë jam ngjitur në shumë site dhe kam bërë kqyerjen e shumë monumenteve të kulturës në të gjithë hapsirën. Po kështu kanë vepruar sektorët dhe sidomos ai i Dibrës nga Festim Hoxha dhe ai i Lezhës nga Paulin Zefi. Por normalisht një punë të jashtëzakonshme në këtë prioritet kontrolli, konservimi, pastrimi,  kanë bërë dhe përgjegjësat e drejtorisë në Shkodër Çesk Gjuraj dhe Helidon Sokoli.  E ndryshmja është se, brënda një kohe të shkurtë , u kontrolluan dhe diku u pastruan dhe konservuam, një pjesë e siteve të cilat kishin mbi 30-të vite pa u parë dhe rilevuar si Marshej, Gajtani, Shurdhahu, Beltoja,  kulla dhe fortifikime në Tropojë, Dibër, Lezhë, Mirditë, Laç etj. Janë të panumurta vizitat e të gjithë grupit drejtues dhe specialistë në DRKK-së, dhe dhjetra emisione si lajmesh dhe jehonë në shtyp e kësaj pune e cila nuk është bërë ndonjëherë.
 
Si jemi me listën dhe databaze të monumenteve?
 
Jemi në 70% të saj, dhe po punojmë intesivisht për të përfunduar edhe pse është diçka e  vështirë për në fillim të tetorit. Tashmë vështirësitë janë, se duhen nxjerrë nga “monument” të disa prej tyre që kanë humbur vlerën, ose nuk janë më, të shtohen të reja të pa konsideruara dhe të kqyret gjëndja reale e të gjithë pasurisë së tillë. Një vështirësi është dhe përballja me pronarët, e disa monumenteve, të cilët të mërzitur në vite, nuk kanë as dëshirën e lejes së tyre për të bërë rilevimin specialistët e sektorit të arkitekturës. Mbi 25%  e “monumenteve” në Shkodër, kanë humbur dhe janë transformuar dhe kjo na nxjerr detyrimin për të bërë dhe një raport të veçantë mbi këtë model jashtë çdo standarti të ndjekur derimë tani.
 
Si është sot administrimi dhe gjendja e kalasë së Shkodrës, por dhe Lezhës?
 
Kalaja e Shkodrës është në pararojë jo vetëm të katërfishimit të të ardhurave dhe këtu do ndalem për të sqaruar se “nuk janë katërfishuar vizitorët, por është administruar profesionalisht bileta”. Por ajo është edhe një, ose më mirë të them, kalaja më e pastër në një zonë të madhe, për nga kujdesi, dhe mundësitë që afron. DRKK Shkodër, ka në plan dhe do të realizojë, një projekt të madh, për rijetëzimin, konservimin, dhe disi restaurimin, por dhe mbrojtjen e turistëve në bedena. Gjithashtu ky projekt, do të ketë dhe shtimin e banjove, ujit, stolave tabelizimit, dhe të një modeli skenik të aftë për aktivitete në oborrin e tretë. Sot kalaja e Shkodrës është një model i plotë krenarie kombëtare, edhe në saj të valvitjes së flamurëve të shumtë në të, që dikur mungonin për fat të keq. Por edhe të ndriçimit në rrugën ku ngjitesh, i cili edhe ky mungonte. Kjo kala ka dhe ruajtje dhe sistem sigurie me kamera, që nuk mund të mendoheshin më përpara. Vetëm puna kolosale e bërë nga të gjithë specialistët e DRKK-së për pastrimin e saj zgjati një muaj, në fillim të punës sime në muajin mars dhe prill. Punonjësit aty si Agim Agovi, Dashamir Drishti dhe Milan Metushaj, jo vetëm kanë administruar biletën shumë më mirë, duke treguar se të ardhurat janë katërfishuar, por dhe shërbimet e pastrimit dhe mirëmbajtjes janë kryer më së miri. Po kështu, ka trefishuar të ardhurat dhe kalaja e Lezhës, dhe pastërtia edhe aty është e mirë. Punonjësi dhe specialisti Ded Margjoni dhe Mara Lesi përbëjnë dhe modelin tashmë ndryshe të administrimit.
 
Po sitet e tjera arkeologjike në veriun e Shqipërisë?
 
Tashmë janë nën kontrollin e DRKK-së si kalatë në sektorin Dibër dhe pastrimi i tyre në Gradishtë dhe Grezhdan janë bërë më së miri, por dhe shumë e shumë pjesë të kullave të shumta aty të cilat janë kaluar nën kontrollin dhe pastrimin e këtij sektori. Por dhe puna  e mirë në sektorin e Lezhës në të gjithë qarkun e rëndësishëm ka bërë që disa nga qëndrat e dikur pa konsideruara të pastrohen dhe normalisht kishat e vjetra benediktine aty janë kaluar sëbashku me një urë të cilën e kishte mbuluar bimësia në kontroll dhe pastrim të përgjithshëm.  
 
Çfarë ka ndryshuar në drejtimin e DRKK sipas jush, po transparenca ku konsiston në aspektin ekonomiko-financiar?
 
Ka ndryshuar komunikimi i përbashkët dhe i plotësuar me modelin e transparencës. Ka takime të punës dhe midis sektorëve dhe nuk ka ide të “modelit drejtor që i di ai dhe vetëm ai” problemet dhe zgjidhjet e tyre. Tani të gjitha bisedohen dhe zgjidhen në staf, dhe sektorët, por në dijeni të të gjithëve. Asnjë lëvizje pune dhe inisiative nuk është me “kapak” dhe me të vërtetë që nuk ka “enë me kapak” në DRKK Shkodër. Çdo kërkesë dhe çdo aspekt financiar është i kontrollueshëm dhe i negociushëm si prioritet me ato që përbëjnë edhe vizion dhe plan pune.  DRKK e Shkodrës, mundohet çdo ditë të jetë një staf i frymëzuar për punën, dhe i përballshëm me vështirësi të të gjitha natyrave të punës. 
 
Marrëdhëniet me institucionet nga ku vareni dhe ato paralele si janë sipas jush, dhe ka ndonjë verejtje zoti Bekteshi?
 
Normalisht që zonja ministre ka ardhur dy herë të na takojë (gjë që nuk ka bërë kurrë lajm pse nuk ka qënë askush) dhe të bisedojë, por dhe të kuptojë në se fryma e re dhe modeli i i ri drejtimit dhe i punës, por dhe pasionit të domosdoshëm është konkretizuar. Mundësitë e komunikimit janë të mëdha dhe transparente dhe qartësisht ky lloj komunikimi dhe kjo lloj varësie, përbën një arritje të madhe. Nuk ka urdhra për efekt të urdhërit, ka komunikim bazik dhe jetik, që na bën të kryejmë detyrat dhe punët tona mirë. Vetë zonja Harasani si drejtore e Trashëgimisë është një bashkëpunuese dhe drejtuese e këtij modeli tashmë të ri te ne. Kurse drejtoritë dhe paralelja midis tyre, është më në fund një sistem i mirë bashkëpunimi. Kemi marrëdhënie shumë më të mira me IMK, ASHA dhe drejtoritë e ministrisë dhe mendojmë se dhe takimet e punës, por dhe seminaret kanë ndihmuar shumë në njohjen dhe bashkëpunimin dhe me DRKK e tjera. Nuk bëj dot vërejtje për të bërë vërejtje, por mendoj se futja e shpejtë e modelit të punës pasionante, ka sjellë një çlirim energjish pozitive në Ministrinë e Kulurës, dhe kjo më gëzon sëtepërmi. Kjo duhet akseleruar. Shpesh herë njerzit pasionantë dhe të besdisin, por ato në fund të fundit, janë një shpresë e madhe për energji pozitive.
 
Si e shikon drejtori i DRKK Shkodër të ardhmen e qytetit më të madh dhe kulturor të veriut, por dhe veriun e Shqipërisë në raport me zhvillimin kulturor, artistik  në raport me trashëgiminë e madhe që ka e gjithë zona.
 
Po, është një zonë e pasur me trashëgimi. Unë e shikoj të mirë dhe të bukur në qoftëse arihet një bashkëpunim edhe me pushtetet vëndore. Shkodra është kryeqëndër e cila rrezaon mbi të tjerët, por ka edhe disa mangësi inisiative. Ajo ka fuqi të mëdha krijuese, dhe kjo e bën të veçantë, por ato fuqi dhe energji duhen drejtuar nga e bukura dhe në bazë ruajtjen dhe vijëmësinë e trashëgimisë. Ne si DRKk jemi gati për këtë bashkëpunim.
 
Sektorët Lezhë, Dibër dhe Kukës janë një problem apo një zgjidhje sipas jush?
 
Sigurisht janë zgjidhja, e deri tani këtë kanë krijuar dhe detajuar si sektor që janë. Për mua duhet të forcohen me specialistë sidomos Dibra dhe Lezha, në raport me Kukësin i cili ka më pak se ato  pasuri monumentale.
 
Zëvëndës Ministri i Kulturës Zef Çuni është një nga arkitektët e njohur dhe ish drejtues i një drejtorie të tillë, sa ndihmë keni si Shkodër nga ai?
 
Ndihma e zotit Çuni është edhe për parimet e tij e njëjtë si edhe për DRKK e tjera. Ai është një nga njerzit me kontribute dhe dijeni të mëdha në pikërisht këtë fushë të restaurimit dhe konservimit të monumenteve, por ai normalisht është një person që nuk njeh provincializmin si fuqi lëvizëse. Në këtë pikë, ai sigurisht ka sentimente të mëdha për Shkodrën dhe ne shpesh bisedojmë për plane dhe afat gjata, por absolutisht këtë model preukupacioni ka edhe për DRKK e tjera në Shqipëri. 
 
Keni restauruar apo riparuar ju vetë si DRKK në këtë kohë që jeni në drejtim?
 
Sigurisht që po, kam filluar me Muzeun e Shkodrës të cilin nuk e kishte  parë  kush për 20-të vite dhe çatia kishte marrë shumë për keq, por kemi riparuar dhe objekte si oxhakun e njërës prej dhomave. Po ashtu dhe pjesë kalldremi në kalanë e Shkodrës, bedena të dëmtuara dhe po ashtu në shtëpinë monument të patriotit Filip Çeka apo në dhumën muze të Xhevat Repishtit në vazhdim, por dhe disa punë të tjera sa na lejojnë fondet.
 
Kush është një dëshirë e Drejtorit Bekteshi për vitin që vjen?
 
Sigurisht kalimi i muzeut të kalasë nën administrimin e DRKK Shkodër, duke u bërë kështu një kompleks i jashtëzakonshëm trashëgimie kulturore dhe besoj se të gjithë aktorë dhe faktorë për këtë propozim të kahershëm timin, janë dakort si në Ministri dhe në Bashkinë e Shkodrës. 
 
Keni propozime për monumente të reja?
 
Sigurisht tani në tavolinën e Ministres Kumbaro janë dërguar nga ana jonë, shpallja monument i  ish Arqipeshkëvisë në Delbnisht dhe shtëpia e Abatit të Mirditës Prend Doçi. Besoj se dotë ketë dhe disa të tjera deri në fund të vitit. Ju faleminderit! 
 
 

Më të lexuarat