BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-lifestyle

Artan Maku: Ministria e Kulturës bën show kulturor me aktivitetet, por jo politika kulturore për të ardhmen...

Artan Maku: Ministria e Kulturës bën show kulturor me aktivitetet, por
Festivali i filmit “Anifest” këtë vit shkon për herë të parë në qytetin e Gjirokastrës, një projekt për të cilin prej kohësh po punojnë organizatorët e tij. Kur vetëm disa javë na ndajnë për të filluar ky festival në këtë qytet, organizatori i tij regjisori Artan Maku flet për realizimin e këtij aktiviteti në qytetin jugor, duke theksuar dhe vlerat që do të përcjellë për edukimin e publikut me kinemanë. Në intervistën dhënë për gazetën, regjisori Artan Maku shprehet se sot nga institucionet nuk ka vëmendjen e duhur për zhvillimin e politikave edukuese për fëmijët dhe brezin e ri me filmin, që sipas tij ndikon jo pak në zhvillimin e kinematografisë shqiptare dhe spektatorin e kinemasë. Por kur flitet për filmin artistik për fëmijë, regjisori i animacionit Artan Maku, ai pohon se fatkeqësisht mungojnë regjisorët për ta realizuar atë. Artan Maku ka realizuar 21 filma të animuar. Filmin e parë si piktor dhe regjisor e realizoi në vitin 1981 “Dhelpra dhe iriqi”. Në vitin 1984 krijon personazhin e Pikut, një karakter me të cilin xhiroi disa seri filmash vizatimorë deri në vitin 1988. Filmi i tij “Lulja magjike”, 1985 u vlerësua me çmimin e tretë në Festivalin e 6 të Filmit Dokumentar e Vizatimor Shqiptar. Filmi “Piku me lëkurë dhelpre” merr çmimin Desiderio në Festivalin e Fëmijëve, Itali 1989. Filmi “Koha moderne” vlerësohet me Best Animation në Festivalin Ndërkombëtar Nine Eleven, Prishtinë 2007. Që nga viti 2005 Artan Maku i është kushtuar produksionit të filmit krahas punës krijuese në fushën e animacionit. Ka prodhuar një sërë titujsh veprash të reja të gjinisë së animacionit dhe të filmit me metrazh të shkurtër, duke u prezantuar me to në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2010 merr jetë projekti i tij “AnifestRozafa”, festivali ndërkombëtar i filmit të animuar, i pari i këtij lloji në Shqipëri.
 
-Keni nisur përgatitjet për festivalin “Anifest”, por cili është qyteti që do të mirëpresë këtë projekt si fillim?
 
Meqenëse festivali në vetvete ka politika edukimi nëpërmjet kulturës, në të vërtetë ne si organizatë menduam ta shtrijmë në gjithë Shqipërinë. Ne arritëm të krijojmë bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës që na ndihmoi, por edhe ajo e kishte në politikat e saj edukimin në perspektivë. Në politikë ishte e ardhmja e fëmijëve të Gjirokastrës, dashuria dhe me kinemanë. Ne për këtë e gjetëm mirëkuptimin, dhe nga data 20 deri më 26 prill të 2015 ta fillojmë aktivitetin e këtij viti në këtë qytet. Do të shfaqen filma nga më të mirët nga “AnifestRozafa”, që kanë marrë dhe vlerësime. Por duhet të kuptojmë që panorama e filmit në strukturën se si po ngrihet, festivali “AnifestRozafa” në një të ardhme mund të realizohet dhe në këtë qytet dhe në Shkodër, pra mendohet që festivali të jetë shëtitës. Por me buxhetin që ishte, ne arritëm vetëm të bëjmë prezantimin në Gjirokastër, dhe nuk është se ne buxhetin e marrim 100 përqind nga Ministria e Kulturës, pasi kryesoren na e financon dhe bashkia. Nga Ministria e Kulturës për këtë projekt për një shtirje në gjithë Shqipërinë ne kërkuam 3.500.000 lekë të reja, por na u akordua nga ministria 400.000 lekë të reja. Do ta zhvillojmë në Përmet këtë projekt, dhe në Tiranë do të vijë më 15 tetor, por do të jetë vetëm me filmat fitues që kanë fituar në këto festivale. Ne kemi pak buxhet, por do të mundohemi të bëjmë një hap përpara. Ne do të bëjmë luftën tonë dhe do mundohemi ti bindemi të tjerët. Të bësh një aktivitet për fëmijë, është shumë e vështirë. E them këtë, sepse gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi ndjerë si në bashki të ndryshme dhe ministri, politikat që thuhet se janë kulturore nuk bëhen. Pra në të vërtetë ato bëjnë një strategji kulture, show kulturor me një aktivitet sa për të mbushur programin, por jo që të bëjnë politikat kulturore për të ardhmen se kujt i shërbejnë. Pra çfarë përfiton shoqëria në vend nga kjo politikë në lidhje me kulturën që transmeton? Në këtë moment ne si organizatë e kemi politikën për fëmijët, dhe synimi ynë që të rrisim spektatorët e kinemasë. Pra fëmijët ta adhurojnë dhe ta duan kinemanë. Meqë folëm për buxhete, të financosh 400.000 lekë të reja një projekt të tillë, kjo tregon që ti si institucion nuk ke politikë kulturore për fëmijët. 
 
-Pra për ju duhet që nga institucioni të jenë më në vëmendje politikat edukuese kur flitet për kinemanë dhe filmin?
 
Nuk janë në vëmendje politikat që duhen. Ne kemi paraqitur dhe një projekt tjetër të zhvillimit të audiencave, projekt që do të fillojë që te parashkollorët, njohja e filmit tek fëmijët parashkollorë. Sot fëmijët e njohin kinemanë nëpërmjet televizionit, por mësohen jo mirë, sepse filmi artistik nuk shkon nga televizioni, shkon tek kinemaja. Po ti shikosh politikat kulturore të Ministrisë së Kulturës janë aktivitete si Festivali i Dritave, koncerte të ndryshme, etj, që dhe këto nuk mohohen, por me këto aktivitete nuk ke një feedback, nuk ke një kthim pas. Kultura në vetvete nuk të sjell para, dhe e vetmja gjë që të sjell para indirekt në të ardhmen duhet një politikë ekonomike, ndaj themi politikë kulturore nëpërmjet kthimit pas feedback, pra kur ti investon tek fëmijët ti atë e ke spektatorin tënd. Sot politikat që ndërmerren nga ministria nuk kthejnë vlerat në të ardhmen. Dhe ne projektin tonë e bëjmë investim tek fëmijët, që në të ardhmen do të kemi spektator të sigurt. Ai në të ardhmen do të ndihmojë në anën ekonomike, do blejë biletën në kinema, do shtohen spektatorët, etj. Kjo gjë mungon te Ministria e Kulturës, po e njëjta gjë dhe në QKK. Ne kemi biseduar dhe është pohuar se në QKK duhet të shtohen filmat për fëmijë. Por ka lindur një problem, pasi është bërë një thirrje që të sillen skenarë për fëmijë dhe në fund dhe regjisorët e rinj dhe të vjetër nuk dinë të bëjnë filma për fëmijë. Ka ikur brezi i regjisores Xhanfize Keko, etj., që bënin filma për fëmijë. Këtë plejadë ne nuk kemi regjisorë që realizojnë filma për fëmijë, ndaj dhe nuk janë bërë filma për fëmijë.
 
-Ju pohuat se ka probleme me realizimin e filmit, por ju jeni dhe vetë regjisor i filmit të animuar?
 
Unë luftoj që dhe filmi i animuar të kthehet vetëm për fëmijë, të mos bëhet më filmi filozofik, të jenë edukativë në adresë të fëmijëve.
 
 -Sipas jush, ku është sot prodhimi i filmit të animuar?
 
Këtë vit janë miratuar 4 projekte në QKK për filmin e animuar dhe mund të them që dy filma i adresohen fëmijëve, një është për adoleshentë, dhe i treti është nga Kosova. Tani ka një rrugë të mirë për filmin e animuar, sepse më parë ka munguar politika në QKK për filmin e animuar.
 
-Sa problem mbetet për ju sot e drejta e autorit në filma?
 
Probleme ka jo pak. FMAA nuk merr dot përsipër të luftojë piraterinë. Problemi i piraterisë në filma, ne jemi lodhur duke folur por vazhdon dhe lulëzon. Segmentët, të cilët mundohen ta bllokojnë nuk arrijnë dot. Por se ku ngec kjo, këtë janë politikat shtetërore që e kanë. Pra se si do të veprohet apo zgjidhet, këtë unë nuk jam ekspert. Ligjet mund të jenë ligje, por puna është se si realizohen. Ligjet mund të jenë të mira, por sa zbatohen? Deri sa tek ne gjallëron pirateria, kjo tregon se nuk bëhet sa duhet për të mbrojtur të drejtën e autorit. Unë nuk i njoh mirë strukturat shtetërore, por ndjehet mangësia e tyre për luftën kundër piraterisë. Pirateria shkakton shumë probleme dhe tek ne që merremi me filmin e animuar. Blihen filma me 5 lekë dhe shfaqen, sepse askush nuk u thotë gjë. 
 
-Ju jeni regjisor, ndiqni dhe filmat që shfaqen për të rriturit në kinema. Në gjykimin tuaj si i keni parë këto prodhime të filmit? 
 
Derisa regjisorët shqiptarë, pasi e realizojnë filmin ngrenë zërin me të madhe dhe thonë që filmi u shfaq në këtë festival apo tek një tjetër, u prit mirë me 100 veta që u pa në ato festivale, dhe nuk thonë që në të ardhurat në kinemanë shqiptare të jepet x buxhet, dhe nuk bëjnë analiza të tilla, kuptohet se si është pritur filmi. Pra ne bëjmë filma për jashtë shtetit, dhe sido që të jetë ne nuk e kemi atë impakt dhe të marrin atë vlerë siç është. Këtu asnjë regjisor dhe producent nuk thotë që unë kam çuar filmin në kinematë shqiptare, dhe u morën x të ardhura, u ndoq nga x spektatorë. Asnjë nuk e bën një gjë të tillë, dhe kuptohet se çfarë vlere ka marrë ai film në vendin tonë. Pra ka marrë miliona dhe nuk i është kthyer asnjë lek.
 
-Gjithsesi dhe buxhetet e filmave në Shqipëri kanë qenë problem, jo pak herë kineastët janë shprehur se duhet të rriten investimet?
 
Deri tani ne folëm për të ardhurat. Pra investimi shtetëror është investim, politika shtetërore është politikë, në momentin që politika lidhet me tregun merr vlerë, sepse gjithmonë ka një përqindje. Tani diskutohet buxheti, por në rast se ti nuk e justifikon këtë projekt, unë nuk të jap buxhet sepse nuk sjell gjë. Edhe festivalet që bëhen kanë politikë, dhe nuk është festivali vetëm për shfaqje filmash. 
 
-Rrjeti i kinemave si funksionon?
 
Tirana dhe Shkodran kanë kinema, por ama në Korçë, Fier, etj., nuk ka publik në kinema, sepse nuk ka politikë kulturore. Këto qytete të fundit kinemanë nuk e shohin si pjesë edukative. Pra dalim sërish te Ministria e Kulturës, e cila me politikat e saj duhet të ketë dhe edukimin për filmin, duhet të investojë ministria, sepse bashkia nuk e njeh këtë politikë. Kinemaja shikohet vetëm si pjesë argëtimi, por gabojnë, sepse filmi prek të drejtat sociale, të drejtat e njeriut, të drejtat e fëmijëve, shikohet në situata ku ndodhet e mira dhe e keqja e shoqërisë, dhe në këtë moment spektatori nxjerr dhe konkluzionet.  Intervistoi: Julia Vrapi
 

Më të lexuarat