BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

kultura-lifestyle

Behar Gjoka: Ministria e Kulturës vlerësim formal për figurat shqiptare, me Nolin dhe Konicën bënë sikur i respektuan

Behar Gjoka: Ministria e Kulturës vlerësim formal për figurat
Në përkujtim të 50-vjetorit të vdekjes së Fan Nolit dhe 140-vjetorit të lindjes së Faik Konicës (13 dhe 15 mars), për studiuesit shqiptarë nga Ministria e Kulturës nuk ka qenë deri tani vëmendja e duhur në nderim të tyre. Studiuesi Behar Gjoka pohon se për këto dy gjeni duhet të kishte një tjetër organizim veprimtarish, madje dhe bashkëpunime me Kosovën, por sipas tij gjithçka kaloi formalisht dhe nuk u tregua serioziteti i duhur nga dikasteri ministror. Në intervistën dhënë për gazetën, studiuesi Behar Gjoka i bën një analizë vëmendjes që është treguar deri më tani në nderim të këtyre dy figurave të shquara, duke theksuar se duhet të kishte pasur vëmendje dhe për botimin e veprës së Faik Konicës. Sipas studiuesit Gjoka, në vëmendjen e ministrisë duhet të jenë dhe të tjera figura të njohura që meritojnë nderim për veprën e tyre, por shton ai kjo gjë nuk është në vëmendjen e politikave kulturore që ndjek institucioni kryesor që merret me artin dhe kulturën në vend.
 
Ky vit shënon 140-vjetorin e lindjes së Faik Konicës dhe 50 vjetorin e vdekjes së Fan Nolit. Ju jeni shprehur me kritika ndaj Ministrisë së Kulturës për vëmendjen që ka pasur në këto përvjetorë?
 
Së pari duhet parë kalendari i Ministrisë së Kulturës nëse ka një të tillë, a është menduar diçka shumë më tepër se sa një aspekt formal që ka bërë Biblioteka Kombëtare, duke ekspozuar reliket etj. Së dyti, kam përshtypjen që ndaj këtyre dy figurave madhore të historisë, kulturës, politikës, të gjuhës shqipe, do të duhej minimumi i seriozitetit. Them minimumi, sepse ata në një kuptim përfaqësojnë të dy anët e medaljes së historisë shqiptare. Fati i Konicës është fati i të djathtës shqiptare, fati i Nolit është fati i të majtës shqiptare. Në këtë kuptim nëse ne do të donim të shikonim rrugën se çfarë ka ndodhur në këtë përmasë, por gjithashtu edhe me përmasën e kulturës, letërsisë, përkthimit, kritikë letrare, do të ishte mirë që tu qaseshim me më tepër seriozitet, sidomos te Faik Konica. Faik bej Konica ende është i paardhur në të gjithë përmasën e vet, sepse nga ’44 deri në ’90, për shkak se ishte bej, i djathtë, ishte ambasadori i Monarkisë në SHBA, ishte i përgojuar dhe i ndaluar. Pra 140 vjetori ishte një shans për ta botuar, shans për ta kundruar më në thellësi këtë dukuri të papërsëritshme të historisë dhe kulturës shqiptare, natyrisht kjo do të thotë jo duke pasur rolin udhëheqës. Këtu ka një problem.
 
Për ju, ku qëndrojnë problemet?
 
 Institucionet shqiptare kanë një lloj kompleksi, o rolin udhëheqës ose s’ka. Ministria e Kulturës nuk është për të pasur rolin udhëheqës. Është për të parë mirë kalendarin dhe verifikuar mirë se çfarë do të duhet të bëjë me këto figura, dhe është pastaj për të krijuar hapësirë komunikimi jo vetëm në institucionet që ka nën drejtim, sepse Konica dhe Noli nuk janë të ministrisë, as të Bibliotekës Kombëtare apo të Filologjikut, por janë vetëdija e qenies shqiptare. Si e tillë, një veprimtari e përbashkët e hapësirave shqiptare, do të ishte e mirëseardhur. Kontributi do të ishte dhe në SHBA aty ku ata kanë jetuar dhe vepruar, aty ku ata dhanë kontributin e shquar për të bërë Shqipërinë. Në këtë kuptim u bë diçka vitin e kaluar për De Radën, edhe pse libri që ka botuar ministria unë nuk e di, vazhdoj të mos e kuptoj, por këtu jemi te një përjetim shumë formal. Nga ana tjetër, Noli jo thjesht i revolucionit, Noli i autoqefalisë, çfarë ka ndodhur me Kishën Autoqefale shqiptare? A është Noli në pozicionin e vet, a është Noli babai i ortodoksizmit shqiptar?
 
Vini re çfarë ndodh realisht në këtë pjesë. Ku është busti i Nolit? Vihet para Akademisë dhe tani nuk është? Vazhdimisht me këto figura kemi dhe qasje jo shumë serioze, madje herë paradoksale. Më duket se është bërë një veprimtari nga Akademia, por me sa duket këto figura të mëdha ne lehtësisht një herë i përzëmë dhe një herë i duam, herë i afrojmë dhe pastaj i largojmë. Për mua Konica dhe Noli të vënë përballë janë pjesë e shinave të historisë së mendimit, të politikave shqiptare, kulturës, gjuhës, gjithçka ekzistenciale të shekullit të kaluar, por me bazamente në të cilat ne nuk mund të lëvizim. Pse? Sepse kritika letrare pa themeluesin e vet Faik Konicën, nuk  e di se në ç’nivel do ishte, sepse përkthimi pa Nolin nuk e di ku do ishte, proza moderne pa Konicën nuk e di ku do ishte, etj. Nuk e kuptoj se si është e mundur ndaj këtyre dy figurave, dy personaliteteve në vitin 2015 kur njëri ka 140-vjetorin e lindjes dhe tjetri ka 50-vjetorin e ndarjes nga jeta, ne iu qasemi me një formë të diskutueshme dhe formale.
 
Për ju nderimi deri tani për këto dy figura nuk është bërë ashtu si ata e meritojnë. Ju folët për botime veprash, por çfarë mendoni tjetër se mund të ishte bërë më shumë?
 
Duhej të botoj gjithçka e shkruar prej tyre, siç ju pohova sidomos vepra e Faik Konicës. Ne nuk e kemi nëpër duar ende Konicën në të gjithë përmasën e vet, e kemi jo të plotë veprën e tij. Është revista “Albania”, por nuk ka pse ta botojnë trashëgimtarët, të cilët kanë botuar disa nga numrat e serisë së revistës, por ajo është pjesë e hipotekës shpirtërore. Do të duhej që të ishin organizuar veprimtari mbarëkombëtare, të kombinuar me një kalendar të përbashkët me Ministrinë e Kulturës në Kosovë. Duhej të kombinohej me të gjitha qendrat e tjera universitare apo kërkimore, apo ku shprehet gjuhë shqipe, në mënyrë që ne të sillnim në fokus gjithë kontributin e këtyre dy gjenive. Kjo duhet të kombinohet patjetër me mjedisin ku ata shkëlqyen me praninë e tyre, pra me SHBA. Në këtë kuptim, unë nuk mendoj se mund të lahen duart kaq kollaj me këto dy figura. Të tentosh të shpjegosh dukurinë e tyre me një shkujdesje, duke folur broçkulla, është guxim i madh, e para është shpërdorim i institucionit, e dyta është qasje më mjerane ndaj këtij momenti. Unë do të thoja, që hipoteka shpirtërore, hipoteka kulturore, hipoteka e vlerave që bart kontributi i tyre duhet trajtuar me shumë kujdes dhe duhet të kthehet në pjesë të vetëdijes. Janë figura emblematike dhe nuk mund të trajtohen në formën që i kujtuam, kjo do të ishte gjëja më shpërfillëse.
 
Në vëmendjen tuaj si studiues, kush janë figura të tjera që duhet të vlerësohen dhe nderohen nga institucionet?
 
 Patjetër që ka figura të tjera, kujtoj këtu figurën e Martin Camajt që ka 90-vjetorin e lindjes këtë vit. Por Ministria ka filozofinë e projekteve, jo të politikës kulturore. Me këtë dua të them, që kur e mendon institucionin si institucion menaxhimi dhe projektesh e mendon gati si pronë private. Për këtë arsye nuk hapin mendjen që të shohin se çfarë ka ndodhur dje, sot dhe çfarë mund të ndodhë nesër. Unë nuk shoh vizion në trajtimin e vlerave të figurave të kulturës shqipe. Në këtë kuptim, çfarëdo që të thuash është si të flasësh me një mur, sepse ata e mendojnë si hipotekë të padiskutueshme, por kultura nuk është hipotekë zyrtare, kultura nuk është monopol i ministrisë, por është vlerë shpirtërore e shqiptarëve. Nuk mendoj se vlen të analizohet kur me një ide rastësore duan të bëjnë sikur ua kryen borxhin, por borxhi që u kemi atyre figurave është i palashëm, është i pamundshëm që të reflektohet qëndrimi që ne kemi me këto dy figura që kanë bërë emër në botë dhe lehtësisht mjaftohemi me një aktivitet. Nuk bëjmë sikur i respektuam, por duhet ti marrim seriozisht.   
 
Ju si studiues, me çfarë po merreni këto kohë?
 
Pres të dalë numri i parë i revistës së Qendrës së Studimeve Letrare “Pjetër Budi”, “Pasqyra e t'rrëfyemit”. Është në plan për tu bërë dhe një tryezë shkencore letrare me autorë dhe studiues, “Proza e sotme shqipe”. Ne do të bëjmë atë që mund të bëhet kur je jashtë institucioneve zyrtare, sepse ka një problem, letërsia apo kultura nuk është thjesht vetëm atribut i institucioneve zyrtare, letërsia është pjesë e vetëdijes së një populli, dhe në këtë kuptim ne përpiqemi të sjellim diçka ndryshe. 
 
Pse nuk keni aplikuar për projekte?
 
Nuk kam aplikuar për projekte, sepse mendoj se është më mirë të bësh diçka të pavarur nga financa, dhe të realizosh fuqinë e mundshme intelektuale, studimore, letrare, etj, se sa të marrësh një projekt dhe pastaj ti bësh fresk ministrisë. 
 
Intervistoi: Julia Vrapi