BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Intervista

Sabit Brokaj: Po troket ora e arrestimit të Berishës dhe Bodes, në Shqipëri ka një kanal pastrimi parash

Sabit Brokaj: Po troket ora e arrestimit të Berishës dhe Bodes,
Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, në një intervistë për gazetën “Sot”, ka komentuar arrestimin e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, mundësinë e emërimit të një personi të huaj në krye të bankës, lidhjen mes vrasjes së bankierit Artan Santo dhe arrestimit të Fullanit, dhe rrezikun që i kanoset tashmë Berishës dhe Bodes pas arrestimit të ish-guvernatorit. Brokaj ka hequr paralele mes vrasjes së biznesmenit dhe bankierit të ndjerë, Artan Santo dhe arrestimit të ish-guvernatorit Fullani, duke deklaruar kjo lidhje vërtetohet edhe më shumë nga vetëdorëzimi i të arrestuarit të parë për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë, Ardian Bitraj. Sipas ish-ministrit, një vetëdorëzim pasi ke kryer një krim kushtëzohet, pasi sipas tij, rrezikon kokën dhe krimi gjithnjë ka bashkautorë. Brokaj theksoi se vetëdorëzimi i Bitrajt dhe frika e një ngjarje të ngjashme me vrasjen e Santos, të ngacmon mendimin për të hequr paralele mes të dyjave.
 
Ndërkaq, ish-ministri është ndalur gjithashtu edhe te arrestimi i ish-guvernatorit Ardian Fullani, arrestim sipas të cilit të jep përshtypjen e fillimit të funksionimit të shtetit ligjor. Brokaj shtoi se politika reagoi shumë zbehtë ndaj një ngjarjeje të tillë, reagim i cili duhej të vinte në rritje, sidomos nga ana e opozitës, e cila kishte një kauz nga e cila do merrte dhe mbështetjen e publikut. Ndër të tjera, ish-ministri i Mbrojtjes, theksoi se dyshja Berisha-Bode rrezikojnë shumë pas arrestimit të Fullanit. Sipas tij, financimi i qeverisë duke blerë Dajtin nga banka, prekja e rezervave nga Bode dhe Berisha dhe veprime të tjera financiare të cilat bëheshin nëpërmjet Fullanit, janë fakte të cilat do të konkretizonin arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode. 
 
 
-Z. Brokaj, një javë më parë është arrestuar një ndër të parët në rang zyrtarësh të lartë, ish-Guvernatori Ardian Fullani. Si e shikoni arrestimin e Fullanit dhe a mendoni se në Shqipëri po fillon të funksionojë shteti ligjor?
 
Me arrestimin e Fullanit duket sikur po ndryshon diçka. Ç’është e vërteta, mua nuk më bën këtë lloj përshtypje që është në dukje, për arsye se problemi i parave dhe i shtresave të tyre është më i fshehtë dhe i komplikuar se ç’mund të ishte vrasja në bulevard e katër vetëve, e cila deri më tani ka pësuar fiasko, kur kuptohet se ç’përbën ajo. Megjithatë, paraprakisht mund të them që ka një dozë optimizmi në kuptimin e veprimit të ligjit. Nga ana tjetër, pati dhe një pasqyrë, paraqitja me një farë domethënie para arrestimit, që edhe ajo ka një farë interesi, në kuptimin që ndërsa publiku, media dhe populli u trondit, politika reagoi shumë zbehtë. Më bëri shumë përshtypje mosreagimi i opozitës, e cila kishte një kauzë të reagonte se kishte publikun gati, ndërkaq merrej me një pervers në Sarandë, duke lënë kauzën. Dhe tjetra është që, edhe politika e pushtetit, e qeverisë, ishte shumë pritëse. Domethënë, nëqoftëse ishte një Braçe që reagonte drejtpërdrejt, në sinkron me rëndësinë e ngjarjes dhe skandalin që ishte, pjesa tjetër ishte relativisht e zbehtë, gjithnjë në raport me ngjarjen. Këto dy aspekte që desha të diferencoj unë, më bëjnë përshtypje dhe secila ka domethënien e vet. Shpresoj që mos të bllokohet në vazhdim çështja dhe e vlerësoj këtë normalisht sepse janë disa struktura nga ato që quhen ndërkombëtare, që nuk duhet të fshihen pas gishtit. Prandaj, them se duhet një qëndrim i drejtësisë aktualisht, ndërgjegjësimi dhe përgjegjshmëria e politikës, kam parasysh atë që qeveris, duhet të vijnë në rritje. Unë e thashë edhe më sipër që pritej që qeveria të ishte e shprehur më qartë. Duhet të ishte më e guximshme. Ma ka qejfi ta justifikoj, sepse nuk ka dashur të krijojë trembje dhe frikë të një situate të tillë që krijon një farë destabilizimi. Braçja është i vetmi deputet me “karat” të plotë në Parlamentin Shqiptar. Mua më vjen mirë që ai gjithnjë ka qëndruar në rolin e përfaqësuesit të popullit. 
 
-Cili është komenti juaj për mundësinë e emërimit të një personi të huaj në krye të Bankës së Shqipërisë?
 
Mua nuk do më pëlqente që Guvernatori i Bankës, që është një pushtet i madh dhe i pavarur, të jetë në duart e një të huaji. E vërteta është edhe si një reminishencë. Guvernatori i parë i Bankës së Shqipërisë ka qenë një i huaj, një italian dhe pas 100 vjetësh ne kemi nevojë për një guvernator, megjithëse në 50 vjet të një regjimi totalitar po e quaj unë, çelësat i kishim fort mirë në dorë ne. Dhe nuk është se dështoi banka do të thosha unë, ose sistemi bankar në tërësinë e vetë. Pra, ne kemi këtu financierë ose bankierë, ose nëqoftëse kjo periudhë na ka hequr besimin te ata, ka shqiptarë në misione ndërkombëtare dhe personalisht kamë njohur persona që punojnë në strukturat ndërkombëtare, që mund të marrin në dorë Bankën e Shqipërisë dhe ne të kemi besim të plotë te ata. Rezerva ime lidhet së pari me faktin se, nuk më pëlqen që pas 100 vjetësh ne të mos dimë të mbrojmë bankën tonë, të mos kemi besim te njerëzit tanë. Dhe tjetra, gjejmë menjëherë në bankë, njerëz të zotë, që të kenë besim te FMN dhe BB, struktura që na financojnë dhe të kenë prestigjin dhe dinjitetin e shtetit shqiptar. 
 
-A mendoni se ka një lidhje mes vrasjes së Artan Santos dhe arrestimit të Ardian Fullanit?
 
Patjetër që mund të bëja një lidhje, aq sa unë i kuptoj këto si probleme. Që kur se doli problemi i bankës, vetiu që na vajti mendja te Santo, realisht. Natyrisht që janë probleme të komplikuara, jo të pazbulueshme, që do i nxjerrin në dritë, por mendja të shkon. Më shumë na e vërtetonte këtë fakti i dorëzimit të Bitrajt. Një vetëdorëzim, pasi ke bërë një krim, kushtëzohet. Së pari, sepse po rrezikon kokën. Pra, krimi që ke bërë ka bashkautorë. Dhe së dyti, që është më pak e besueshme mendoj unë, që pasi bën krimin të vret ndërgjegjja dhe Bitrajn e vrau ndërgjegjja dhe u vetëdorëzua. Pra vetiu vetëdorëzimi i tij dhe frika e një ngjarje të ngjashme me vrasjen e Santos, të ngacmon mendimin për të hequr paralele mes të dyjave. 
 
-Pas arrestimit të një zyrtari të lartë si në rastin e Fullanit, a mendoni se rrezikohen pozitat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode?
 
Unë e mendoj se mund të rrezikojnë më shumë se këta të dy. Ju i përmendët këta të dy sepse kanë bërë abuzime që kanë dalë në shesh, siç kanë qenë po themi, financimi i qeverisë duke blerë “Dajtin” nga banka, ose prekja e rezervave nga Bode dhe Berisha dhe veprime të tjera financiare, të cilat bëheshin patjetër nëpërmjet Fullanit. Kështu që ajo që përmendët ju, më duket se është afër konkretizimit. Por, më duket se një lojtar si Fullani, është i zënë nga të dy palët. Bile në këtë moment, më vjen në mendje se mund të kem qenë i vetmi ose i rralli që kam kundërshtuar emërimin e Guvernatorit Fullani. Të bëjmë një parantezë, meqë mu ngacmua kujtesa. Fullani erdhi si një marrëveshje Nano-Berisha. Kjo marrëveshje mes tyre prekte dhe disa drejtues të institucioneve të pavarura kushtetuese. Pra, siç u hoq Fatos Klosi, do të hiqej Fehmi Avdiu, i cili nuk u hoq për arsye se ndërhyri Këshilli i Evropës, ashtu u hoq dhe Shkëlqim Cani i cili u ndërrua me Fullanin. Atëherë, meqenëse ishte vendim i dy grupeve parlamentare, pushtet-opozitë, më duket se vetëm unë kundërshtova. Megjithëse mund të ketë qenë dhe dikush tjetër përveç meje, që ka kundërshtuar emërimin e Fullanit. Bile, unë në Parlament, paraqita dhe qëndrimin kundërshtues për ndërrimin e Canit me Fullanin nga BB dhe FMN. Mua më kanë rënë në dorë letrat e tyre drejtuar qeverisë në të cilën kundërshtohej emërimi i Fullanit. Bile, kundërshtimi ishte aq ultimativ sa unë me atë sedrën nacionale thashë: si shumë qenkan këta, domethënë pushtet mbi pushtetin tonë që gati komandohen. Por, marrëveshja Nano-Berisha ishte aq e fortë, sa ata nuk pyetën për këto shkresa. Madje, vetë atëherë thashë se është turp për këtë parlament që të zëvendësojë Guvernatorin ose financierin Cani, me një person që me sa di unë mesataren e ka pasur gjashtë. Nuk e kam natyrë të fyej, por, doja të nxirrja kontrastin dhe t’ia përplasja parlamentit. E bëra këtë parantezë për të treguar se Fullani, që në marrëveshjen Nano-Berisha është vënë për të kryer veprime që ia komandonin pushtetarët. Ndaj, gjykoj se, nuk është puna vetëm te Berisha dhe Bodja, por ndoshta do të ketë më shumë se kaq. Gjithçka varet se sa i thellë do të jetë hetimi dhe sa të interesuar do jenë për t’i nxjerrë në shesh kalbësirat. 
 
-Prokuroria ka mbyllur dosjen e Arben Imamit, i denoncuar nga pasardhësja e tij. A mendoni se kryeprokurori do të vendosë vërtet drejtësi?
 
Unë mendoj se Llalla asnjëherë nuk ka për të vendosur drejtësi. Mbyllja e dosjes së Imamit është në vazhdën e mbylljes së qindra dosjeve të mbyllura deri më tani. Sa për arrestimin e Fullanit, kam përshtypjen se dënimi është më shumë se sa nga ligji. Ngjarje shumë kriminale, shumë e dukshme, shumë publike, etj., ishte 21 Janari dhe shiko se ç’po bëjnë ata me dosjen. Arrestimi i Fullanit ishte relativisht i vonuar, pasi u arrestua një muaj e kusur pasi ndodhi vjedhja e bankës. Ndaj nuk pres nga Llalla ndonjë veprim kushedi. Fullani u mbeti në dorë tashmë. Nëqoftëse më parë kush vriste kishte përgjegjësi shumë të mëdha në Shqipëri, problemi i Fullanit prek edhe më tej financat. Vrasja e katër personave, nuk prekte asgjë veç bulevardit, mendjes, zemrës dhe shpirtit të shqiptarëve. Kurse arrestimi i Fullanit reflekton shumë më lart sesa kaq, për faktin se financa shqiptare është e varur nga financa të tjera. Dhe natyrisht, të shkon mendja se nëqoftëse ekziston një kanal pastrimi parash, atëherë nga ky kanal rrjedhin shumë kanale të tjera të parasë së pistë. 
 
-A keni ju një koment për Prokurorin Ramadan Troci, një ndër të parët i cili firmos arrestimin e një zyrtari të lartë?
 
Na bën optimist veprimi profesional dhe i guximshëm i Prokurorit Ramadan Troci, si një ndër fenomenet që rrallë ka ndodhur që të ndëshkohen nga drejtësia, autoritete të këtij niveli. Shpresojmë që veprimi i tij, të vijojë me të njëjtën kurajo dhe në hallkat e tjera të drejtësisë. 
 
 
-Z. Brokaj pas 3 vitesh vijon ende të jetë i hapur debati për gjykimin e Sali Berishës nga drejtësia shqiptare për 21 Janarin ashtu si për Gërdecin dhe shitjen e detit. Cili është komenti juaj?
 
Unë e kam thënë edhe më parë se Sali Berisha synon që pushteti të jetë i dobët dhe i frikësuar. Berisha është i vetëdijshëm se nëse në Shqipëri do të vendoset një shtet ligjor, ai duhet të shkojë i pari në Prokurori. Por, Berisha krijon shumë situata, ashtu sikurse e filloi me avionin para pak kohësh, Lazaratin, vrasjen e biznesmenit, reformën territoriale, në mënyrë që të shpëtojë si qeveria e Nanos, ku nën presionin e ndërkombëtarëve ndalonte që të bëhej procesi i së drejtës në Shqipëri. ‘97-ta apo ‘98-ta kur Berisha bëri grusht shteti, ishin momentet që duhej bërë shteti ligjor, nëpërmjet ndëshkimit të shkelësve të ligjit. Edhe sot përgjegjësia është po e së majtës, që nuk guxoi ta bënte atëherë dhe sidomos e ndërkombëtarëve që i bënë presion qeverisjes socialiste për të mos u marrë me Berishën. Të njëjtën përpjekje bën Berisha sot, në mënyrë që mazhoranca të mos guxojë të merret me Berishën apo banditët e tij të krimit dhe të korrupsionit, nga frika se kjo do të interpretohet si politike dhe do krijohet situatë destabilizimi dhe më mirë të bëhet kompromis sesa të ecë Shqipëria kështu. Intervistoi: Joana Tafa
 

Më të lexuarat