BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

dossier-intervista

Armand Bora: “Ata hyjnë pa trokitur”, vepër politike si denoncim për diktaturat

Armand Bora: “Ata hyjnë pa trokitur”, vepër politike si
“Ata hyjnë pa trokitur” është vepra më e re, që çel sezonin e ri artistik në Teatrin e Metropolit.  Vepra që mban si autor dhe regjisor Armand Borën, është një vepër që në aspektin dramaturgjik bën përpjekje për ta parë në largësi; kohën, familjen, historinë e shoqërisë shqiptare, në periudhën e diktaturës e sistemit komunist. Sipas autorit, është një tekst që e sheh në këndvështrimin satirik, komik, ironik, pa anashkaluar thelbin; dramën e asaj periudhe. Duke e quajtur një vepër politike, Bora sjell historinë e një çifti intelektualësh shqiptar në kohën e komunizmit. Në intervistën dhënë për gazetën, Bora thotë se për pjesën është frymëzuar nga jeta e çiftit të njohur Pirro dhe Pavlina Mani, edhe pse vepra nuk është historia e tyre, por një homazh ndaj kujtesës sonë. Duke nisur nga situatat komike, e duke përfunduar tek ato më dramatiket premiera shkruar dhe me regji nga Armand Bora ngjitet sonte në skenën e Metropolit, nën interpretimin e dy artistëve të njohur të teatrit.
 
-Vepra “Ata hyjnë pa trokitur” është premiera që çel sezonin artistik të Teatrit të Metropolit. Si autor i saj, kur e keni shkruar këtë vepër që vjen në skenë me regjinë tuaj?
 
Ka një proces të gjallë në periudha që ka qëndruar brenda meje, ka fjetur, dhe punonte vetë në trurin tim. Kam shkruar një variant të parë, të cilën kam tentuar ta vë në sallën Blu të GKA, midis strukturave të realizimit socialist me dy miqtë e mi, dy aktorë të tjerë, por pa dyshim që në këtë proces pati formimin dhe pjekurinë e plotë. Ishte një periudhë e gjatë, që nga 1994 unë kam mbyllur variantin e parë. Gjithë kjo kohë ishte periudhë tjetër akumulimi dhe padyshim që vepra  ka ndryshuar shumë, është pasuruar shumë, janë zhvilluar shumë situatat dhe karakteret. Është bërë më e prekshme, me më tepër ngjarje konkrete, nuk ngelej siç ishte në variantin e parë simbolike që nuk e prekte plagën me dorë. Tani vjen më e drejtpërdrejtë dhe komunikon më mirë me publikun.
 
-“Ata hyjnë pa trokitur”, ju pohuat se vjen si një vepër politike që denoncon diktaturën?
 
Është një vepër e angazhuar, nuk është vetëm e kufizuar tek një diktaturë që ne kemi jetuar, por një akuzë ndaj çdo lloj diktati, situate ku dhunohen  apo kufizohen të drejtat dhe liritë e individit.
 
-Keni pohuar se për pjesën jeni frymëzuar nga jeta e çiftit të njohur Pirro dhe Pavlina Mani, edhe pse vepra nuk është historia e tyre?
 
Atje ka qenë vetëm spuntoja. Ishte një fjali e thjeshtë e profesorit tim Pirro Mani, që më thoshte shpesh: ‘I kam bërë gati disa herë valixhet pas premierave të mia, duke menduar që do vinin të më arrestonin’. Kjo ka qenë, kaq mjaftonte, pastaj është pasuruar vepra, ka mbresa nga bisedat e shpeshta që kam pasur me Visar Zhitin apo Maks Velon, personazhe të tjerë, familjarë të mi. Pra ka për të qenë një pjesë teatrore, që gjithsecili do të ndjenjë apo gjejë detaje të jetës së tij, sepse diktaturat në një farë mënyre ta bëjnë uniform jetën dhe jetët tona u bënë gati njësoj. Duke qenë  se të gjitha u bënë njësoj, gjithsecili shikonte vetveten te jeta e tjetrit.
 
-Duke folur për veprën pohuat se shumë elementë të diktaturës vijojnë akoma?
 
Ne jetojmë, i prekim. Nuk besoj se liria fitohet me një pluralizëm, ne duhet të fitojmë lirinë e të menduarit. Ne vazhdojmë akoma të kemi frikë të mendojmë dhe pastaj të flasim dhe të bëjmë, sepse ka penalizime. E gjithë historia e Shqipërisë ndaj këtyre viteve ka treguar se njerëzit që mendojnë ndryshe nga masa janë penalizuar, ose duke iu ndërprerë karriera, ose duke u lënë në hije, ose dhe deri tek goditje fizike. Këto janë akoma mbeturina të një mentaliteti dhe të një psikologjie që duhet të ishte tejkaluar në Shqipëri, por faktet tregojnë që jo. Unë nuk pretendoj ta zgjidh këtë problem, por të rihap debat.
 
-Për këtë vepër ju keni zgjedhur dy emra të njohur të teatrit, Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani, të cilët gjatë kësaj kohe kanë qenë shumë aktivë jo vetëm si regjisorë por dhe aktorë në teatër, ndërkohë që ju i sillini dhe si protagonistë të kësaj pjese teatrore?
 
Kanë qenë aktivë në teatër siç pohuat dhe ju, por janë dhe dy miq të mi. Duke qenë aktivë në teatër, kjo tregon se ata kanë pasur dëshirë dhe aftësinë për të punuar, i pëlqen publiku dhe dinë të punojnë mirë. Këta janë garanci për veprën dhe çdo regjisor e ka kënaqësi që të marrë në vepër një aktor që është në treg, është aktiv. Veç kësaj ne kemi dhe një qasje estetike ndaj teatrit, kemi shije dhe mendime të përbashkëta, kjo është e rëndësishme.
 
-Kjo vepër që nga situata komike përfundon tek ato dramatike për herë të parë do të sjellë dhe një diskutim pas shfaqjes së saj në skenë. Kjo nuk është aplikuar deri tani me premiera të tjera në teatër, ndërsa ju do të sillini dhe një diskutim për të. Pse e menduat këtë?
 
Kjo është diçka e re për Shqipërinë, sepse në teatro në botë bëhen ndoshta dhe shpesh diskutime të tilla, por nuk jam nisur nga një formalizëm meqenëse nuk është bërë duhet ta bëjmë, pasi këtë e kërkon vetë vepra. Jam i sigurt që publiku do të dëshirojë të qëndrojë pas shfaqjes për të thënë dhe ai diçka nga një mbresë personale, ndoshta jo për shfaqjen, por për jetën e tij. Do të na interesonin shumë këto rrëfime, sepse mendoj se duhet të kthehet në një lloj terapie për ta nxjerrë gjithsecili nga vetja e tij atë që nuk gjen vend ku ta shprehë. Mendoj që kjo skenë mund të bëhet një shesh ku hidhen këto histori.
 
-Ju vini me një premierë si autor dhe regjisor, por pse keni munguar kaq shumë kohë në teatër?
 
Është diçka normale, njeriu ka dhe arsye artistike për tu tërhequr, por dhe arsye joartistike. Tek unë kanë qenë të dyja. Edhe një lloj tërheqje për të riparë konceptet e mia mbi teatrin, sepse dola nga një shkollë e caktuar, pata një eksperiencë me një grup aktorësh të caktuar, me vepra të caktuara, por vjen një moment pjekurie kur ti do që ti lësh të flenë pak gjërat dhe të rishikosh ato që janë konceptet e tua mbi teatrin, për tu rikthyer më i pjekur, më i plotësuar nga ana teorike mbi punët e tua.
 
-Flasim për teatrin sot. Në syrin tuaj si e shikoni sot teatrin, reformat që janë bërë, buxhetet që jepen?
 
Duhen investime dhe buxhetet për teatrin, por qasja që duhet ti bëjnë problemit të teatrit duhet të jetë më e gjerë. Duhet të jetë qasja administrative, nuk është zgjidhja tek investimet në infrastrukturën e teatrit edhe pse skena, ndriçimi, rrogat kanë rëndësi, por ajo që më shqetëson mua që mund ta bëjmë mirë është reforma e aspektit artistik. Ne akoma nuk kemi një draft, strategji, traktat estetik për teatrin, çfarë është tetari shqiptar askush nuk mund ta thotë. Ti mund të bësh çdo gjë në teatër dhe thua ky është teatër. Nuk ka një etalon, njësi matëse që ti referosh dhe këtu po shkojmë. Kjo nuk bëhet nga një person, nuk bëhet nga drejtuesit e institucioneve kulturore, por ka ardhur momenti të rihapet një debat brenda nesh, brenda komunitetit artistik për ta parë realisht të vërtetën. A jemi ne aty ku duhet të jemi?
  
-Ndërkohë që me veprën tuaj ju çelni sezonin artistik në Tetarin e Metropolit,  çfarë mund të na zbuloni mbi aktivitetin tuaj në vijim, projektet?
 
Kam një projekt tjetër shumë të madh me të cilin po merrem, por duhet ta lë surprizë.
 
-Një ftesë që ju i bëni publikut me veprën tuaj, çfarë do të gjejë nga historia dhe interpretimi i aktorëve?
 
Kjo vepër plotëson dy elementë, dy funksione të teatrit, edhe atë argëtues, por dhe atë për tu bërë një medium, hapësirë e debatit. Nuk është një tentativë për ti vënë në gjumë njerëzit, për të kaluar një orë e gjysmë në mënyrë hipnotizuese për të harruar hallet e ditës, por jo ky është një teatër që ti kujton hallet, që të thotë hapi sytë, zgjohu. Ne jemi përballë publikut për të folur për të njëjtat shqetësime dhe probleme, dhe të gjejmë mjetet dhe rrugët për ti zgjidhur.
 
“Ata hyjnë pa trokitur”, historia e një çifti intelektualësh 
 
Historia e veprës “Ata hyjnë pa trokitur” është historia e një çifti intelektualësh të izoluar  brenda ambienteve të shtëpisë së tyre në kërkim të pjesës së fajit. Në këtë kërkim i kthehen dhe rikthehen jetës së tyre duke e parë dhe analizuar, për të gjetur gabimin. Kjo jetë, e cila del nga kujtesa ashtu siç edhe ata futin dhe nxjerrin nga valixhja plaçkat (rrobat) e tyre që i kanë bërë gati për t’i marrë me vete, për të shkuar në kampet e përqëndrimit, kalon si një film përpara spektatorit, me të gjitha ngjyrimet e tij, duke nisur nga situatat komike, e duke përfunduar tek ato më dramatiket. Personazhet e veprës “Ata hyjnë pa trokitur” janë dy, burri dhe gruaja që interpretohen përkatësisht nga aktorët Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani. Burri është artist, instrumentist në profesion. Njeri sensibël me ndjeshmëri të lartë, që në raport me gruan e lidh që pasioni i një dashurie sublime dhe deri në bezdisjet më të vogla të një jete banale, që ata bëjnë. Gruaja edhe pse nuk ka një profesion të përcaktuar, është kthyer në simbol të bukurisë fizike dhe asaj shpirtërore. Ajo e përjeton dyfish këtë presion edhe shpirtërisht dhe si dhunë ndaj fizikut të saj.   Intervistoi: Julia Vrapi
 

Më të lexuarat