BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Intervista

Genc Tukiçi: Në Shqipëri mungon kualiteti, muzikantët kërkojnë më shumë të drejta se sa bëjnë detyrën...

Genc Tukiçi: Në Shqipëri mungon kualiteti, muzikantët
Në sallën e Teatri të Operës dhe Baletit vëllezërit David dhe Genc Tukiçi erdhën para publikut me një koncert që dhuroi jo pak emocione. Me krijimtari shkruar nga Davidi, ku në piano interpretoi edhe Genci, për publikun erdhën dhe vepra premierë që u interpretuan dhe nga Orkestra Simfonike e RTSH. Pianisti i njohur Genc Tukiçi, i cili prej shumë vitesh e zhvillon aktivitetin muzikor larg Shqipërisë e vlerëson këtë koncert, që sipas tij është dhe një moment i veçantë për vëllain e tij Davidin. Në intervistën dhënë për gazetën, pianisti Genc Tukiçi flet jo vetëm për emocionet e këtij koncerti, por zbulon dhe disa nga projektet e tij në vijim. Kështu data 26 nëntor do ta gjejë në skenën e Londrës, ku së bashku me sopranon Inva Mula do të zhvillojnë një koncert në prag të festave të nëntorit. I rikthyer këtë herë në Tiranë, i pyetur mbi problemet që ka sot krijimtaria muzikore, sipas tij secili artist në radhë të parë duhet të shfrytëzojë të gjithë energjitë që ka për artin.
 
-Në Tiranë u rikthyet për koncertin me vepra që mbajnë emrin si kompozitor të vëllait tuaj Davidit. Sa e vlerësoni këtë koncert, që u zhvillua me Orkestrën Simfonike të RTSH?
 
Është një koncert i veçantë, sepse është vetëm krijimtaria e Davidit, dhe unë luajta koncertin e tij në piano për tre kohë. Ai më ka bërë dhe një lloj dedikimi, meqë unë para disa ditësh kisha dhe një përvjetor të ditëlindjes. Davidi më pati premtuar që do të më bënte dhuratë, dhe ku ka më bukur që të më bëjë dhuratë ditëlindjeje muzikën e tij. Por kjo nuk është sipas meje pjesa më e rëndësishme e programit, por pjesa më e rëndësishme është simfonia e tij e parë. Kjo simfoni e parë, me program  i kushtohet atdheut. Simfonia me katër kohë është me kor dhe solist, ku ishte kori i operës dhe solist baritoni Armando Likaj. Koha e parë është Pavarësia e Shqipërisë, e dyta eksodet, dhimbje dhe shpresë, e treta është Lufta Nacionalçlirimtare, dhe koha e katërt është diktatura, martirët thërrasin shfaqu zot, edhe titulli i simfonisë është “Shfaqu zot”. Në dy vitet e fundit Davidi ka punuar shumë dhe është në kulmin e karrierës së tij, dhe e veçanta e koncertit, ai e drejtoi vetë. Davidi nuk ka dirigjuar që nga viti 2010 kur ka shkruar operën. Ka goxha kohë që nuk kemi qenë bashkë në një koncert, hera e fundit ka qenë ndoshta para 7-8 vitesh në Firence, Itali.
 
-Pas këtij koncerti kur do t’ju shohim sërish në skenën e Tiranës?
 
Do të jetë koncerti “Tre tenorët”, që zakonisht bëhet në fillim të dhjetorit, por këtë vit për arsye të aktiviteteve në 70-vjetorit të Çlirimit, festivali “Kënga magjike”, etj, organizatori Edmond Tullumani ka menduar ta zhvillojë më 31 janar. Unë do të jem në Tiranë më datë 25 për të zhvilluar provat. Në këtë koncert unë do të luajë pjesën time që është me temë kosovare.
 
-Keni bashkëpunuar disa herë me sopranon e njohur Inva Mula. Si po vijojnë projektet tuaja?
 
Javën që vjen unë do të jem në Londër ku përfaqësoj Shqipërinë, sepse është një koncert me sopranon Inva Mula, por  do të ketë dhe artistë të tjerë shqiptarë. Me sa di ky koncert mund të transmetohet direkt nga RTSH. Koncerti do të zhvillohet me datë 26 nëntor, në vigjilje të festave të nëntorit. Në këtë koncert unë do të luaj një pjesë ku do të jenë dy himnet, ai shqiptar dhe anglez. Jam krenar për këtë, por dhe pjesë të tjera të programit do të jenë me vepra shqiptare, por dhe të huaja.
 
-Muaji nëntor ju solli në Tiranë, por si ka qenë deri tani ky vit për pianistin Genc Tukiçi, sa i takon angazhimeve muzikore?
 
Për mua nuk ka një koncert më të rëndësishëm se tjetri. Unë për çdo koncert impenjohem njëlloj, por do të veçoja koncertin që zhvillova në Paris së bashku me sopranon Ermonela Jaho. Ka qenë një koncert në mes të Parisit me një këngëtare të talentuar shqiptare dhe kjo është e veçantë. Unë punoj me artistë nga e gjithë bota, por kur bashkëpunon me të tillë artistë të veçantë dhe janë shqiptarë është një moment shumë i bukur. Unë jam pedagog në konservatorin e  Parisit, ku vijnë studentë nga e gjithë bota. Punoj gjithashtu dhe në një organizatë internacionale turistike, kjo agjenci më çon në shumë vende të botës me koncerte.
 
-Zhvilloni shumë koncerte në botë, sa është në vëmendjen tuaj si artist prezantimi i muzikës shqiptare në këto koncerte?
 
Muzika është një gjuhë internacionale, kështu që dhe muzika shqiptare i kalkon kufijtë e gjuhës shqipe. Unë si artist e konsideroj si një detyrë timen personale që të luaj muzikë shqiptare kudo që jam. Në këtë kontekst kudo ku unë prezantohem në Azi, Amerikë, Europë, muzika shqiptare është pjesë e koncerteve të mia. Unë e luaj muzikën shqiptare si çdo lloj muzike tjetër në koncertet që zhvilloj.
 
-Jeni një nga artistët shqiptarë të vlerësuar në botë. kur e mendoni karrierën tuaj, sa e vështirë ka qenë për ju të arrini deri këtu?
 
Në profesionin tonë, pas asaj që shihet në skenë është një punë e jashtëzakonshme. Jo vetëm në sensin figurativ, por janë ditë dhe net të gjata, orë të tëra pune. Këtë publiku nuk e shikon, por ai kërkon të vijë dhe të emocionohet nga artistët, dhe unë këtë synoj, që në çdo koncert të arrij të emocionoj publikun në sallë. Për mua nuk është më një kompliment që të më thonë: sa pianist i mirë je. Unë dua të shkoj më tej se pianisti dhe të bëhem interpret. Ku është ndryshimi? Sot të gjithë pianistët luajnë mirë, e duartrokasin dhe vlerësojnë, ndërsa interpreti është ai që shkon më tej, i prek në zemër njerëzit. Këtë mision i vë vetes. Është detyrë e imja që të paraqitem para publikut në formën më të mirë. 
 
-Ju e zhvilloni jetën artistike larg Shqipërisë, por krijuesit këtu jo pak herë pohojnë se për të zhvilluar krijimtarinë e tyre ka probleme. Sipas tyre mungojnë dhe stimujt financiarë për krijimet muzikore. Nëse flasin për probleme të tilla, për ju çfarë duhet bërë më shumë?
 
Shqipëria si çdo vend tjetër në botë kalon krizë ekonomie dhe arti është i lidhur me ekonominë. Por mendoj që një muzikant synim të parë ka jo që të pasurohet me muzikë, por me emocionin e tij të brendshëm. Njerëzit në Shqipëri para se të dëgjojnë muzikë duan të kenë kushte më të mira, të jetojnë më mirë, por dhe të dëgjojnë dhe muzikë. Në këtë kontekst unë nuk gjykoj qeverinë, por në radhë të parë muzikantët duhet të kërkojnë kualitet. Në Shqipëri mendoj se duhet të jetë kualiteti më i lartë, më cilësor, organizimi më i mirë. Në përgjithësi kam përshtypjen se njerëzit para se të kërkojnë të drejtat duhet të bëjnë detyrën. Pra jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë, detyra e parë e muzikantIt është të bëjë detyrën. Detyra është ta dojë artin e tij, dhe më pas vijnë të tjerat. Por duke qenë se mungon kualiteti, mendoj se në Shqipëri muzikantët kërkojnë më shumë të drejta se sa bëjnë detyrën. Kur të zgjidhet ky problem në anën e kundërt, ku muzikantët shqiptarë të jenë më të vetëdijshëm për misionin e tyre, atëherë mund të kërkojnë më shumë. Këtu kërkohen shumë të drejta që nuk korrespondojnë me kualitetin që kërkohet sot. Shqipëria do të hyjë në Europë, por Europa është shumë përpara.
 
-Për krijimtarinë muzikore shqiptare gjatë këtyre viteve, kryesisht në kompozime të këngëve diskutohet shumë niveli muzikor nga ata që janë emra të njohur ndër vite me këtë krijimtari. Ju si e shikoni këtë?
 
Mendoj se të gjithë ata kompozitorë që  shkruajnë muzikë të mirë, sa humbin kohën duke folur mbi probleme do të ishte më mirë të shkruanin më shumë krijimtari dhe të japin kontributin se cili është misioni i një muzikanti. Lënda e parë e një muzikanti është të bëjë muzikë. Kompozitorët duhet të fillojnë të shkruajnë muzikë dhe të japin kontributin dhe jo vetëm të bëjnë kritikë. 
 
-Ajo që pohohet sot në Shqipëri është se ana komerciale vlerësohet shumë në art, muzikë, filma, etj, se sa përqendrohet vëmendja në vlerat artistike. Sipas jush sa ndikon kjo në vlerat e artit?
 
Komercialieti dhe artet janë të lidhura, por për muzikën jo. Muzika duhet të ketë kualitet siç ju thashë dhe pak më parë. Ne kur flasim për muzikantët themi ai atje, por gjithsecili para se të flasë duhet të fillojë nga vetvetja. Unë para se të flas për një muzikant kam një detyrë dhe kur ta bëj atë do të kërkoj të kem shokë më shumë. Çdo muzikant duhet të fillojë ta bëjë pyetjen nga vetvetja. Ne presim shumë nga politika, qeveritë, por nuk bëhet çdo gjë nga lart dhe me shkop magjik. Të gjithë artistët duhet të fillojnë të shfrytëzojnë energjitë e brendshme që ka gjithsecili. Por në Shqipëri ndoshta flenë këto energji tek muzikantët, dhe duhet që gjithsecili të jetë koshient për atë që ka dhe ta vërë në shërbim të të tjerëve. 
 
Intervistoi: Julia Vrapi
 
 

Më të lexuarat