BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Intervista

Enkeleida Shkoza: Jeta ime jashtë Shqipërisë, nga studimet dhe puna si bebisiter, tek performancat në skenat më të mëdha botërore

Enkeleida Shkoza: Jeta ime jashtë Shqipërisë, nga studimet dhe
Që nga koha kur emigroi drejt Italisë kanë kaluar më shumë se 20 vjet, dhe sot Enkeleida Shkoza i përket atij brezi të artistëve lirikë shqiptar, që ja kanë dalë të jenë të suksesshëm në skenën ndërkombëtare. Artistja mbrëmë u ngjit në skenën e Universitetit të Arteve, në koncertin e parë të krijimit të Filarmonisë së Tiranës, duke dhuruar emocione në publik me arie nga veprat e Verdit, Rosinit dhe Bizet. Para koncertit, mezosopranoja e njohur tregoi për këtë bashkëpunim, duke kërkuar që Filarmonia të ketë një jetëgjatësi artistike. E njohur dhe e vlerësuar në botë, mezosopranoja i ka munguar skenës shqiptare me një koncert recital apo dhe me role në opera. Në intervistën dhënë për gazetën, artistja lirike pohon se një nga arsyet e mungesës së saj është angazhimi që ka në skenat e huaja, por tregon se një koncert recital është në planet e saj. 
 
I përkisni atij brezi të artistëve lirikë shqiptarë, që ja kanë dalë të jenë të suksesshëm në skenën ndërkombëtare. Këtë herë me rikthimin tuaj në Tiranë ju do të jeni në skenën e Universitetit të Arteve me koncertin e parë të Filarmonisë së Tiranës. Çfarë mund të na thoni mbi pjesëmarrjen tuaj me këtë koncert, dhe çfarë kërkoni mbi aktivitetin e Filarmonisë?
 
Nismën ma paraqiti Arben Skënderi në emër të Bashkisë së Tiranës. Ideja ishte që në fillim që dirigjent do të ishte Jean Michel Ferran, një garanci dhe për mua pasi kam punuar dhe më herët me të. Filarmonia e Tiranës i kontribuon të rinjve që dalin nga shkolla, i jep një mundësi më shumë. Më pëlqeu kjo nismë ku marrin pjesë artistë të rinj që do të performojnë në këtë orkestër të re, është koha që Tirana ta ketë orkestrën filarmonike të saj. Kjo orkestër do të ketë repertorin e vet, publikun dhe dashamirësit e saj. E rëndësishme për të rinjtë, që dalin nga bankat e shkollës që të kenë një vizion për të ardhmen, të jenë të impenjuar, qoftë dhe me një kontratë në muaj. E rëndësishme që kjo të ketë një vazhdimësi, të mos përfundojë vetëm me disa koncerte. Shpresoj të jetë e mbështetur në mënyrë konstante nga bashkia dhe orkestra të ketë mbijetesë të gjatë.
 
Si do të prezantoheni para publikut, pjesët që do të interpretoni?
 
Unë e filloj koncertin me arien e Ulrikës nga vepra “Un ballo in maschera” e Verdit dhe një arie të “Il Trovatore” shkruar po nga Verdi, dy arie dramatike, për të vijuar me dy arie nga opera “Carmen” Bizet. Orkestra do të ketë dhe pjesë nga Mozarti, ndërsa për mua janë këto pjesë për koncertin, sepse janë më popullore, janë të njohura. Të gjithë i njohin pjesët e këtyre kompozitorëve.
 
Me disa angazhime në Tiranë por janë të pakta, i keni munguar skenës muzikore në opera?
 
Në Tiranë kam qenë në festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, ka qenë dhe një koncert në maj që u zhvillua vjet, ku interpretova bashkë me disa artistë të tjerë. Sinqerisht që kam shumë angazhime jashtë shtetit, punoj shumë dhe kam familjen. Atë kohë që unë kam pa angazhime muzikore preferoj që të rri sa më tepër me familjen time, sepse i mungoj edhe fëmijëve të mi. Ndaj duhet të bëj një balancë midis karrierës dhe familjes sime, fëmijëve të mi. Ndërkaq nëse do të ishte një tjetër projekt operistik, duhet një kohë të paktën 3 javë që unë të rri në Tiranë, sepse do të bësh provat skenike, por duhet të jetë dhe një projekt që të më interesojë dhe mua. Duhet të jetë një projekt që unë s’e kam bërë gjithmonë, të jetë një prezantim që të ketë dhe për mua interes që unë të jem në skenë, një opera që s’e kam bërë. Kjo do të ishte idealja për mua, por duhet të më vijë dhe një propozim nga opera që unë ta përkrah.
 
Këto ditë ju jeni në Tiranë, por si po vazhdon karriera juaj muzikore jashtë?
 
Aktiviteti artistik vazhdon me angazhime të shumta, me valixhe në udhëtime dhe përgatitje. Nga një avion te tjetri, nga një shtëpi tek tjetra, por tashmë jam mësuar me këtë ritëm, që është i lodhshëm, por kjo është jeta që kam zgjedhur dhe më pëlqen. Kur kthehem në shtëpinë time, pranë familjes, mundohem të rikuperoj kohën e humbur. Shpeshherë kur jam me projekte artistike në Europë, qoftë dhe për një ditë apo dy marr avionin dhe kthehem te fëmijët e mi, por kjo gjë është më e vështirë kur je në Amerikë, atëherë është e pamundur. Duhet të rri 1 muaj apo më shumë larg familjes kur jam në SHBA, Meksikë, etj. Pas koncertit në Tiranë të dielën nisem për në Marsejë për një opera që unë këtë personazh s’e kam bërë deri tani. Kam interpretuar Marinë në operën “Moise et Pharaon” të Rossinit dhe këtë herë do të interpretoj Sinaide. Është një opera serioze e Rossinit shkruar në frëngjisht dhe është teknikisht e vështirë. Kërkon aftësi të veçanta, dhe do të transmetohet dhe nga televizioni francez. Më pas do të jem në San Karlo për operën “Il Trovatore”, më pas në “Royal Opera House” Londër ku kam dy prodhime një është “Madam Butterfy”. Ndërkohë që sapo mbarova një projekt në Bolonja të veprës së Rossinit, që u prit me shumë sukses. Vitin që vjen ndoshta skenën e Italisë nuk e prek, sepse do të jem vetëm në shtete të tjera të Europës. Do të jem në Madrid, Londër, Marsenjë, etj.
 
Ju jeni larguar nga Shqipëria që më 1991, sa ka qenë e vështirë për ju ndërtimi i një jete artistike mes vlerësimeve?
 
Ka qenë e vështirë, isha shumë e re kur jam larguar nga Shqipëria. Vështirësia më e madhe atë kohë ka qenë kur lashë bankat e shkollës dhe shkova të punoj, kam punuar me fëmijët, kam punuar bebisiter gjë që s’e kisha bërë ndonjëherë. Vitin e parë larg Shqipërisë kam punuar dhe për të moshuarit. Pra nuk ka qenë e lehtë, atë kohë kam kënduar edhe gratis apo me shumë pak pagesë, ishte e vështirë të mbaja veten. Për shkollimin tim unë kam mbaruar studimet në Konservatorin e “Xhuzepe Verdit” në Milano, kujtoj konkurset e para, fitimet e para, etj. E ndërpreva Akademinë e Arteve në vitin e tretë kur u largova nga Shqipëria, por studimet i vijova në Itali. Në vitin 1993 debutova në Strasburg, më pas fitova më 1995 konkursin e “Lejla Gencer”. Pas këtij konkursi filloi karriera e mirëfilltë, ku kam qenë më shumë në Itali se sa jashtë saj, në Vjenë, Londër, Paris, Amsterdam, Bruksel, etj, në teatrot më të mëdhenj evropianë. Më pas vijoi debutimi në Amerikë, “Metropolitan Opera House”, “Palm Beach Opera”, në Kili, Rusi, etj.
 
Jetoni larg Shqipërisë, por jeta artistike në Shqipëri ka probleme. Kur ju flisni me miqtë tuaj artistë në Shqipëri, si i shikoni problemet që ata hasin?
 
I dëgjoj që nuk janë të qetë, janë të shqetësuar, sepse nuk kanë shumë besim tek e ardhmja. Dinë atë që do bëjnë sot, por i shikoj pak të dekurajuar. Jo të gjithë ndoshta, por ata që kam hasur. Ne kemi aftësinë që dhe me shumë vështirësi arrijmë të bëjmë gjëra të bukura. Di që në TKOB kanë dhënë opera me shumë sukses si “Toska”, “Trovatore”, “Traviata”, etj. Shpresoj që gjërat të rregullohen. Institucionet shpresoj të mbështesin gjithmonë dhe më shumë artistët dhe ti ndihmojnë. Ne jemi të veçantë, sepse arti jonë nuk preket, por ndjehet, ndaj artistët kërkojnë vëmendje.
 
Folët për karrierën artistike në skenat e huaja. A është në planet tuaja një koncert recital dhe në Shqipëri, gjë që ka munguar?
 
Do të kisha shumë dëshirë që të kisha një koncert të tillë. Kam shumë dëshirë për një recital, kam biseduar me pianistin Ekland Hasa dhe shpresoj që ta zhvillojmë një koncert të tillë. Shpresoj që të na e mundësojnë, sepse është vështirë për fonde. Nëse për këtë koncert nuk arrijmë të sigurojmë fondet, nuk do të bëhet. Janë fondet që nuk na kanë lejuar për zhvillimin e tij. Bashkë me pianistin Ekland Hasa kemi ide pa fund për repertorin, e kam dëshirë që të kthehesha këtu në skenë me një koncert recital me piano, që është ndryshe nga ai me orkestër, pasi është më intim. 
 
Gjithmonë në lëvizje, role që i shtohen repertorit tuaj, prova dhe shfaqje, por në cilat role e gjeni veten më shumë?
 
Rolet që më pëlqejnë më shumë janë nga Verdi, “Trovatore” dhe “Aida”, por dhe Rossini më pëlqen me veprat e tij. Në këtë fazë që jam tani mendoj se jap më shumë në role të veprave të Verdit. Veten e gjej edhe në rolet dramatike, tragjike, por dhe në ato komike.
 
Keni një mesazh për artistët e rinj për jetën e tyre artistike, sipas jush ku duhet të synojnë më shumë ata?
 
Siç kemi bërë ne të gjithë, që të duhet të kesh besim, optimizëm tek vetja, të investosh sa më shumë në krijimin e elementëve si artist, të studiosh. Të kesh besim tek ajo që di të japësh si artist. Artisti duhet të shprehet, duhet të kërkojë, të pretendojë që të tjerët ta njohin. Duhet të kemi iniciativë, dhe me besim tek vetja të shkojmë përpara. Të kenë këmbëngulje.
Intervistoi: Julia Vrapi
 

Më të lexuarat