BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Intervista

Mevlan Shanaj: Nga një qeveri në tjetrën, buxhetet e artit dhe kulturës mbeten të dorës së fundit

Mevlan Shanaj: Nga një qeveri në tjetrën, buxhetet e artit dhe
Jeta artistike dhe kulturore nuk ka qenë gjatë këtij viti me rezultatet që prisnin artistët. Emra të artit dhe kulturës në vend, shprehen se ndryshimet kanë qenë të pakta në zhvillimet e artit dhe kulturës. Regjisori i njohur Mevlan Shanaj kur jemi në muajin e fundit të vitit, pohon se problemet në jetën artistike dhe në institucione të artit dhe kulturës vazhdojnë, duke treguar që duhet të ishte bërë më shumë nga vetë institucionet apo dhe Ministria e Kulturës.
 
Në intervistën dhënë për gazetën, regjisori Mevlan Shanaj, i cili për kontributin e tij në art është vlerësuar me titullin “Mjeshtër i madh”, flet jo vetëm për zhvillimet e kinemasë shqiptare, por dhe problemet që janë sot me buxhetet e ulëta për filmin. Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga fundi i vitit, në lidhje me RTSH, Shanaj një nga themeluesit e televizionit publik, pohon se gjigandi i medias është i nëpërkëmbur, i harruar, që politika e shfrytëzon. I vlerësuar në filmin shqiptar, regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj zbulon në këtë intervistë dhe projektet e tij më të fundit. Si regjisor në dokumentar këtë herë ka në vëmendjen figurën e regjisores Xhanfize Keko.
 
Jemi në muajin e fundit të vitit, por për ju me aq sa keni ndjekur si ka qenë ky vit sa i takon zhvillimeve të jetës artistike dhe kulturore?
 
 Të ndjekësh jetën artistike është një profesion më vete dhe nuk dëshiroj t’u jap material atyre që për çdo rast i shoqërojnë kërkesat për projekte me vlerësime të rastësishme. Më pëlqen që sukseset t’i fokusoj në institucionet bazë, që marrin përsipër politikat kulturore shqiptare. Nuk dëshiroj të viktimizohem nga propaganda komerciale ose e nevojave të mbijetesës të shumë e shumë personave të cilëve shpërndarja e të ardhurave të shtetit u bëhet njësoj si ajo e asistencës sociale, madje disa herë, si një shpërndarje ndaj fantazmave të së kaluarës. Nuk kam parë ndonjë ndryshim të qënësishëm madhor të jetës artistike, duke përjashtuar koncerte apo shfaqje që ka pasur në Teatrin e Operës dhe Baletit. Në TOB kam ndjerë diçka interesante në jetën artistike dhe më vjen mirë për këtë. TOB, po përpiqet të krijojë ritmin e shfaqjeve dhe ka qenë ndryshe në zhvillimet e veta të jetës artistike. Por në rast se flasim për filmat, këtë vit nuk ka pasur prodhim që të flasim. Nëse është shfaqur ndonjë film, kanë qenë projekte të disa viteve të shkuara.
 
Ju përmendët filmin, por në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë kanë filluar mbledhjet e bordit dhe po miratohen projekte në zhanre të ndryshme të filmit. Si i keni parë deri tani?
 
Duhet të shikoj rezultatet që të flas, efektet propagandistike nuk më pëlqejnë. Si mund të flas kur nuk kam parë rezultat. Ndoshta duhet të pyesni ndonjë më pranë Qendrës, që është gati të bëjë edhe punën e zëdhënësit. Kam qenë kundër me teorinë e shumëzimit të shumë projekteve. Unë mendoj që filmi është autoritar dhe nuk pranon shumë teorinë e masivizimit. Filmi kërkon që të jetë elitar dhe e drejta e shumëzimit të prodhimit me mjetet elektronike, sigurisht bëhet, por jashtë qendrave të tilla profesionale. Ato janë të lira dhe studiot indipendente mund të prodhojnë, por nga institucioni që ka përgjegjësinë direkte duhet të punohet me perspektivë, me vizion afatgjatë dhe punë serioze që të bëhet kompetitive, jo mes fillestarëve në formën shkollareske, por me krijimtarinë e vërtetë të vendeve të tjera. Unë nuk mendoj që vetëm shumëzimi i copëzuar i autorëve në film mund të sjellë punë cilësore.
 
Problemi me buxhetin e filmit vazhdon të jetë i dukshëm?
 
Shifrat nuk kanë ndryshuar në buxhetin e filmit. Po të krahasohen me vende të rajonit, buxhetet për filmin janë të dhimbshme, madje të pakuptueshme përderisa flitet vetëm për buxhete të tipit amator dhe independent. Ne nuk mund të jemi gjithmonë një model i çuditshëm, që çudisim botën me modelin shqiptar. Shikohet se si shkon në progres zhvillimi i buxheteve në të gjithë botën ku bëhet filmi, ndërsa ne vazhdojmë duke i shkurtuar buxhetet e filmit në minimum, duke u përpjekur të shkurtojmë edhe jetëgjatësitë e filmave. Në Shqipëri buxheti i filmit, buxhetet e artit dhe kulturës, janë të dorës së fundit, në krahasim me shpenzimet që çdo qeveri bën për të propaganduar punën e vet. Dhe kjo pa asnjë ndryshim të vetëm nga një qeveri te tjetra.
 
Në muajin e fundit të vitit ka filluar atmosfera e festave. Jeni i vlerësuar për punën dhe kontributin tuaj në RTSH, por kur jemi në prag festash çfarë mund të na thoni mbi RTSH, si themelues i televizionit çfarë ju shqetëson?
 
Jam skeptik. Nuk ekziston Radiotelevizioni Publik Shqiptar. Është thjeshtë diçka hipotetike.  E kam thënë që është një gjigand i medias i nëpërkëmbur, i harruar, që politika qëllimisht e shfrytëzon dhe keqpërdor. Të vjen keq që ky institucion gjigand është më i çpersonalizuari krahasuar me mediat e tjera. Jo se nuk janë mundësitë për të ndryshuar, por duhet të ndryshojë koncepti i politikës për ta kthyer këtë televizion në shërbim të publikut. Në përvojën e gjatë që kam pasur dhe një nga themeluesit, kam dhimbje si për një pjesë të madhe të rëndësishme të asaj që kam dhënë. Nuk ka seriozitet në RTSH. Aq më shumë  bashkëpunimet mes bashkive, TV, a RTV, ministrisë duken si pamundësi për të bashkëpunuar me republika të tjera. Ka një vit e gjysmë që kanë ardhur të majtët në pushtet dhe ende e kanë lënë TVSH të hapur me teori dhe pretendime, vjen apo jo opozita. E dini përse nuk e do politika zhvillimin e RTSH? Sepse të gjitha partitë, që vijnë në pushtet e kanë nga një kanal tjetër televiziv që e përdorin si megafon të vetin, dhe nuk i intereson televizioni publik, i vetmi që nuk ka për të plotësuar interesa pronarësh. Edhe njerëzit që emërohen për të menaxhuar televizionin, janë po ata që mbushnin emisionet e punëve automatike, në mos më keq si mund të dalë pak më vonë.
 
Jeni regjisori i njohur, dhe herë pas here keni theksuar dhe problemin e mosshfaqjes së filmave shqiptarë në RTSH, kryesisht prodhime para ‘90?
 
Nga filmat e mi RTSH nuk shfaq asnjë, por jo vetëm të mitë edhe të regjisorëve të tjerë. Nuk i shfaqin, sepse u ka mbytur mendjen propaganda e kundërpropogandës. Gjithnjë flitet me slogane dhe jo realitete. TVSH nuk shfaq filmin e vet. Përshembull “Fletë të bardha”, një nga filmat e parë që përballon me kurajo kërkesat politike të kohës sa mund ta quaj të parin film pararendës të prodhimit ‘89-’91, kur Kinostudio xhironte ende filma mbi jetën e Top heroit politik, nuk shfaqet. Janë këta autorë të frikësuar ende që u vjen mirë nga ky shtrembërim në historinë e kinematografisë, ka rrezik që këta filma të TVSH të dëmtohen fare. Nuk i mirëmbajnë filmat, nuk kanë qenë të vëmendshëm në RTSH për vlerat, për artin, për filmin, që ti rifreskojnë dhe ti kenë në formate të mira dhe me cilësi. Pasi edhe tani ekranin televiziv e konsiderojnë të politikës.
 
Do ta ndjekësh për Vit të Ri programin në RTSH?
 
Nuk besoj se do ta ndjek. Më vjen keq për një institucion që ka vazhduar të punojë si me drejtor si pa drejtor njësoj, si me bord si pa bord drejtues njësoj.
 
Prodhimi i filmit ka qenë i paktë, por si e keni parë filmin, sa ka qenë kompetitiv?
 
Në këtë transformim të stërzgjatur, ekonomik, social, politik, që ka pasur shoqëria jonë, filmi ka ditur të mbijetojë. Filmi mbijeton dhe mangësitë janë në menaxhim, jo në prodhim. Prodhimi i paktë që ka qenë, ka ditur të jetë kompetitiv. Dhe këto janë rezultate të matshme ndërkombëtarisht. Filmi nuk ka shkuar poshtë, ka mbijetuar.
 
Kineastët vazhdojnë të theksojnë problemin e të drejtës së autorit në filma. Edhe gjatë këtyre kohëve kanë reaguar jo pak për të mbrojtur të drejtat e autorit në film. Sa bashkoheni me qëndrimin e tyre, këtë vit sipas jush sa ka qenë në vëmendje e drejta e autorit?
 
Kur flitet për problem autori në Shqipëri flitet vetëm për të drejtat e një televizioni ndaj një tjetri. Nuk ka të drejtë autori, për krijuesit vetë. Ligj kemi, por e kam thënë nuk funksionon, nuk zbatohet. Strukturat shtetërore si njeh njeri si autoritet civil për të vepruar në zbatim të ligjit. Madje televizionet që mbrojnë të drejtat e tyre nuk paguajnë kur ftojnë në emisione sikur të vazhdojnë të jenë firma piramidale. Askush nuk u kërkon llogari. As për të drejtën e depozitimit legal nuk i shkon njeriu ndërmend, e vetmja gjë që u jep prestigj prodhimeve të televizioneve publike. Përkundrazi filmat vazhdojnë të shfaqen në kanale të ndryshme televizive pa të drejtë autori, pa kontrata, që të përcaktojnë qartë numrin e transmetimeve. Se kuptoj çfarë bën autoriteti i mbrojtjes së të drejtës së autorit. Prej vitesh është e njëjta histori.
 
Sa ju shërbeu takimi i kineastëve që u bë para disa muajsh në Ministrinë e Kulturës, me fokus problemet në kinemanë shqiptare?
 
Ishte një takim interesant për të njohur problematikën dhe për të diskutuar. Por rezultatet nuk i di.
 
Deri tani folët mbi probleme të ndryshme, por çfarë mund të na thoni mbi projektet tuaja artistike si regjisor? 
 
Kam qenë dhe pak racional kohët e fundit, kam bërë punë në dukje të thjeshta, por për mua kanë qenë të vështira dhe delikate. Kam realizuar disa dokumentarë dhe për ta kam marrë urime, që nuk i kam marrë ndonjëherë nga kritika. Ky gjykim më bën të ndjehem mirë. Një nga dokumentarët e mi, siç ka qenë i fundit për aktorin e njohur Ndrekë Luca, është realizuar pa investuar asgjë vetë QKK. Në QKK nuk e mbështetën si projekt, dhe u realizua me një kanal televiziv. Të bësh një punë sot dhe të mos kesh asnjë shpërblim ekonomik është diçka aventureske. Unë jam një aventurier i tillë, që vazhdoj të plotësoj ëndrrën time. Unë do të vijoj me dokumentarët dhe vëmendja do të jetë dhe vitin që vjen për diçka të rëndësishme.
 
Dokumentarët tuaj janë shumë të vlerësuar. Ju pohuat se dhe vitin që vjen do të vijoni me dokumentarët, çfarë keni këtë herë në vëmendje si temë?
 
Jam ndjerë shumë mirë me Vangjush Furxhi, me Lasgush Poradecin, Tefta Tashkon, Pandi Raidhin, si edhe Shkronjat e Pavarsisë apo Rrugët, etj. Kam pasur herë pas herë figura emblematike të artit. Mendoj se shoqëria shqiptare duhet ta ketë dhe regjisoren Xhanfize Keko ne një dokumentar të plotë. E kam njohur Xhanfizen dhe do të përpiqem ta sjell ashtu si nuk e njohin.
 
Duke folur për jetën artistike dhe kulturore, duket se për ju politikat e reja të Ministrisë së Kulturës nuk kanë sjellë zhvillimin që priste komuniteti artistik këtë vit?
 
Komuniteti artistik pret sigurisht gjithnjë më tepër. Unë nuk e di se si funksionojnë muzetë. Ka ndonjë ndryshim nga konceptet e shkuara deri tani në Muzeun Kombëtar. Kanë hyrë në axhenda muzetë në Shqipëri? Ka video për muzeumet e Shqipërisë, ka botime që t’i blejnë të interesuarit? Pra në rast se kjo ka ndodhur dhe unë nuk e di është një hap për t’u vlerësuar, por në rast se vazhdojnë të diskutojmë  është privatizuar apo jo kalaja, do bëhet qofte apo muze, këto vazhdojnë të jenë muhabete kafenesh. Sidoqoftë të pretendosh t’i japësh një atraksion turizmit për vlerat historike, arkeologjike, kulturore, është më mirë se sa të krijohen vetëm katalogë të veçantë të kuruar me faqosjet e sotme në revistat moderne, dhe jo me tendera, ose me vizione dhe imazhe si në kooperativat bujqësore.
 
Sa e keni ndjekur gjatë kësaj kohe reagimin e aktorëve për gjendjen e infrastrukturës së Teatrit Kombëtar. Ka qenë një çështje që ka sjellë jo pak reagime?
 
Teatri Kombëtar, mund të konsiderohet si thembra e Akilit për jetën kulturore. Jam mik i teatrit, që nga vitet ’60 deri tani. Kam qenë i vëmendshëm për arritjet artistike. Lidhur për problemin që po pyesni, vazhdojnë të mbeten 3 probleme të vazhdueshme të fokusuara dhe mediatike. Do të rikonstrukturohet apo jo godina, do të ketë ngrohje apo jo dhe do të kenë apo jo kontratë aktorët. Këto kanë vite që na kanë lodhur. Por duke u distancuar jo si mik i teatrit, por si konsumator unë shikoj çfarë do të bëhet me dukuritë artistike në teatër. Duhet të merremi më shumë me këtë. Tirana duhet të bëhet zë që të jemi kompetitivë, por a jemi të tillë?
 
Intervistoi: Julia Vrapi
 

Më të lexuarat