BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-intervista

Edmond Budina: Buxheti për filmin mizerabël, qeveria të rrisë fondet për kinematografinë

Edmond Budina: Buxheti për filmin mizerabël, qeveria të

Edmond Budina, aktori, skenaristi dhe regjisori i njohur shqiptar, pohon se qeveria shqiptare nëse është largpamëse, nëse ka strategji sa i takon fushës së artit, duhet ta çojë më tej dhe të investojë në këtë fushë. Reagimi i artistit të njohur dhe të vlerësuar edhe jashtë kufijve të Shqipërisë vjen në një kohë kur në institucionet e artit dhe kulturës reforma ka nisur dhe po funksionojnë të tjera politika në art. Në intervistën dhënë për gazetën, Edmond Budina, flet jo vetëm mbi atë se çfarë pret nga këto ndryshime kinematografia shqiptare, por edhe teatri shqiptar. Sipas regjisorit Edmond Budina, sa herë që ka politika të tjera në art dhe kulturë njerëzit presin ndryshimin, i cili duhet të sjellë dhe zhvillimin e jetës artistike dhe të reduktojë problemet që prej vitesh kishin pushtuar institucionet në vend. Në jetën e tij artistike, Edmond Budina ka interpretuar shumë role si në teatër ashtu edhe në filma. Roli i tij i parë në kinematografi do të jetë roli i partizanit në filmin “Dollia e dasmës sime” në vitin 1978. Më tej do të vazhdonin role të tjerë si roli i Baliut në filmin “Nusja” në vitin 1980, roli i Kreshnikut në filmin “Vendimi” në vitin 1984, roli i Brenkës në filmin “Muri i gjallë” në vitin 1980, etj. Në vitin 2002 realizon në Itali si regjisor dhe aktor filmin “Letra ere/Lettere al vento”, i cili u mirëprit nga kritika dhe artdashësit, gjithashtu angazhohet edhe në role dytësore në kinemanë italiane. Për rolin e tij në filmin me metrazh të shkurtër “Luleborë” Edmond Budina është vlerësuar me Çmimin “Aktori më i mirë” në Festivalin Mesdhetar të Filmit me metrazh të shkurtër në Marok, por vlerësimet për Budinën erdhën dhe me filmin “Ballkan Pazar”. 

-Prej disa muajsh në institucionet e artit dhe kulturës kanë ndodhur ndryshime, dhe këto ndryshime përfshinë dhe Qendrën Kombëtare të Kinematografisë. Duke qenë se jeni një nga emrat e njohur të filmit, kinemasë shqiptare, cila është pritshmëria juaj për QKK, ndryshimet e saj?

Sa herë që ka politika të tjera në art dhe kulturë njerëzit presin ndryshimin. Për mua përzgjedhja e Ilir Butkës në krye të QKK është me vend, dhe shpresoj që me strategjinë e tij të ketë sukses në punën e tij. Pritshmëria është menaxhimi që duhet ti bëhet qendrës, por pritshmëria më e madhe është nga qeveria, që duhet të bëjë ç’është e mundur që ti rrisë fondet QKK, sepse ka një fond mizerabël. Fondi që ka Shqipëria sot në kinema është më i ulëti në vendet e rajonit, madje dhe më i ulët se Kosova. Në këtë aspekt presim që dhe qeveria ta mbështesë QKK. Mund të kesh idera, mund të punosh mirë, por kur nuk ke para asgjë nuk mund të bësh. Filmi ka nevojë për investim, ka nevojë për fonde dhe këtë ne e shohim në vendet e rajonit, jo më për vende të tjera. Në vendet e rajonit investohet dhe gjërat fillojnë dhe lëvizin. Përmend Maqedoninë, ku të ardhurat e kinemasë janë më të mëdha. Financimi për kinemanë në Shqipëri është një e mirë për vendin. Qeveria shqiptare nëse është largpamëse, nëse ka strategji sa i takon fushës së artit, duhet ta çojë më tej dhe të investojë në këtë fushë. Reformë nuk do të thotë hiq disa njerëz nga puna dhe vë disa të tjerë në punë. Reformë duhet të ketë një strategji të caktuar, të qartë, ku të nxitet iniciativa private e filmit, iniciative private e teatrit.

-Po flisni për teatrin, por dhe në teatër u zbatua një reformë?

E kam thënë dhe më parë, nuk është reformë teatrore që të ikin disa njerëz, sepse u shkatërrua ekonomia e vendit për disa aktorë dhe të vijnë disa të tjerë? Meritokracia është tjetër gjë, por të nxitet iniciativa private. Tirana me 1 milionë banorë të ketë vetëm 2 apo 3 teatro është jashtëzakonisht pak. Reforma duhet të krijojë mundësinë për më shumë iniciativa. Mendimi im personal, është që nuk është vetëm e rëndësishme firmosja e një kontrate, sepse mund të firmosësh një kontratë dhe 16 muaj asnjë regjisor nuk të jep rol. Atëherë çfarë do të bësh pas 16 muajsh, duhet të të pushojnë nga puna? Unë do ta shikoja këtë reformë në aktivizimin, që duhet të kenë aktorët. Roli i reformës të gjithë të fillojnë të punë në skenë. Unë i kuptoj të gjitha vështirësitë ekonomie, etj, por nëse në një premierë punojnë vetëm 2 aktorë të brendshëm të TK dhe 2 të jashtëm, por 30 të tjerë ku janë? Ndaj them që këtu duhet të jetë roli i shtetit, të financojë teatrin. Nëse shteti nuk ka mundësi ta mbështesë këtë reformë, atëherë ajo nuk ekziston nëse nuk i jep mundësi tjetrit të shprehet. Për mua në TK duhet të vihen shumë më tepër premiera që aktorët të luajnë dhe të shoshiten vlerat. Kur nuk ka shfaqje si do ta kuptosh nëse një aktor është i aftë apo i paaftë.

-Meqë po flisni për teatrin, më herët është pohuar dhe nga zyrtarë institucionesh jo pak problem infrastruktura që ka sot Teatri Kombëtar, rreziku që mund të vijë nga infrastruktura e dobët. Si artist ju si e shikoni dhe çfarë kërkoni për këtë?

Mendimi im të cilin e kam thënë dhe më parë, është se duhet një teatër i ri. Ky teatër sot duhet shembur. Nuk dua të krijoj panik, por unë kam dhe dyshimet e mia sa i takon pikëpamjes shëndetësore të punonjësve të TK. Teatri Kombëtar si në çdo vend të Europës duhet të jetë simbol i kulturës, dhe teatri shqiptar është simbol i kulturës shqiptare. Vjen një i huaj në TK dhe shikon një strukturë të vitit 1930, që aty lebetitet. Nuk është e rëndësishme nëse do të shembet ky apo jo, por e rëndësishme është që duhet një teatër i ri kombëtar me të gjitha mundësitë teknike, etj. Ku të jetë një teatër për së mbari, ku të vish dhe të rrish si njeri dhe të mos kesh ftohtë në dimër. Një teatër më funksional rrit dhe përgjegjësinë e artistëve për të vënë shfaqje më të mira, për të ardhur regjisorë dhe më të mirë. Sot edhe nëse TK kërkon të vërë një shfaqje me nivel më të lartë, nuk ka kushtet teknike, dhe TK mbetet në atë kënetë ku ka qenë gjithë këto vite. Nëse kjo godinë ka probleme, nuk më shqetëson fakti nëse shembet, por të ndërtohet një ndërtesë e re për së mbari për teatrin. Nëse flasim për problemet në teatër, mjafton që qeveria të ketë vullnetin e mirë për teatrin. Teatër Kombëtar duhet një i ri, por jo vetëm ai,  duhen disa teatro në Tiranë, janë pak sot. Me 2 apo 3 teatro sot në Tiranë, që ka 1 milionë banorë është e dhimbshme, e turpshme. Ndaj them që gjëja e parë e shtetit, të financojë në art. Fatkeqësisht deri tani në fushën e kulturës largpamësia ka munguar ka qenë një mendjeshkurtësi.

-Flitet vetëm për problem dhe investime në art dhe kulturë. Por është harruar kritika në art, në muzikë, në teatër, në kinema, etj. Të mos kesh sot një vlerësim kritik nga profesionistët, çfarë pasojash sjell në art?

Ne nuk kemi kritikë. Nëse ka profesionistë, duhet të dalin dhe të kritikojë, të hedhin idetë e tyre. Unë kam bërë filma dhe ka pasur shkrime kritike, dhe nuk kam mbajtur mëri me njeri pasi secili ka pikëpamjen e tij. Këtu tek ne ndahen çmime, bëhen plot gjëra të tjera, por është çështje tavash. Nëse je në tavë, vlerësohesh. Unë këtë nuk e kam bërë asnjëherë dhe nuk e vras mendjen. Por fatkeqësia është se mungon ajo kritikë profesioniste, por edhe ata që shkruajnë këtu si kritikë, shkruajnë edhe për teatrin, poezinë, filmin? Epo një njeri nuk është kaq i zoti sa ti dijë të tëra. Duhet që njerëzit të specializohen në një sferë të caktuar më pas të gjykojnë. Është kollaj të kritikosh, por gjëja më e vështirë është të bësh. Ndaj them hajde të bëjmë, të ndërtojmë në art. Fatkeqësisht ne jemi të prirur drejt shkatërrimit në art dhe këtë duhet të eliminojmë, dhe rol të rëndësishëm ka dhe kritika ajo profesioniste. Mua nuk më shqetëson kritika profesioniste, por ajo shqetëson ata që marrin një kasetë me shfaqje teatri dhe e vënë në skenë. Kritika duhet të evoluojë të shkojë përpara, duhet të jenë njerëz me kulturë ata që merren me kritikën.

 -Bashkëpunimi juaj më i fundit në fushën e kinemasë ka qenë një film prodhim zvicerano-italian. Çfarë mund të na thoni mbi aktivizimin tuaj në këtë film? 

Filmi titullohet “Jashtë shënjestre”. Ka mbaruar dhe do të jetë në disa festivale. Roli im është i mirë, është një personazh turk në të cilin unë interpretoj dhe disa fraza në turqisht. Jam ndjerë mirë me këtë rol dhe film. Në këtë film ishin dhe aktorë shumë të njohur të kinemasë italiane. Kam komunikuar shumë mirë me këtë film, dhe besoj se do të jetë rezultat i mirë. Pashë dhe në internet që kishin publikuar foto të filmit, dhe ishin dhe ato me personazhin tim.

-Aktiviteti artistik i juaj është në dy shtetet, Itali-Shqipëri, por sa herë që vini në Tiranë ju nuk kaloni pa pasur projekte në vëmendjen tuaj. Çfarë e ka penguar deri tani regjisorin e suksesshëm Edmond Budina për realizimin e tyre?

Janë gjithmonë financimet ato që më pengojnë për projektet. Të bësh një film sot të del shpirti, ndaj thashë dhe pak më lart që shteti duhet të financojë në kinema. Tani në QKK janë grumbulluar 17 projekte të filmit artistik me metrazh të gjatë, të tjerë do të vijnë, do të shkojnë dhe më shumë projekte në numër. Ata që menaxhojnë QKK si do ti menaxhojnë këto fonde të saj për filmin? Janë të pakta dhe në QKK nuk dinë çfarë të bëjnë me aq pak buxhet sa është.

-Jeta juaj është mes Romës dhe Tiranës, por në Romë po punoni për ndonjë projekt?

Në Tiranë ndjehem shumë mirë, marr gjithnjë frymëzim, ndjehem mirë në Shqipëri. Natyrisht që në Romë kam një jetë tjetër, por dhe aty po përpiqem të krijoj mundësi. Kam ide të krijoj një institucion teatral, një trupë teatri që mendojmë ta quajmë “Teatri i Popujve”, ku të marrin pjesë aktorë nga të gjitha vendet, por jemi ende në hapat a e para, shpresojmë ta realizojmë. Intervistoi: Julia Vrapi

 

Më të lexuarat