BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

kultura-lifestyle

Edmond Zhulali: Jemi të dështuar në zbatimin e ligjit, të ardhurat nga e drejta e autorit janë zero

Edmond Zhulali: Jemi të dështuar në zbatimin e ligjit, të
Në Shqipëri ekziston një ligj për mbrojtjen e të drejtave të autorit, i cili në tërësinë e tij është një ligj bashkëkohor, por që ende nuk ka gjetur zbatim në praktikë. Kështu shprehet kompozitori i njohur Edmond Zhulali në intervistën dhënë për gazetën, ndërsa flet për problemet që has sot krijimtaria muzikore. I njohur dhe i vlerësuar në krijimtarinë muzikore, si në këngën e lehtë dhe në atë popullore, kompozitori Edmond Zhulali në reagimin e tij i bashkohet dhe të tjerë emrave të muzikës që kërkojnë respektimin e të drejtës së autorit, një problem që sot shihet shumë shqetësues. Kompozitori pohon se në radhë të parë ligji duhet të gjejë zbatim në të gjithë mediat edhe institucionet, që shfrytëzojnë veprat artistike, pasi në këtë mënyrë do të arrihet të mblidhen fondet e shfrytëzimit të veprave artistike, të cilat më vonë do të shkojnë tek autorët. Por parandalimi i piraterisë në muzikë, sipas kompozitorit Edmond Zhulali kërkon dhe një organizim më të madh të artistëve, krijuesve. Sipas tij, vetë artistët duhet të jenë më të organizuar në mbrojtjen e të drejtave të tyre. Për gazetën kompozitori Edmond Zhullai pohon se “Albautori”, shoqata e muzikantëve, ka rreth 5-6 vite që nuk është mbledhur asnjëherë, dhe nuk kanë asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me mbrojtjen e krijimtarisë muzikore.
 
-E drejta e autorit, pirateria, është parë si një problem jo pak shqetësues. Ju si kompozitor, si e shikoni këtë problem?
 
E drejta e autorit është një veprimtari komplekse, ku zbatimi i saj varet nga një sërë faktorësh të lidhura me njëra-tjetrën. Duhet të funksionojnë të gjitha institucionet, që e drejta e autorit të gjejë zbatim. Në Shqipëri ekziston një ligj për mbrojtjen e të drejtave të autorit, i cili në tërësinë e tij është një ligj bashkëkohor, por që ende nuk ka gjetur zbatim në praktikë. Në radhë të parë ky ligj duhet të gjejë zbatim në të gjithë mediat edhe institucionet, që shfrytëzojnë veprat artistike. Në këtë mënyrë do të arrihet të mblidhen fondet e shfrytëzimit të veprave artistike, të cilat më vonë do të shkojnë tek autorët. Një gjë e tillë nuk funksionon. Pra që në këtë pikë ne jemi të dështuar në zbatimin e ligjit. Të paktën unë flas për sa i përket shfrytëzimit të veprave muzikore, ku ne si autorë kemi më se 10 vite që nuk kemi përfituar asgjë nga shfrytëzimi i krijimtarisë tonë.
 
-Ju u shprehët se nuk gjen zbatim ligji, por si e shikoni sot funksionin e Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit?
 
Nga informacionet që unë kam tek ne ekziston prej vitesh  ZSHDA ( zyra shtetërore e të drejtave të autorit), e cila ka hedhur hapat e parë të mbarëvajtjes së të drejtave të autorit. Është detyra e çdo artisti që të paraqitet pranë kësaj zyre dhe të regjistrojë krijimtarinë e tij, gjë e cila nuk realizohet gjithmonë nga artistët në Shqipëri. Me sa di unë nga kjo zyrë janë bërë përpjekje të vazhdueshme për respektimin e ligjit. Megjithatë nga ZSHDA dhe Ministria e Kulturës duhen bërë më shumë përpjekje për të ndikuar tek të gjithë televizionet, radiot për kryerjen e detyrimeve financiare ndaj autorëve. Kjo është shumë e vështirë për tu arritur, pasi kërkon një përgjegjshmëri të lartë dhe rregull në të drejtën e transmetimit. Askush nuk ka të drejtë të transmetojë filma, këngë si edhe pjesët e ndryshme muzikore pa pasur të drejtën e transmetimit nga autorët përkatës. Në këto raste është e nevojshme ndërhyrja e shtetit në vënien e gjobave për të detyruar përfundimisht ndalimin e piraterisë.
 
-Pse jeni shprehur që artistët duhet të jenë më të organizuar dhe duhet të kërkojnë më shumë të drejtat e tyre në krijimtari?
 
Edhe ne artistët duhet të jemi më të organizuar në mbrojtjen e të drejtave tona. “Albautori”, shoqata e muzikantëve, ka rreth 5-6 vite që nuk është mbledhur asnjëherë, dhe ne nuk kemi asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me mbrojtjen e krijimtarisë sonë. Kjo është një çështje, e cila kërkon një zgjidhje të menjëhershme.
 
-Ministria e Kulturës tashmë ka gati projektligjin e ri për të drejtën e autorit në vend. Si kompozitor çfarë prisni që të ndryshojë?
 
Shpresoj që ligji të ndikojë sadopak në zbatimin e të drejtës së autorit. Në fakt nuk jam në dijeni të këtyre ndryshime që i janë bërë ligjit aktual për të drejtën e autorit, por besoj se më shumë se sa ndryshimet në ligj, duhet vullnet i mirë për të zbatuar ligjin. Kjo është shumë komplekse, por nëse do të kemi një vëmendje më të madhe qoftë dhe nga institucionet shtetërore, ligji për të cilin flasim aq shumë të gjithë dhe shikojmë shumë probleme me të drejtën e autorit do të gjejë zbatim.
 
-Si kompozitor bashkëpunimet tuaja nuk kanë munguar dhe me shtete të tjera. Me sa jeni në dijeni, sa zbatim ka e drejta e autorit në krijimtarinë muzikore për autorët. Ekzistojnë probleme të tilla sa tek ne?
 
Nga njohjet që kam si kompozitor dhe me aq sa herë kam qenë pjesëmarrës në Festivalin Europian, e drejta e autorit në muzikë është e theksuar në çdo aktivitet muzikor. Nuk ka asnjë aktivitet muzikor që producentët të mos zbatojnë të drejtën e autorit në muzikë. Por jo vetëm koncertet apo aktivitetet e ndryshme muzikore, por jashtë edhe televizionet apo radiot i respektojnë rregullat dhe ligjet, ndërsa tek ne ju thashë që kjo ka shumë probleme.
 
-Ju folët për probleme me piraterinë që ndodh me televizionet apo radio të ndryshme që nuk respektojnë kontratat, por muzika është dhe në lokale, pube, etj?
 
Zbatimi i së drejtës së autorit në krijimtarinë muzikore nuk duhet kuptuar vetëm në televizione apo radio, por janë dhe shumë lokale, pube, etj, që transmetojnë muzikë. Por edhe pse ata e transmetojnë muzikën e autorëve shqiptarë dhe të huaj nuk zbatojnë ligjin. Duhet të paguajnë, pasi dhe këtu mund të mblidhen shuma të konsiderueshme parash nga “Albautor”, që mund të ndahen për autorët e muzikës. Ndaj mendoj se duhet të ketë më shumë kontroll, dhe duhet të paguajnë krijimtarinë muzikore. Madje këto shuma që duhet të paguajnë për muzikën që transmetojnë, duhet të shkojnë sipas rregullave që ekzistojnë dhe në shoqatat e huaja që mbrojnë të drejtën e autorit në muzikë. Edhe lokalet, pubet, etj, janë të detyruar ta paguajnë muzikën. Në botë ka shoqëri të fuqishme që mbulojnë të drejtën e autorit dhe autorët kanë fitime, pasi paguhen. Meqë po flasim për piraterinë është dhe një tjetër fenomen shqetësues. Çdo koncert që zhvillohet në Shqipëri gjatë fushatave elektorale, organizatorët janë të detyruar që të paguajnë krijuesit e muzikës, pasi gjatë fushatave ka shumë koncerte dhe nuk paguhen autorët e krijimtarisë. 
 
-E përmendët disa herë zbatimin e së drejtës së autorit në muzikë jashtë Shqipërisë, duket se tek ne ata që transmetojnë muzikën janë ende larg zbatimit të rregullave dhe ligjeve?
 
Shqipëria është larg asaj panorame që ka bota për të drejtën e autorit në krijimtarinë muzikore. Madje dhe fqinjët tanë që mund të kenë jo pak probleme në fusha të tjera, në zbatimin e të drejtës së autorit janë më mirë se ne. Përmend këtu Maqedoninë, Kroacinë, etj, ku kompozitorët jetojnë me të ardhurat e të drejtës së autorit, ndërkohë që këto të ardhura në Shqipëri janë zero.
 
-Si kompozitor keni një krijimtari të pasur muzikore. Ju vetë, sa jeni dëmtuar nga pirateria në muzikë?
 
Unë personalisht, por edhe kolegët e mi, të cilët kanë gjithashtu një krijimtari të gjerë, nuk kemi përfituar asnjë lek nga transmetimi i krijimtarisë sonë. Kjo ka bërë që të ulet ndjeshëm edhe prodhimi i krijimtarisë së re artistike. Të ardhurat, që përfitohen nga artistët janë shumë të pakta dhe ato janë kthyer në një marrëdhënie ndërmjet krijuesve dhe këngëtarëve pa pasur asnjë përfitim, por vetëm për efekt provimit të këngëtarëve.
 
-Folët për probleme, por me çfarë po merreni këto kohë në muzikë?
 
Si kompozitor nuk ndahem nga krijimtaria muzikore, edhe pse ka probleme vazhdoj të merrem me këngë të muzikës së lehtë dhe asaj popullore. Intervistoi: Julia Vrapi