Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Forecast

Berat, Albania

06/09/2014 - 23:00

Clear skyEast-southeast, Light breeze, 1.9 m/s21°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0162 bar

Durrës, Albania

06/09/2014 - 23:00

Clear skyEast-southeast, Light breeze, 2.4 m/s22°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0151 bar

Korçë, Albania

06/09/2014 - 23:00

Clear skyNorth, Light air, 1.5 m/s15°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0193 bar

Kukës, Albania

06/09/2014 - 23:00

Clear skyEast, Light air, 1.2 m/s21°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0198 bar

Shkodër, Albania

06/09/2014 - 23:00

Clear skyNorth-northeast, Light breeze, 2.2 m/s23°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0159 bar

Tirana, Albania

06/09/2014 - 23:00

KlarværØst, Svak vind, 1.8 m/s21°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0156 bar

Vlorë, Albania

06/09/2014 - 23:00

Clear skyEast-northeast, Light breeze, 2.1 m/s22°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0150 bar

Weather forecast from yr.no.

Enver Shëngjergji: Ministria e Kulturës ndër vite harroi kontributin e artistëve, janë ndarë tituj pa merita në art

Enver Shëngjergji: Ministria e Kulturës ndër vite harroi kontributin e artistëve, janë ndarë tituj pa merita në art

Kompozitori Enver Shëngjergji ndër vite me krijimtarinë muzikore ka sjellë këngë që kanë mbetur në publik. Është fitues i disa çmimeve në aktivitetet lokale dhe kombëtare si në këngën e muzikës së lehtë dhe asaj popullore, por pas kaq vitesh me krijimtarinë muzikore, ai pohon se ndër vite institucionet shtetërore kanë lënë në harresë jo vetëm atë por dhe emra të tjerë që kanë një kontribut të madh në muzikë. Në intervistën dhënë për gazetën, kompozitori Enver Shëngjergji pohon se heshtja e Ministrisë së Kulturës ndër vite e ka vrarë më shumë se sa fjala. Duke pohuar se ish titullarë të MTKRS nuk i kanë pasur në vëmendje problemet e artistëve, kompozitori Enver Shëngjergji shprehet se tashmë politikat e dikasterit ministror duhet të jenë më afër problemeve që shqetësojnë njerëzit e artit. Për gazetën, kompozitori i njohur pohon se ndër vite janë dhënë tituj dhe për emra që ndoshta nuk i kanë merituar, dhe nuk ka qenë një vëmendje e plotë e Ministrisë së Kulturës për artistët që kanë një karrierë të pasur artistike.

-Jeni një nga kompozitorët që për dekada me radhë keni dhuruar krijime të bukura në muzikë, si në atë të lehtë por dhe në atë popullore. Por përballë kësaj krijimtarie ju pohoni se institucionet shtetërore gjatë këtyre viteve i kanë lënë në harresë artistët. Pse?

Dua ta filloj me një shprehje të popullit. Dikur është thënë: fjala vret më shumë se plumbi. Mua si person, si artist, sot më shumë më vret heshtja se sa fjala. Nëse do të kisha fjalë do të dialogoja me një njeri, do ti shprehja mendimet dhe do të më jepte argumentin, por heshtja qenka më e rëndë dhe më e vështirë. Konkretisht, është bërë një propozim si TOB, RTSH, individë të veçantë për një titull dhe është dërguar në Ministrinë e Kulturës prej kohësh. Atje bordi artistik e ka miratuar, por ka mbetur vetëm për një firmë të ish ministrit Aldo Bumçi. E përmend këtë, sepse i kam kërkuar këtij personi një takim nëpërmjet sekretarisë përgjatë gjithë kohës që ai ishte ministër i Kulturës, por ai nuk begenisi një herë të më presë dhe të diskutonim mbi arsyet që unë doja të takohesha me atë. Ndaj sot unë them, ç’është kjo harresë e këtij ministri? Ai është ministri im i Kulturës, sepse unë jam njeri i artit, dhe ai nuk e merr mendimin të më presë, por as nuk mori mundimin të firmosë shkresën, e cila ka ndenjur në sirtare për muaj, një shkresë që kishte të bënte me akordimin për një titull nga Presidenca. Janë ndarë jo pak tituj me propozim të MTKRS, madje janë dhënë dhe tituj brenda ditës. Por nga këta tituj që janë ndarë, pasi letrat e Ministrisë së Kulturës kanë shkruar në Presidencë, ka nga ata që e kanë merituar titullin, por dhe nga ata që nuk e kanë merituar. Nëse unë ju bëj një krahasim me vitet e krijimtarisë sime, me gjithë vlerësimet apo çmimet nga viti 1070 deri në ’90 që kam qenë aktiv, mendoj se Ministria e Kulturës duhet ta kishte pasur në vëmendje krijimtarinë time. Të jesh ministër nuk është art, ministër të zgjedhin, nuk bëhesh nga dhuntitë, por arti është dhunti. Për atë që kam bërë unë apo dhe artistë të tjerë të kohës sime ne na ka respektuar populli, por populli nuk mundet dot të na nderojë me tituj apo pensione dhe prandaj janë këta zotërinj që zgjidhen nga populli për këto probleme. Madje as për pension të veçantë edhe pse janë ndarë jo pak, askush nuk u kujtua.
-Krijimtaria juaj ka nisur që në 1970 dhe për arsye shëndetësore ju jeni larguar nga muzika gjatë këtyre viteve. Por për pensionin e veçantë ka dhe një procedurë?
Siç ju thashë deri në vitet ’90 unë e kam vijuar krijimtarinë, më pas për arsye shëndetësore jam larguar nga muzika, por jo se kam heshtur plotësisht. Mund të them që e kam rralluar krijimtarinë. Por ky shqetësim i imi apo dhe i shumë artistëve të tjerë për pensionet e posaçme vazhdon. Unë kam dhe sot një dokument të miratuar nga bordi artistik, që mban datën 24.8.2009 me nr. protokolli 4947 dërguar në kryeministri. Është bërë propozimi nga ministria, dhe i është dërguar Kryeministrisë. Unë jam pritur dhe nga një person në Kryeministri me porosi të kryeministrit, dhe nga kjo datë që e përmenda deri më sot unë nuk kam asnjë lloj komunikimi me përjashtim të ndonjë telefonate që mund të kem bërë vetë, dhe përgjigja ka qenë që je në projekt. Por këtu ka një gjë pak më njerëzore. E kam thënë dhe herë të tjera. Unë nuk them se jam kulmi i muzikës shqiptare, por duke marrë parasysh dhe kushtet e mia specifike, që prej 22 vitesh invalid. I jam drejtuar kryeministrit të mëparshëm me këto pretendime, por sërish vetëm heshtje, që e përsëris, më ka vrarë. Unë di që ish kryeministri Berisha në çdo vit ka dhënë rreth 15 pensione të posaçme, dhe po të bëjmë një llogari nga 2009 dhe deri në 10 pensionet e fundit që dha para largimit të tij, janë rreth 85 pensione të posaçme.

-Ministria e Kulturës ndër vite ka pasur dhe projekte të tjera financimi në ndihmë të artistëve. Ju si e keni parë këtë mbështetje në ndihmë të emrave të artit?
Edhe në këto raste duket se më shumë kanë përfituar vetëm ata që kanë qenë të preferuar në ministri. Para disa vitesh kam bërë një koncert recital me titull “Më dogji malli”. Atë kohë u cilësua si një aktivitet shumë serioz, pati një pjesëmarrje të emrave më të njohur të këngës, dhe nga bordi i projekteve i Ministrisë së Kulturës nuk u dha asnjë qindarkë. Çfarë do të thotë kjo? Cilët janë prioritet e Ministrisë së Kulturës. Si duhen vlerësuar artistët me krijimtarinë e tyre për tu mbështetur financiarisht nga ministria, edhe pse ajo ka një fond për të tilla projekte? Jo vetëm unë, por dhe të tjerë artistë të njohur në shumë raste nuk janë marrë në konsideratë nga drejtues të mëparshëm të dikasterit ministror. Përballë kësaj situate, çfarë duhet të presim ne si artistë. Ministria e Kulturës duhet të bënte një përzgjedhje të kujdesshme të projekteve artistike, që duhet të mbështeste financiarisht, duke zgjedhur ato projekte artistësh që kanë vlera, kontribut të madh në art dhe krijimtaria e tyre është dhe në shërbim të vlerave artistike të vendit tonë. Prandaj politikat e shtetit dhe të Ministrisë së Kulturës duhet të ndryshojnë për artistët, të shikojnë më me vëmendje problemet e artistëve.

-Dekada me muzikën, por keni pohuar se dhe në festivalet e RTSH ku ju apo dhe kompozitorë të tjerë të njohur kanë dhënë një kontribut të veçantë janë të harruar nga RTSH. Ku e keni parë këtë?

Në galanë e Festivalit të 50 në RTSH, në listën e emrave që u shpall u përmendën kompozitorë edhe me 1 apo 2 këngë, por unë edhe pse pjesëmarrës në disa festivale dhe me çmime nuk figuroja. Edhe jo është një harresë, që në RTSH nuk duhet të kishte ndodhur. Meqë po flasim për RTSH, ku në arkivin e tij ka një pasuri të madhe të këngëve tona në festivale, është dhe tjetër problem. E drejta e autorit është një harresë për të gjithë krijuesit, jo vetëm për mua si kompozitor. Janë bërë me dhjetëra takime, mbledhje për të drejtën e autorit dhe vazhdon i njëjti problem. Unë dhe shumë kompozitorë të tjerë deri më sot nuk kemi marrë asnjë lek nga krijimtaria jonë. Krijimtaria jonë transmetohet dhe shfaqet në ekrane të ndryshme, por e drejta jonë si krijues është harruar. Kemi dekada që nuk marrim asnjë të ardhur nga krijimtaria jonë. Televizionet private kanë marrë licensën nga shteti, dhe ai duhet ti kontrollojë me organizmat e tij. Intervistoi: Julia Vrapi

 

Friday, October 4, 2013 - 08:24
Total votes: 28