BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

kultura-lifestyle

Margarita Xhepa: S’mund të ndalohen filmat para ’90 , lufta partizane e pamohueshme, i takon popullit fjala e fundit

Margarita Xhepa: S’mund të ndalohen filmat para ’90 , lufta

Aktorë të njohur të kinemasë shqiptare janë kundër ndalimit të filmave që janë realizuar para viteve ’90. Në reagimet e tyre ata janë shprehur se nuk mund të censurohen prodhimet kinematografike dhe sipas tyre ky debat që ka nisur nuk qëndron. Ndërsa një palë ish të përndjekur apo dhe të tjerë prej disa ditësh janë rreshtuar në tezën pro ndalimit të këtyre filmave, një pjesë tjetër më e madhe e shikon si absurde këtë kërkesë. Aktorja e njohur Margarita Xhepa pohon se nuk mund të ndalohen filmat e asaj kohe, pasi pasqyrojnë historinë tonë. Në intervistën e saj aktorja tregon jo vetëm punën që bëhej për realizimin e filmave, kushtet e vështira ku punonin regjisorët dhe aktorët, por sipas saj pasioni dhe dashuria për filmin ishte e madhe. Aktorja që ka sjellë para publikut role nga më të ndryshimit tregon se filmat që janë realizuar në Kinostudio kanë emocione, vërtetësi, heroizëm brenda tyre, virtyte shqiptare, besën, etj. Ajo kujton se ka dhe filma me një politizim të theksuar si ai ku tregohej figura e diktatorit që është ndaluar, por pjesa tjetër sipas aktores qëndron dhe duhet të shfaqet për publikun. Aktorja Margarita Xhepa “Nderi i Kombit”, “Mjeshtre e Madhe” veç roleve në teatër, ka realizuar me dhjetëra role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë.  Me role e shikojmë në filmat si "Vitet e para", "Gjurmët", “Dimri i fundit”, “Pylli i lirisë”, “Tokë e përgjakur”, "Një djalë edhe një vajzë", "Apasionata", "Gjeneral gramafoni", "Rrethi i kujtesës", "Vitet e pritjes", "Dora e ngrohtë", "Gurët e shtëpisë sime", "Koncert në vitin 1936", "E diela e fundit", "I dashur armik”, etj.

-Debati për filmat që janë realizuar në vitet e diktaturës vazhdon. Janë përfshirë regjisorë, aktorë, studiues e më gjerë. Ju jeni një nga aktoret e suksesshme të kinemasë shqiptare, me dhjetëra role në filma. Në gjykimin tuaj, çfarë mund të na thoni?

E kam ndjekur debatin për ndalimin e filmave, që janë realizuar në ato vite. Por unë do t’ju thosha atyre që e kërkojnë ndalimin e tyre të pyesin popullin se çfarë mendon për filmat e asaj kohe. Në ato vite ne si artistë të gjithë kemi derdhur pasionin tonë, kemi krijuar traditën e filmit shqiptar. Kemi punuar me dashuri dhe pasion në filmat e atyre viteve. Unë e di që disa filma janë hequr, për shembull ku bëhej fjalë për Enver Hoxhën si filmi me titull “Enveri ynë”, por nëse ka filma për luftën ajo nuk mund të mohohet. Janë djemtë dhe vajzat, që kanë luftuar me shpirt. Nuk e kuptoj si mund të mohohet lufta që është në filma. Unë di që në luftë vajza dhe djem të rinj dhanë jetën. Çfarë mund të thuash për heroin Vasil Shanto? Po kështu kemi dhe filma të tjerë. Çfarë mund të them unë për filmin “Dimri i fundit”, që gratë e thjeshta me dhembshurinë e nënës marrin në çantë bukë dhe djathë për ata djem dhe vajza, që janë të izoluar. Ato gra dhe nëna ecin nëpër borë dhe aty tregohet dashuria e madhe. Gratë shqiptare kanë një traditë të mrekullueshme të mikpritjes, punës, të vetëmohimit, harrojnë veten për të tjerët, etj. Për mua duhet të jetë populli ai që duhet ta thonë fjalën e fundit nëse duhet të shfaqen ose jo këto filma që janë realizuar para ‘90. Unë si aktore kam respektin dhe përkulem me dashurinë më të madhe ndaj skenaristëve, që kanë shkruar tema të tilla për filmin, përkulem para regjisorëve dhe aktorëve. Kanë punuar me një pasion dhe dashuri të jashtëzakonshme.

-Ju përmendët filmin “Dimri i fundit” dhe vlerësoni punën që bëhej në ato vite. Si e kujtoni kohën e Kinostudios kur punohej për filmat?

Ne kemi filma të mrekullueshëm, që janë realizuar në Kinostudio. Edhe unë bashkohem me mendimet që kanë shprehur deri tani dhe artistë të tjerë, që filmat tanë janë me vlera, ku është punuar me një pasion të jashtëzakonshëm. Për mua si aktore nuk mund të ndalohen filmat e para viteve ’90. Filmat duhet të shfaqen, sepse aty ne kemi historitë shqiptare. Filmat shqiptarë kanë emocione, vërtetësi, heroizëm brenda tyre, virtyte shqiptare, besën, etj. Nuk kemi vetëm filma për luftën, por kemi dhe filma të tjerë që përcjellin mesazhe për ne. Janë filma që trajtojnë probleme sociale. Po ju sjell në vëmendje filmat si “Dora e ngrohtë” apo “Një vajzë e një djalë”, “Apasionata”, etj, janë tema që janë trajtuar bukur në filma. Kemi filma me histori shqiptare, që janë dhe të dhimbshme dhe nuk duhen harruar. Populli shikon veten e tij dhe të vërtetën shqiptare në filmat tanë. Mund të ketë ndonjë fotografi të Enver Hoxhës në disa filma të atyre viteve, por në atë kohë janë xhiruar.

 -Ish të përndjekur apo dhe të tjerë janë rreshtuar në tezën pro ndalimit të këtyre filmave, ndërsa një pjesë tjetër më e madhe e shikon si absurde këtë kërkesë...

Më vjen keq që po dëgjojmë sot të flitet kaq shumë për ndalimin e filmave dhe se kuptoj pse është ngritur ky debat. Nuk kanë pse të censurohen filmat tanë, përkundrazi ata i shikojnë dhe të rinjtë. Më bën përshtypje shumë si aktore urimi që më bën populli. Kam qenë me role në disa filma dhe ky urim, që marr unë nga populli nuk është vetëm vullneti dhe pasioni, por brenda tij mua si artiste më bën përshtypje sa i pëlqejnë filmat tanë. Siç ju pohova populli shikon historinë e tij në filma dhe vetëm ai e ka në dorë se çfarë duhet të bëhet. Më e mira për filmat është vetëm fjala e popullit. Kur më urojnë mua, atëherë filmat tanë i duan dhe duan që ti shikojnë. Më bën përshtypje dhe ata të rinj, që i ndjekin. Por pas kaq vitesh na u kujtuan për ndalimin e filmave të para viteve ’90? Nuk ndalohen filmat, jo pse unë si aktore kam derdhur mundin dhe pasionin dhe përkushtimin tim, por sepse janë pëlqyer dhe jashtë vendit. Kjo është treguar te ata që kanë pasur mundësinë të shfaqen vendit.

 -Në disa nga filmat më të vlerësuar të kinemasë shqiptare në ato vite keni spikatur me rolet  tuaja, sa shpërbleheshin aktorët?

Nuk vjen më ai pasion si puna që bëhej në ato vite në Kinostudio. Punonim me dashuri të madhe, kemi xhiruar me këmbëzbathur në dëborë, pa kushte në punë, por artistët kishin thjeshtësinë dhe pasionin e madh për punën e tyre. Ngritën dhe krijuan traditën e filmit shqiptar. Unë nuk mbaj mend nga Kinostudio kur punonin të merrnim shpërblim, por dhe një fletëlavdërimi nuk na kanë dhënë atë kohë. Por ne këtë se kemi marrë parasysh dhe bëhej një punë e madhe. Por kjo Kinostudio tha një aktor dikur, si nuk na dha 1 mijë lekë të blija një gjel deti, ishte filmi i fundit i vitit, që po xhirohej dhe për një javë vinte Viti i Ri. Aty u përgjigj aktori i madh Sandër Prosi, i cili tha: nuk e di ti që Kinostudio është ndërmarrje, jo ndërdhënie. Kjo është një e vërtetë që ne në ato vite nuk kemi pyetur do të marrim para apo jo. Kishim vetëm një rrogë në teatër dhe kemi xhiruar filmat. Është një masë e madhe krijuesish që nga skenaristët, regjisorët, aktorët, operatorët, që punonin pa kushte dhe pa shpërblim.

-Po sot çfarë po ndodh me filmat?

Kohët kanë ndryshuar. Aktorët shpërblehen edhe pse nuk është sa duhet për punën e tyre. Dhe unë në këto vite kam xhiruar në 4-5 filma dhe ka një tjetër pagesë. Megjithatë arti sot dihet që ka shumë probleme. Kanë pak vëmendje sot institucionet për artin, megjithatë artistët tanë të thjeshtë me pasion të mrekullueshëm vazhdojnë të punojnë.

-Ju keni xhiruar dhe filma, ku nuk jeni paguar...

Po kam xhiruar dhe nuk jam paguar, sepse regjisori nuk mund të gjente paratë për filmin. Unë dhe të tjerë xhiruam një film pa para. Regjisori u ndje keq para nesh, por unë vetë i thashë që do të vij të xhiroj pa para. Në kohën e monizmit unë kam xhiruar 35 filma dhe nuk jemi paguar dhe ishim vetëm me rrogën që merrnim në teatër, po vij dhe tek ty tani i thashë në demokraci pa para për filmin. Unë këtë e bëra dhe mendoj se veprova shumë mirë. Edhe nëse do më thotë sërish ndonjë regjisor tjetër që nuk kam gjetur para unë do të jem në rol sepse pasioni im për filmin do të ikë bashkë me shpirtin. Unë nuk heq dorë nga dashuria për filmin, për profesionin tim.

 -Nëse flasim për kinemanë e katre viteve ju jeni shprehur më parë se duhet punuar më shumë për skenarin dhe temat që duhet të trajtohen në filma. Çfarë mendoni për këtë?

Sot në kinemanë shqiptare na mungon skenari i mirë në filma. Ne sot kemi shumë drama, të cilat mund të jenë në filmat tanë. Përditë po shikojmë dhe jetojmë ngjarje nga më të ndryshmet. I kemi çdo ditë përpara syve nga më të veçantat, sepse kemi dhe emigracionin i cili është në gjithë botën. Por emigracioni jonë ka qenë i dhimbshëm, prostitucioni apo droga, prona dhe plot të tjera. Ne sot kemi tema nga më të dhimbshmet dhe nuk dimë ti hedhim në skenar. Duke filluar që nga gjakmarrja apo për një pronën për të cilën është ngushtuar shpirti njerëzor. Ne dikur kemi qenë shumë të varfër, por marrëdhëniet njerëzore kanë qenë shumë të bukura. Është për të ardhur keq, që ka probleme skenari i filmit sot. Është një skenar i dobët sot në filmat tanë dhe vazhdoj të them se duhet punuar më shumë për shkrimin e tij. Problemet e kinemasë sot nuk janë të pakta, skenari, regjisori, bashkëpunimi që duhet të jetë për filmat duhet të jenë më shumë në vëmendje. Para disa ditësh isha te një promovim libri i autores Meri Merzini, që fliste për prostitucionin, por aty pashë tamam një skenar me një mesazh të jashtëzakonshëm, ndaj mendoj sa tema të tilla kemi ne që janë njerëzore dhe të dhimbshme, që mund të trajtohen në filmat tanë.

Intervistoi: Julia Vrapi