BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Intervista

Haig Zacharian: Antivlerat po mbysin krijimtarinë e mirë, televizionet të filtrojnë muzikën

Haig Zacharian: Antivlerat po mbysin krijimtarinë e mirë, televizionet
Haig Zacharian, kompozitori i cili me aktivitetin tij muzikor ka zënë një vend nderi në krijimtarinë shqiptare mbetet një nga emrat më të vlerësuar në fushën e muzikës. Prej disa dekadash kompozitori Haig Zacharian ka dhuruar dhe vijon të dhurojë për publikun vepra muzikore, këngë apo muzikë filmash, që janë vlerësuar nga publiku.
 
Por si një nga emrat profesionistë të krijimtarisë muzikore, kompozitori Zacharian shpreh keqardhjen e tij dhe për shumë probleme që po has sot muzika shqiptare. Reagimi i kompozitorit të njohur vjen në vijim dhe të tjerë emrave të muzikës, që kërkojnë më shumë vëmendje nga institucionet, zbatim të ligjit të drejtës së autorit dhe vlerësim për profesionistët. Në intervistën dhënë për gazetën, kompozitori Haig Zacharian pohon se është detyrë e institucioneve që ta orientojnë spektatorin drejt së mirës në muzikë.
 
-Problemet me krijimtarinë  muzikore janë të dukshme në tregun muzikor. Jo pak emra të njohur të muzikës apo këngës kanë folur për këto probleme. Po ju si një nga kompozitorët e njohur si i shikoni këto probleme?
 
Shumë pak shkruhet muzikë me nota. Me sa di unë shkruhen vetëm ato që interpretohen në skenat e festivalit të RTSH. Përderisa kënga do të interpretohet me orkestër është dhe detyrim shkrimi i notave. Sa i takon një vizioni të përgjithshëm, sot kemi një prodhim të madh në muzikë, por në mungesën e një filtri zyrtar ose filtri që zakonisht e venë vetë ata që e krijojnë. Institucionet kryesore që thithin krijimtarinë duhet të kenë normalisht një lloj filtri, që jo çdo gjë të jepet në publik pa kritere në muzikë. Në njërën anë kemi krijimtari shumë të gjerë, nga ana tjetër duhet një përzgjedhje që duhet të ekzistojë në institucionet kryesore që e thithin këtë krijimtari. Këtu përmend RTSH, televizionet private, etj, që e konsumojnë muzikën, dhe në anën tjetër filtri i dytë i është i atyre që e kalojnë në publik këtë lloj krijimtarie në muzikë. Mendoj që është e rëndësishme të kemi një filtër në muzikë, por jo censurë. Të kemi një kujdes, një kurim siç bëjnë ekspozitat e arteve figurative, që kur hapet një ekspozitë kujdesen për veprat që do të prezantojnë. Muzikantët që drejtojnë institucionet kryesore janë profesionistë dhe unë kam konsideratë, por ka shumë mënyra të tjera që depërton në treg, kemi kanale televizive që promovojnë çdo gjë pa kufizim, pa filtrim, kemi salla koncertesh apo ambiente të tjera të muzikës që janë jashtë institucioneve qendrore, dhe tek këto nuk ka kurim apo filtrim, kushdo bën si të dojë në muzikë. Nga kjo vijnë shpeshherë dhe shumë këngë që nuk meritojnë të jenë këngë. Përballë kësaj, ajo krijimtari muzikore që unë e quaj të mirë mbytet para këtyre këngëve të tjera pa vlera. Megjithatë këto lloj materialesh muzikore pa vlera nuk kanë jetë të gjatë, por duke qenë se vijnë vazhdimisht, duket sikur e mbysin dhe atë që është pjesë e mirë e krijimtarisë. Është koha që i zhvlerëson këngët pa vlera, por dhe niveli i kulturës kombëtare që është një bllok më vete, që nuk ka të bëjë vetëm me muzikën, por dhe me shumë gjëra të tjera, kjo fillon që nga arsimimi. Është detyrë e institucioneve që ta orientojnë spektatorin drejt së mirës.
 
-Ju pohoni se kërkohet patjetër filtrim në muzikë, por tregu shqiptar është mbushur me plot këngë të huazuara?
 
Krijimtaria e mirë në muzikë nuk huazon, dhe është ajo krijimtari që bëhet në institucionet qendrore. Autorët tanë të muzikës së lehtë janë me emër, por mund të vijnë dhe emra të rinj që imitojnë. Në fazën e parë pranohet imitimi, sepse ka një rregull të përgjithshëm që faza e parë është imitimi, por këta emra duhet të promovohen në të tillë formë që të kuptohen që nuk janë baraz me atë krijimtari të mirëfilltë.
 
-Me këngët tuaja në festivale keni marrë pjesë që disa dekada më parë. Sot si i shikoni këngëtarët e rinj?
 
Dua të them që kemi shumë këngëtarë të mirë sot. Por problemi është që teknika ka evoluar aq shumë saqë në incizim nuk arrijmë dot të dallojmë mirë, sepse përmirësohet nëpërmjet sistemeve korrigjuese të audios. Mirë është që prodhimi mos të bëhet në studio, por të bëhet nga shfaqjet siç po shohim emra të mëdhenj të botës, si p.sh shikojmë koncertin me Celine Dion, ku disku është prodhuar nga koncerti jo nga incizimi në studio. Kjo mund të jetë një rrugë që të kuptojmë se kush është real në muzikë. Rrugë tjetër është dhe ajo që këngëtarët duhet të promovohen dhe me këngë të reja, këtu bëhet dhe diferencimi, sepse zakonisht kur marrin këngë të këngëtarëve të tjerë imitojnë po ata që i kanë kënduar, dhe duke i imituar zgjidhen dhe probleme teknike që i ka zgjidhur dikush tjetër, dhe ne vetëm i kopjojmë, por duke interpretuar një këngë të re këto probleme duhet ti zgjidhësh vetë. Nëse nuk je i aftë nuk arrin ti zgjidhësh del në pah se çfarë niveli ke si këngëtar.
 
-Kemi sot shumë prurje në muzikë, por kemi dhe imitime, huazime, ku nuk mungon dhe muzika tallava. Sa ka dëmtar kjo rrymë?
 
Nuk e njoh dhe nuk merrem me tallavanë. Edhe nëse ekziston do të vijë një kohë që do të iki vetë. 
 
-Jeni një nga emrat që jo vetëm në këngë por dhe në muzikën serioze, në muzikën e dhjetëra filmave shqiptarë keni vënë emrin tuaj, si ndiheni si kompozitor kur dëgjoni një këngë që e përcjellin si shqiptare dhe nuk është e tillë në muzikë?
 
Për të bërë një krijimtari është e drejta e kujtdo dhe nëse ai nuk e ka këtë ndjesi që ti thotë vetes që i përkas këtij kombi atëherë është punë e tij, është varfëri. Njeriu respekton veten, sepse është pjesë e dikujt. Ndaj në radhë të parë është respekt ndaj vetes, sepse të imitosh një krijimtari në muzikë nuk mund të jesh i suksesshëm.
 
-Po flasim për krijimtarinë në këngë, po ajo që quhet krijimtari serioze në muzikë sa vëmendje ka?
 
 Mungon një lloj përkujdesje, por duhet ndarë, sepse nuk flitet në përgjithësi. Në të gjithë botën kur flitet për krijimtari muzikore flitet për vepra muzikore, nuk flitet për këngë, dhe ne i ngatërrojmë gjërat. Sa i takon veprave muzikore, ka vite që nuk mbështeten financiarisht nga shteti. Kur flitet për krijimtari kombëtare kënga është vetëm një pjesë e saj. Kultura kombëtare këngën e ka një pjesë. Nëse flasim me kulturën muzikore kombëtare duhet të fillojmë nga veprat e mëdha skenike dhe pastaj një nga këto degë është dhe kënga, që është më e konsumuara, por nuk është tregues i vlerave.
 
-Filmat shqiptarë si "Ilegalët", "Dora e ngrohtë", "Taulanti kërkon një motër", "Flutura në kabinën time", "Vrasje në gjueti", “Maja” e shumë filma të tjerë e çojnë në 30 numrin e filmave që mbajnë kolonën muzikore të kompozitorit Haig Zacharian. Si autor i njohur i muzikës së filmave, sa është respektuar e drejta e autorit?
 
Ky është një tjetër problem. Askush nuk merr sot të drejtën e autorit në këtë lloj krijimtarie. Madje mund të jetë çudi kur të të thonë do të paguhesh se është e drejta e autorit. Ata që janë përgjegjës për zbatimin e ligjit duhet ta kenë një lloj përgjegjësie. Por tek ne përgjegjësia është diçka që se do kush, dhe ndodh që ligji nuk aplikohet, e drejta e autorit nuk paguhet. Askush nuk mund të konsumojë një vepër arti dhe të mos e paguajë. Në çdo shtet të Europës nuk mund të përdorësh një vepër arti muzikore pa miratimin e agjencisë në të cilën autori ka deleguar të drejtat e tij. Kemi një ligj të drejtës së autorit, që për herë të parë hyri në fuqi më 1992 dhe më pas u bënë amendime në ligj, por nuk gjen zbatim. Nuk funksionon në realitet.
 
-Sot çdo artist përballë të jo pak problemeve që has në krijimtarinë e tij e ndjen dhe mungesën e kritikës në art. Si ndikon kjo në krijimtari?
 
Shkrimet kritike nga profesionistët nuk mungojnë vetëm për muzikën, dhe kjo duket edhe në fusha të tjera të artit. Nuk pranon njeri të kritikohet, tek ne nëse do të bësh një analizë kritike të shikojnë si kundërshtar. Unë si kompozitor kritikën nuk e kuptoj si denigruese, por si ndihmëse, por as në këtë formë nuk po e gjejmë. Del një vepër nuk shkruan askush.
 
Aktiviteti në krijimtarinë muzikore
 
Kompozitori Haig Zacharian ka shkruar shumë vepra në thuajse të gjitha fushat e muzikës. Veprat e tij janë shfaqur në koncerte të rëndësishme të muzikës shqiptare si dhe jashtë vendit ( Maqedoni, Zvicër, Spanjë, Itali, Austri) dhe disa prej këtyre veprave kanë qenë porositur nga ISCM Albanian Section. Po ashtu ka kompozuar këngë për fëmijë, për kore, muzikë filmi dhe ka orkestruar shumë partitura të muzikës klasike për mjaft grupe të muzikës së dhomës. Ka marrë shumë çmime. Me eksperiencën e tij në fushën e muzikës së filmit, partiturat e Zacharianit kanë një ngjyrim të veçantë dhe një mënyrë komunikimi mjaft direkte me dëgjuesit. Artist i mirëfilltë, Zacharian që ka shkruar thuajse në të gjitha gjinitë muzikore, veçanërisht pas viteve ‘70 nuk ka reshtur së kompozuari muzikë për filmat artistikë, fillimisht prodhime të Kinostudios "Shqipëria e re" e më pas për bashkëpunimet shqiptare e të huaja. Në periudhën pas viteve ‘90 gjuha e tij shprehëse në muzikë u pasurua me kërkime të reja në muzikën bashkëkohore pa humbur për asnjë moment esencën e saj.  Intervistoi: Julia Vrapi
 

Më të lexuarat