BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

kultura-lifestyle

Artan Shabani: Ekspozita retrospketivë të artistëve Lin Delia dhe Simon Shiroka në GKA, për herë të parë vjen edhe vizatimi shqiptar

Artan Shabani: Ekspozita retrospketivë të artistëve Lin Delia dhe
Vizitorët në Galerinë Kombëtare të Arteve, shqiptarë dhe të huaj, numri i tyre rezulton dyfish më shumë se numri i vizitorëve të një viti më parë në GKA. Kështu shprehet drejtori i GKA, Artan Shabani, në një analizë të punës së këtij institucioni sa i takon projekteve artistike që janë prezantuar. Në një intervistë dhënë për gazetën, drejtori i GKA, Artan Shabani, flet për projektet e reja që do të startojnë në këtë institucion që në muajin shtator, për të vijuar me krijimtarinë e artistëve të njohur. Ekspozita retrospektivë të artistëve Lin Delia dhe Simon Shiroka do të vijnë për publikun gjatë muajit shtator në GKA, por me shumë rëndësi në jetën artistike të institucionit që drejton, Shabani shprehet dhe për vizatimin shqiptar, që sipas tij për herë të parë do të vijë në GKA nëpërmjet një ekspozite. Duke theksuar arritjet e institucionit që ai drejton, drejtori Artan Shabani flet dhe për problemet dhe pohon se çdo problem i është komunikuar Ministrisë së Kulturës. Pjesë e intervistës me drejtorin e GKA janë dhe veprat e fondit që janë marrë ndër vite nga ky institucion për të zbukuruar ambiente të ndryshme të institucioneve shtetërore, për këtë drejtori Shabani pohon se  95 përqind e tyre janë mbledhur dhe puna po vijon dhe për dokumentimin e pjesës tjetër, duke ripërsëritur se për veprat që rezultojnë të humbura duhet të jetë Prokuroria që duhet të merret me gjetjen e tyre.
 
-Jemi në ditët e fundit të muajit gusht, si ka qenë ky sezon veror për Galerinë Kombëtare të Arteve sa i takon numrit të vizitorëve?
 
Jo vetëm për këtë sezon, por në tërësi këtë vit, vizitorët në Galerinë Kombëtare të Arteve, shqiptarë dhe të huaj, numri i tyre ne na rezulton dyfish më shumë se numri i vizitorëve të një viti
më parë në GKA. Ashtu si ne ia kishim premtuar publikut shqiptar, që GKA nuk do të bëjë pushime, kjo është më se e qartë nga numri i vizitorëve, por dhe nga numri i eventeve të prezantuara në GKA, ku tani ne jemi duke mbyllur ekspozitat e artistëve Adrian Çene dhe Helidon Gjergji. Sezoni i verës ka qenë shumë i ngjeshur nga ana artistike, një dozë pune jo indiferente për stafin e GKA, sepse kemi qenë gjithë kohën non stop dhe rezultatet janë të dukshme. Jemi entuziast, e ndjejmë shijen e kënaqësisë, por dhe dozën e lodhjes duke marrë dhe sadisfaksionin profesional. Jemi shumë të kënaqur sa i takon muajve të verës.
 
-Flasim për muajin shtator, çfarë do të sjellë kalendari artistik për këtë muaj në GKA?
 
Sa i takon eventeve të artit, GKA në muajin shtator do të vijojë me projektin e saj, dhe do të prezantojë artistin Lin Delia. Një artist tepër i njohur jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Itali apo dhe në Vatikan. Kjo ekspozitë retrospektivë do të kombinojë dhe me ardhjen e Papa Françeskut në vendin tonë. Por dhe sa i takon bashkëpunimit me Kosovën, jemi duke konkluduar mundësinë e ardhjes së një ekspozite të rëndësishme të artistit Simon Shiroka në Shqipëri, që do të prezantohet në GKA. Pra do të kemi një artist që vjen për herë të parë në Shqipëri, një artist interesant i Kosovës që tashmë nuk jeton, ashtu si nuk jeton dhe artisti Lin Delia, por ka krijuar një fondacion që është në afërsi të Romës dhe një pjesë të jetë dhe në Shqipëri. Jemi në bashkëpunim me fondacionin “Lin Delia” me Ministrinë e Kulturës dhe jo vetëm për realizimin e ekspozitës së Lin Delisë. Në mesin e muajit shtator ne do të kemi gati ekspozitën e tij dhe në fund të shtatorit do të jetë ekspozita e Simon Shirokës. Por gjatë shtatorit nuk do të jenë vetëm këto ekspozita, pasi do të jetë dhe një simpozium që do të mbahet nga një profesor kanadez për kuratorët shqiptarë, për artistët dhe studentët shqiptarë. Simpoziumi do të ketë në vëmendje politikat e artit, rëndësinë e sistemit të artit, njohje të mëtejshme sa i takon punës me botën e artit, etj.
 
-Ndërsa ju i vlerësuat jo pak eventet artistike gjatë javëve të shtatorit, si do të vijojë kalendari artistik më pas në GKA?
 
Në planet e GKA është dhe ekspozita e mjeshtrit Sadik Kaceli, një retrospektivë të veprës të artistit shqiptar që ka studiuar në Paris. Më tej do të vijojmë dhe me bashkëpunimin për dizajn me Institutin Italian të Kulturës dhe ambasadën, për të vijuar me të tjera projekte. GKA promovon artistë të gjeneratave të ndryshme shqiptare, pra artistët emergjentë, artistët që janë disi të konsoliduar dhe në sistemin e artit, artistët që nuk jetojnë më siç ju përmenda mjeshtrin Sadik Kaceli, por dhe artistë të një gjenerate si Sali Shijaku, Skënder Kamberi, artistë që janë në një moshë të madhe dhe me një eksperiencë dhe bagazh shumë të madh, dhe GKA sigurisht që t’ia prezantojë publikut shqiptar. Por në axhendën tonë në GKA është dhe prezantimi për herë të parë i vizatimit shqiptar.
 
-Ku do të synojë ky projekt i vizatimit shqiptar, që ju pohoni se do të ketë prezantim për herë të parë në GKA?
 
Do të jetë një ekspozitë me rreth 140 vizatime. Ne jemi duke punuar për këtë dhe jemi duke e përfunduar si projekt dhe si restaurim. Vizatimi shqiptar është shumë interesant dhe mua nuk më rezultonte në linjën tonë, që të kemi një pjesë dedikuar vizatimit shqiptar. Nuk ka piktorë që mos të vijnë nga vizatimi. Vizatimi është shumë i rëndësishëm se si mund të ristrukturohet një piktor, ose një skulptor për karrierën e tij,për të ardhmen e tij. Pra ne do ti japim rëndësi maksimale dhe vizatimit.
 
-Galeria e Arteve gjatë këtyre muajve ka pasur në vëmendje dhe mbledhjen e veprave që janë marrë prej fondit të saj ndër vite për të zbukuruar ambientet shtetërore. Deri ku ka arritur deri tani mbledhja e veprave të fondit, dhe cilat kanë qenë problemet në punën tuaj?
 
Për mbledhjen e veprave të fondit të GKA mund t’ju them se jemi në një pikë të mirë, por jo shumë të mirë sepse kjo nuk varet më nga ne si GKA. Veprat e fondit që të rabilitohen, që të restaurohen, kanë nevojë për ndërhyrje nga laboratori i restaurimit. Laboratori i restaurimit kërkon fonde që këto të realizohen, do të thotë telajo të reja, korniza të reja, etj, pra kjo kërkon kosto financiare dhe kjo është në këndvështrimin tim, por jo në mundësitë e mia, ose të GKA. Mbledhja e veprave të fondit të GKA që janë përdorur nga institucionet deri në 95 përqind ka përfunduar. Të gjitha ato që unë ia kam deklaruar publikut shqiptar, 95 përqind të këtyre veprave ne i kemi fizikisht në GKA të identifikuara, i kemi këto vepra të arkivuara, i kemi të dokumentuara. Nga ana tjetër ne kemi dhe listën e veprave që mungojnë nga fondi i GKA, që ne i quajmë të humbura, por uroj që të gjenden një ditë.
 
-Ju u shprehët se janë vetëm 5 përqind e veprave të fondit, që gjatë viteve 1980-‘90 kanë dalë nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve për zbukurimin e institucioneve shtetërore dhe  nuk janë me veprat e tjera që janë mbledhur. Pse ende këto vepra nuk i janë bashkuar pjesës tjetër të fondit, kush janë institucionet që ende nuk i kanë dorëzuar?  
 
Këto vepra ekzistojnë, janë grumbulluar, është thjesht një kalim kapitali që duhet të bëhet nga institucioni përkatës për GKA.
 
-Pritet që Galeria Kombëtare e Arteve të dalë më vonë me një bilanc të saktë për këto vepra, pra një listë të plot me veprat e mbledhura, por për ato që rezultojnë të humbura ju çfarë i kërkoni institucioneve përkatëse?
 
GKA nuk mund të bëjë dot gjë për veprat e humbura, dhe sigurisht këtë duhet të bëjnë institucionet përkatëse siç është Prokuroria, që me organet e tjera kompetente të vijojë të merret me këto vepra që rezultojnë të humbura. Unë shpresoj që të bëhet një situatë sa më e qartë, sa më transparente dhe serioze, nëse ne duam të jemi një vend serioz dhe nëse vërtetë na dhimbset fondi kombëtar i artit në GKA.
 
-Tani që është mbyllur edhe Muzeu Historik Kombëtar, janë mbyllur teatrot, i vetmi institucion kulturor për publikun shqiptar dhe të huaj mbetet GKA, që ka pasur jo pak evente artistike, ekspozita. Ju folët për disa nga këto arritje në jetën artistike, por si drejtor i këtij institucioni me çfarë problemesh po përballet GKA?
 
Problemet e një institucioni janë si sëmundjet e trupit të njeriut, që të gjitha janë për tu kuruar, janë emergjente dhe kanë prioritetet e tyre. Ne në GKA të gjitha problemet që kemi pasur apo vijojmë të kemi, në kuadër të ligjit dhe në bazë të ligjit i kemi prezantuar në Ministrinë e Kulturës. Mendoj që shumë shpejt do të fillojmë ndoshta nga fasada e GKA, sepse një institucion gjëja e parë që evidentohet është fasada, fytyra e tij. Gradualisht ne do të mundohemi me buxhetet e reja që kemi të bëjmë një punë sa më të mirë, të kualifikuar duke u konsultuar dhe me arkitektë dhe grupe serioze pune. Do të fillojmë më fasadën, ndriçimin, etj. Por një nga gjërat më të rëndësishme për GKA është dhe atelia përmes kulturës, që do të fillojë shumë shpejt të marri formë.
 
-Veprat e Stalinit, Leninit, etj, u morën me qëllimin e vetëm që të jenë në konservim, në mbrojtje të GKA-së. Këto vepra në këtë mjedis do vijojnë të qëndrojnë?
 
Këto vepra monumentale në bronz që kanë qenë të mbuluara, kanë dy javë që janë të zbuluara për publikun dhe ndodhen po në pjesën e pasme të oborrit të GKA. Por në hollin para GKA do të prezantojmë dhe disa vepra të tjera në skulpturë. GKA është një institucion që prezanton pikturën, skulpturën, por dhe në pjesët e jashtme të saj, ndaj dhe në pjesën para fasadës do të prezantojmë disa vepra në skulpturë. Intervistoi: Julia Vrapi