BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Intervista

Myslim Pasha: Hajdutët e BSH mbushën brekët me para, guvernatori krihet, siguria kombëtare në duart e autorëve të piramidave të ’97

Myslim Pasha: Hajdutët e BSH mbushën brekët me para, guvernatori
Koloneli në rezervë, Myslim Pasha, në një intervistë për Gazetën “SOT”, komenton vjedhjen në Bankën e Shqipërisë, veprimtarinë e kreut të shtetit Bujar Nishani, dokumentin e strategjisë kombëtare etj. Duke u ndalur te vjedhja e bankës, Pasha deklaroi se vjedhja e bankës ka rrëzuar shtetin dhe sigurinë kombëtare, ndërsa shtoi se paratë e grabitura nga banka kanë rrëshqitur në brekët e hajdutëve, në një kohë që guvernatori krihet. Ndërsa sa i përket veprimtarisë së kreut të shtetit, Bujar Nishani, koloneli në rezervë pohoi se presidenti nuk përfaqëson unitetin e popullit. Duke sjellë në vëmendje ankesat e Nishanit ndaj qeverisë në forumin ndërkombëtar, Pasha tha se Presidenti duhet të jetë i të gjithëve, pavarësisht se vjen nga një parti e opozitës. Më tej, koloneli në rezervë sqaroi tre rreziqet që i kanosen vendit tonë. Piramidat financiare të 97-s tragjike, tha ai, e shuan shtetin dhe e futën në greminën e shekullit, ku autorët e shkatërrimit të sigurisë kombëtare ende hartojnë ligje në Parlament. Emigracioni i jashtëzakonshëm antikombëtar, i mbi një milionë shqiptarëve që kanë shpëtuar anën ekonomike të tyre, është rreziku i dytë sipas kolonelit Pasha. Ndërsa shkujdesja në menaxhimin natyror të pasurive kombëtare sipas së Drejtës Ndërkombëtare, kur shteti “shiti” në turpin edhe krimin antikombëtar, të patreguar, gjeo-hapësira të mëdha detare, të cilat mund të fitohen vetëm me luftë ndërsa shteti jep në tavolinën diplomatike siç ndodhi në vitin e afërt 2009, është një tjetër rrezik sipas Pashës, që i kanoset Shqipërisë. 
 
-Qeveria ka miratuar strategjinë e re të mbrojtjes, e cila do të konfirmohet në Samitin e NATO në vjeshtë. A jeni njohur ju me këtë dokument dhe ku duhet të konsistojë strategjia e re e mbrojtjes?
 
Ju më pyesni nëse jemi njohur apo jo? Këtu menjëherë të shkon mendja tek tejdukshmëria e arritjes të një mendjeje të të gjithë aktorëve, dhe njohjes nga bashkësia e çdo individi. Rilindja e përtëriu këtë dokument themelor në kushte të sotme gjeopolitike. Gjendja dhe vlerësimi i rreziqeve për sigurinë kombëtare nuk mund të jenë parafabrikate, që i monton shkel e shko, ato janë në përshtatshmëri me kushtet zhvillimore të sotme shqiptare dhe në rajon. Fakti i pritshëm, se nuk do të pranohej nga Presidenti i Republikës dhe opozita kundërshtuese, na rrëfen edhe një herë se Shqipëria në raport me veten e saj vijon të jetë e pasigurtë.
 
-Ekspertët kanë renditur tre nivele rreziqesh të mundshme që mund t’i kanosen Shqipërisë, njëri nga të cilët është edhe një sulm i mundshëm ndaj Republikës së Shqipërisë nga një vend jo anëtar i NATO. Cili është komenti juaj?
 
 
Ishte një kohë…e dramës së madhe të këtij kombi, kur sistemi i izolimit komunist, krijoi një ishull- kështjellë, e sipër saj, një fanar ndriçimi. Një kështjellë pjellë e marrëzisë, që mbijetonte ndaj armiqsh dhe koalicion armiqsh, revizionistë dhe imperialistë… nga një kontinent në tjetrin…Diçka e jashtëzakonshme apo jo? Bashkësia e shqiptarëve, u mjedisua me këtë formulë “mitike” dhe ne ishim “krenarë” për këtë përrallë mbijetese dhe “fituese”. A nuk na mjaftoi kjo vallë, ky mësim dhe pësim” i shekullit që shkoi? Tani siç kumtoni ju, në rreziqet e mundshme që ka gjasa se do t’i kanosen këtij vendi … na qenka ” … një sulm i mundshëm …nga një vend jo anëtar i NATO-s…” Bashkësia e sotme nuk e ka mendjen tek këto hamendje sepse ka përditshmërinë e saj të kërcënuar, dhe ndeshet me të çdo çast. Nëse do t’ia shpjegoni, ajo do të çaplejë sytë, dhe mund të thotë se “ a jeni ndër vete apo jo?! ”. Ja, hapni vështrimin gjeografik rrotull dhe kërkoni një vend që s’është në NATO dhe askush nuk mund të presë që ky rrezik të vijë as nga Libia, as nga Siria, as nga ISIS, e as nga Rusia… Kapërcyem Mesdheun dhe mandej Atlantikun, shkuam deri në Azi, dhe asnjë hamendësim gjeostrategjik nuk na e mbush mendjen se do na kërcënojë…S’ka ngelur tjetër veçse Serbia në kufij me Shqipërinë e dytë, Kosovën. Mirëpo NATO dhe BE e kanë në sogjetim secilën lëvizje rreziku edhe të kësaj mundësie.
Po ashtu, as edhe për një sulm kibernetik hakerash të integruar kundër nesh, s’ta rrok logjika… Atëherë pse u dashkan që të radhiten këtu? Është tjetër gjë nëse bëhet fjalë për NATO si pakt. Ndërkaq, si shtet, në gjeo-historinë që shkruajmë sot, mund të shtrijmë gjykimin edhe për ardhmërinë, vetëm, si hamendje. Nëse përfytyrohet shpërbërja e NATO… kjo është tjetër gjendje…atëherë vjen situata që cek dokumenti. Por tani për tani si komb, në të dy anët e shtetit amë, në Kosovë, kemi kërcënimin e Veriut të saj. Të drejtat e shqiptarëve në fqinjët ballkanikë. Problemi rrënjor i pronave të Çamërisë në trojet nga të cilat u spastruan, është kompleks dhe nuk bëhet fjalë se mund të zgjidhet me luftë, por me ligjshmëri të së drejtës Ndërkombëtare. Greqia është anëtar i NATO. Kështu që shqetësimi përjashtohet. Kësisoj, “ky sulm i mundshëm” nuk ka gjasa. Vetëm po të bëhen ca kapërcime” pindarike”
 
-Atëherë, a mund të na radhisni disa realitete?
 
Shqiptarët edhe pse kanë halle të mëdha të mbijetesës së tyre, pasiguri të spikatura, janë ca ngjarje, ca histori që harrohen dhe s’përmenden fare. (a) Piramidat financiare të 97-s, tragjike e shuan shtetin dhe e futën në greminën e shekullit. Autorët e shkatërrimit të sigurisë kombëtare ende hartojnë ligje në Parlament. (b) Emigracioni i jashtëzakonshëm antikombëtar, i mbi një milionë shqiptarëve që kanë shpëtuar anën ekonomike të tyre por e kanë rrënuar çështjen kombëtare, s’e përmend kush. (c) Shkujdesja në menaxhimin natyror të pasurive kombëtare sipas së Drejtës Ndërkombëtare, kur shteti “shiti” në turpin edhe krimin antikombëtar, të patreguar, gjeo-hapësira të mëdha detare, të cilat mund të fitohen vetëm me luftë, ndërsa shteti jep në tavolinën diplomatike siç ndodhi në vitin e afërt 2009 e kjo nuk përfytyrohet. Institucionet dhe strukturat mbrojtëse “gjallojnë” mbi dafina të sigurisë. (a) Shkujdesja në kufijtë tokësorë, në menaxhim të tyre, për furinë e trafiqeve të drogës dhe krimeve të tjera të hartës së tregjeve të tjera të paligjshme, të ndotjes mjedisore, kur ende s’ka një ligj të kufirit tokësor të Republikës. Askund s’e gjen… (b) Gërdeci që në kujtesën kombëtare pas vetizolimit komunist është trokitje tragjikë se ç’bën vet shteti, për menaxhimin e armatimin e municioneve, duke u vetëvrarë, edhe duke qenë anëtar i NATO-s me autorë oligarkë kriminelë që vijojnë të hartojnë ligje vetsulmesh…të antisigurisë. Apo jo? (c) Radikalë islamikë, shkojnë në Siri edhe më larg dhe aty luftojnë … si xhihadistë… apo kjo nuk është siguri kombëtare? (d) Rritja e plantacioneve të mbjelljes së bimëve të drogës në një gjeografi tronditëse dhe “lufta” që bën “vetvetja me vetveten”, duke mbrojtur dhe sulmuar forcat e Rendit që janë forca të Sigurisë…aeroporte të vjetër që nuk monitorohen…etj Ah, këto nuk hyjnë në sigurinë kombëtare… (e) Ndërkaq, ja se si vijnë njëra pas tjetrës… ca gjëra të trasha, ca “muhabete që të lënë pa gojë dhe” siç është ajo e vjedhjes së Bankës së Shtetit në mes të rojeve të kamerave të “sigurisë”, të “dy syve, katër syve, gjatë syve… dhe me Guvernator të Syrit të mbyllur…” jashtë çdo logjike moderne për luftë hakerash që në internet të hyjnë dhe të vjedhin, kurse këtu ndër ne, futen kartmonedha në trup, në mbathje, dalin në derë e hyjnë në zyrë, sa prej kësaj, që s’rrëfehet me gojë, “sëmuret” vet hajduti në një neurozë paraje që s’e kish ëndërruar kurrë, dhe ai shkon e dorëzohet për të thënë se “Ti shtet je një mut i madh”! Po kjo ç’është? Siguri kombëtare? Në Veriun shqiptar është ngritur nga sarkofagu gjakmarrja dhe mijëra njerëz të ngujuar, fshatra të tërë janë shpërngulur në qytete dhe (a) Verilindja e mrekullisë tradicionale lëngon. Ku ndodhet siguria kombëtare? (b) Krimi ndërtimor që para një dite Edi Rama e shpalosi para shqiptarëve e ka bërë Shqipërinë një nga shpërfaqjet më absurde në zhvillimin qytetor të nesërm , si vepër e antiligjit dhe mungesës tërësore të Drejtësisë dhe Pronësisë.
 
-Po Komandanti i Përgjithshëm? Presidenti?
 
Për cilën siguri kombëtare mund të flitet kur Presidenti e ka mendjen, tek ajo, kinse, “balanca e pushteteve” dhe që po i heqin kompetencat, por që nuk ka cekur asgjësend nga këto që thamë më lart. Ne shqiptarët dimë se duhet të kemi një President për të gjithë, që edhe pse vjen nga një parti politike tjetër, ai futet natyrshëm me dinjitet në trupin e shtetit, në ligjshmërinë dhe strategjinë kombëtare të konsensusit brenda vullnetit të shumicës. Nuk mund të ndodhë kështu si tek ne kur Presidenti ankohet në një forum ndërkombëtar kundër qeverisë së tij, pavarësisht se vjen nga një Parti e opozitës. Parlamenti është kulla në të cilën rron e gjallon Kushtetuta. Ndërkaq, Presidenti ankohet për kompetenca, të cilat askush nuk ia ka hequr, por ai kërkon një entitet tjetër. Në sytë e tij kalon uniteti i kombit, ekonomia, ardhmëria, kufiri, mbrojtja e siguria, filozofia e njohjes dhe shmangies së rreziqeve në të njëjtën valë sikundër dhe qeveria e cila është e shqiptarëve. Vërtet ai është institucion, në piramidë të shtetit, por ama s’mund të tërheq frerin e kuajve të tij, nga fantazmagori të tij politike. Kjo dukuri na rrëfen fatkeqësisht se ky mospërkim është mungesë e Sigurisë Kombëtare.
 
-Ç’ mendim keni ju për vjedhjen e thesarit në Bankën e Shqipërisë?
 
Ajo që po ndodh sot, me ç’po na shohin sytë dhe dëgjojnë veshët, do të thotë se jemi argasur nga ndodhi të të njëjtit nivel, në sfera të ndryshme të shtetit, duke na i zbuluar pak e nga pak se shteti nuk ekziston… se rrëshqitja e parave ndër brekë hajdutësh, si të mesjetës, është njollë për shtetin që na e quajnë modern. Ndërkaq “guvernanca” e kësaj “Guverne Bankare ” kur shteti vidhet, Guvernatori relaksohet dhe krihet. Dhe ne mbajmë konferenca dhe analiza. Ky është një mallkim i madh. Kjo pra, na qenka siguria kombëtare…kanakare.
 
-Prokuroria ka nisur hetimet për 11 negociatorët. Cili është komenti juaj?
 
Kjo është punë e Prokurorisë. Unë jam një qytetar i kësaj Republike. Më sipër thamë se “shteti nuk ekziston” ndaj Rama me të drejtë e ka nisur inkusionin me “Rilindje”. Nuk mund të ketë Rilindje, pa përtëritje në të Anatomisë dhe Fiziologjisë së Shtetit, i cili gjendet në themele të pasigurtë dhe nuk e çmonton dot të keqen që na ka mbërthyer. Më thoni se ç’përgjegjësi ka një negociator i paktit kur kryeministri i tij merr teknologjinë ndarëse të detit dhe i shpjegon gjithë botës, se atë që ia kemi dhënë Fqinjit është krejt e motivuar dhe e ligjshme. Ç’të bëjnë prokurorët, në këtë marri kombëtare. Intervistoi: Joana Tafa
 

Më të lexuarat