BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

kultura-intervista

Mevlan Shanaj: As në Kandahar nuk bëhet si kjo politikë kundër filmit shqiptar

Mevlan Shanaj: As në Kandahar nuk bëhet si kjo politikë
Kur flitet për pirateri, ngre zërin për të mbrojtur të drejtat e veta ndonjë prej kanaleve televizive, por zëri individual i autorëve të pronësisë intelektuale as duket se mund të ekzistojë, kështu shprehte kineasti i njohur Mevlan Shanaj.  Sipas tij, jo vetëm buxheti për filmat është i paktë por dhe pirateria e filmit para ’90 është në përmasa të mëdha. Me këtë shqetësim ashtu si dhe të tjerë kineastë, edhe regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj pohon se kur askush nuk zbaton ligjin dhe kur institucionet nuk funksionojnë situata do të vijojë të jetë e tillë. I njohur dhe vlerësuar për kontributin e tij në kinematografinë shqiptare, Mevlan Shanaj njihet dhe si një ndër themeluesit e televizionit publik shqiptar, televizion që sipas tij në 24 orë program nuk i krijon 1 orë hapësirë filmit shqiptar. Në intervistën dhënë për gazetën, kineasti i njohur bën apel ndaj institucioneve shtetërore, RTSH, që të kenë në vëmendje filmin shqiptar, ku sipas tij as në Kandahar nuk bëhet si kjo politikë kundër filmit.
 
-Është diskutuar shumë për të drejtën e autorit, por nëse flasim për filmin shqiptar, si qëndron e drejta e autorit në respektimin e saj. Sa respektohet pronësia intelektuale?    
     
Nisur nga pyetja juaj dhe vëmendja  si gazetare e kulturës kuptohet që në mesin tonë, flitet dhe përgjithësisht nuk veprohet dhe kjo do të thotë se zakonisht zhurmohet. Është interesant se pikërisht ata që e kane nisur biznesin e tyre mediatik me maratonën e filmit shqiptar, bëjnë sikur nuk e kuptojnë se autorët e filmave janë investitorët e tyre të parë. Lidhur me të drejtat e autorit  ligji ekziston, janë të ngritura edhe agjenci  por gjithë gjendja e pronësisë intelektuale më kujton shprehjen: kam zënë një hajdut, bëj ta lëshoj po nuk më lëshon. Pra në Shqipëri kur e kap hajdutin  të mbërthen ai, dhe ti mbetesh le ë themi në simbiozë me të, pa ditur ku të kërkosh ndihmë!
 
-Ju pohoni se ka probleme, por si e shikoni rolin e institucioneve shtetërore deri me tani?
 
Unë nuk njoh ndonjë institucion serioz, që të ketë zgjidhur diçka të paktën në përvojën time. Flas për të drejtat morale. Fjala vjen sa herë shfaqet e vetmja intervistë e Lasgush Poradecit, e shfrytëzuar prej punës sime, askush nuk e përmend ndonjëherë emrin tim. Kjo ndodh në dhjetëra e dhjetëra punë sidomos televizive. Nuk flas për përfitime financiare. Institucionet formalisht me letra për ti raportuar zyrtarëve të Europës në frymën e tyre  burokratike që përfundon në letër, mund të vazhdojnë të thonë se ligji për të drejtën e autorit funksionon si në një vend në tranzicion ose më mirë i fusim një amballazhim alla shqiptarçe dhe mbetemi me shifrat e famshme se kaq përqind para çlirimit ose në vazhdim kaq përqind më shumë krahasuar me qeverisjen e mëparshme , kuptohet material i vjetër për humor!! Dhe kur flitet për pirateri, ngre zërin për të mbrojtur të drejtat e veta ndonjë prej kanaleve televizive, por zëri individual i autorëve të pronësisë intelektuale as duket se mund të ekzistojë. Gjithnjë flitet kur zgjohen dinozaurët.
 
-Pra sipas jush AMA dhe ZSHDA deri më tani nuk kanë kryer misionin e tyre sa duhet në lidhje me masat që duhet të merren ndaj atyre që shkelin të drejtat?
 
Vetëm fakti se RTVSH, po punon prej më shume se një viti me një bord që i ka përfunduar mandati prej kohësh tregon se sa seriozisht merret puna me çështjet e mediave. Vetëm ky fakt tregon se gjërat më pavlerë në vendin tonë janë ligjet! AMA për mua është lëmshi më i pazgjidhshëm. Ajo shihet vetëm si pazar frekuencash. AMA nuk perceptohet ajo që duhet të jetë në të vërtetë.
 
-Kemi një ligj për të drejtën e autorit, ndërkohë që Ministria e Kulturës ka përgatitur projektligjin e ri që pritet ta miratojë në parlament. Çfarë prisni nga projektligji i ri?
 
Shumë herë janë përshtatur dhe përpunuar ligjet në këta 25 vjet, sa që ka rrezik të kthehemi në variantet e para. Nuk e di si janë konsultuar projektligjet e reja me grupet e interesit dhe kë përfshijnë ato. Pres që të vendosen njerëz që të dinë të lexojnë atë që shkruajnë dhe jo të kontribuojnë në një lloj shurdhërije apo memecllëku që stimulon dëshifrimet me kode shumë të veçanta që kuptohen vetëm mes tyre. Pra nuk pres një komunikim normal apo më mirë zbatim të ligjit dhe siç jemi mësuar, mund të dëgjojmë avazin e vjetër pa vegël të veçantë, por me zhurmën e radhës! Sepse grupimet e vërteta të interesit dhe shtysa e presionit duhet të jenë kineastët vetë. Kjo lloj sindikate nuk ekziston. Madje që kjo të mos arrihet e kanë për zemër të denigrojnë shumë personalitete të artit dhe kinematografisë.
 
 -Çfarë ndjen një kineast, kur shikon që filmi i tij miratohet, dhe ndërsa të tjerët marrin fitime të mëdha financiare autori nuk merr asgjë?
 
Unë nuk di se kush merr fitime të mëdha dhe kush asgjë, pasi nuk ka asgjë transparente. Gjithçka bëhet nën sy dhe nën dorë. Revolta e një kineasti në këtë moment? E para ndaj vetes që nuk di të mbrojë punën e vet. Kineasti shqiptar vazhdon të jetë jo vetëm i piratuar por edhe i "censuruar". TVSH nuk shfaq as filmat e tij. Si të kuptohet censura? Filmat e quajtur të socrealizmit piratohen haptas dhe nga të katër anët, dhe ajo është një rrugë komunikimi, kinemateka nuk ekziston dhe RTSh publik nga inferioriteti politik nuk ka arritur që në 24 orë program në ditë të ketë një hapësirë për të shfaqur prodhimin e filmit të vet, të flasë për historinë dhe pasazhet e tij, të paktën se si vdiq Sandër Prosi gjatë xhirimeve, i cili ka bashkëpunuar shkëlqyeshëm edhe me TV, si u mbulua gjithë Tirana me parrulla fashiste gjatë xhirimit të filmit “Plumba perandorit” dhe plot ngjarje të tjera që përbëjnë historinë dhe peripecitë e filmit shqiptar. Pasioni i vetëm është për të prerë kokat si në masakrën e Manastirit. Është një përvojë që nuk mund të braktiset për të filluar si në gjithçka nga e para. Në këtë vend nuk censurohet kineasti, por çdo lloj kontinuiteti njerëzor, që i tejkalon sistemet. Ky është një pasion rrënimi që ndeshim përditë. Fyhen edhe gjërat më të çmuara. 
 
 -E keni kërkuar më herët që të rikthehet në RTSH prodhimi i filmit shqiptar, si ka qenë dikur një departament i veçantë për filmin. Nëse rikthehet ai departament, çfarë i shton kinemasë shqiptare nëse do të jetë me vëmendje si dikur?
 
Kjo është një eksperiencë e njohur. Shihni titrat e filmave me bashkëpunim sidomos në televizionet italiane. Taksapaguesit shqiptar po i ofrohet përditë, madje në formë refreni po detyrohet të mësohet se nuk ka përse të ketë subvencionim të filmit, megjithëse këtë e ka gjithë Europa. Taksapaguesin e apasionuar shqiptar po e provokojnë për ditë që të zhvleftësojë krijimtarinë shqiptare të filmit që në të kundër ka dhënë frutet e veta. As në Kandahar nuk bëhet kjo politikë kundër filmit dhe prodhimit shqiptar të tij. Ndoshta se ju intereson më shumë të paguajnë pak për ca riprodhime të huaja gati gratis, se sa sipas ligjit të të drejtës së autorit në të ardhmen. Rikrijimi i sektorit të filmit artistik në TVSH është një domosdoshmëri për TVSH publik, pasi atje nuk ka grupime të forta interesash sa mund të krijohen jashtë tij, pasi vërtet kontributi financiar presupozon të gjithë. Në Shqipëri me forcimin e kapitalit do të rritet natyrshëm edhe ndikimi i tij në jetën shoqërore. Televizioni publik neutralizon këto interesa të natyrshme duke i kombinuar  në kërkesa më të gjera dhe duke u bërë zëdhënës i shtresave nga më të ndryshme. Arti i tejkalon interesat e grupimeve. Kjo është e domosdoshme në një vend që ka vuajtur prej prepotencave politike ose kapjes së vazhdueshme të pushtetit dhe pse jo rrezikut të përhershëm të kapjes së shtetit. TV publik ndihmon që t’i paraprihet këtij rreziku.  TV publik do të rrisë audiencën dhe njeriu shqiptar do të shikonte vetveten për ta liruar paksa nga telenovelat e pafundme me të qara e tradhëtira e intriga nga më të çuditshme. Nga përvoja e viteve të shkuara TVSH ka realizime jetëgjata si “Udha e shkronjave”,  “Plumba perandorit”,  “Agimet e stinës së madhe”, “Fletë të bardha”, “Unë e dua Erën”, “Flaka e maleve”, “Era e ngrohtë e thellësive”, etj.
 
 -Mbetemi te filmi, edhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë tashmë do ti nënshtrohet politikave të reja mbi filmin, priten të jenë dy borde për miratimin e projekteve, një për të rinjtë dhe një për projektet e tjera. Si një nga emrat më të vlerësuar të kinematografisë shqiptare, çfarë prisni për projektet?
 
Për mua gjykimi artistik nuk ka pse të ndahet me parcela aq më keq me moshë. Të rinjtë tanë kanë CV e tyre me punët profesionale dhe nuk ka pse të jenë dy grupe gjykimi. Mund të ndodhe të aprovohet e njëjta temë ku i dihet. Nuk e di se si do të ndërtohet politika kulturore kinematografike në parcela kaq të ndara. Ndoshta të rinjtë do t’i bashkohen sektorit të filmit të animuar. Por unë nuk mendoj që QKK të bëjë atë që duhet të bëjnë shkollat shqiptare, që duhet të nxitin punën krijuese me kamerën njësoj si me fushën e futbollit. Apo vetëm sektorët që nxisin të rinj me një gjetje tematike 3-4 minutëshe. Këtë e ka bërë dhe do ta bëjë çdo kineast i ri duke u nisur nga Viktor Stratobërda, Xhanfize Keko. Rëndësi ka që Shqipëria të ushtrohet të prezantojë vetëm me ekipe kombëtare, jo uniforme.
 
 -Gjithmonë keni theksuar më shumë buxhet për filmin shqiptar?
 
Kam frikë se eksperienca e lavdërueshme e punëve shkollore, ku studentët e mi kanë punuar edhe me aktorë të njohur, do të duket si një eksperiencë që ndihmon edhe uljen e buxheteve të filmit,pasi kjo i shkon përshtat çdo qeverie që nuk mendon gjatë për kinematografinë. Është njësoj si të  mos ketë orkestër operistike, meqë ka instrumentistë që i bien veglave në rrugë. Por nuk e besoj të ndodhë kjo gjë. Është e pamundur deri sa aspirojmë BE. Nuk ka kineastë që nuk e ndjejnë se janë më të diskriminuarit e Ballkanit për sa i përket buxhetit të sotëm skandaloz. Po të mos kishin dashur të ndërronin herë pas here uniformat, kapelet dhe ngjyrat e spaletave të forcave të ndryshme të ruajtjes së rendit, ndoshta buxheti për filmin nuk do të ishte kaq i ulët .E kur këto uniforma u dashkan më të bukura, pse nuk u dashka edhe filmi më profesionist. Filmi është një ndër vlerat më të prekshme ndërkombëtarisht dhe krahasimisht jemi vendi me buxhetin shumëfishin më të diskriminuar dhe padyshim më të paragjykuar. Juve ju kujtohet besoj tregimet për shfaqjet e para kinematografike kur njerëzve iu duk sikur treni u hyri brenda në sallë. Problemet tona të shumta ku të kuptojmë dhe të ndjejmë veten sigurisht do të kenë efektet e veta në një konkurrencë prodhimesh. Mundësitë dhe rrugëzgjidhjet i kemi para syve tanë. Si ka qenë një titull filmi. Si gjithë të tjerët. Ne nuk jemi ndonjë specie e veçante dhe e vetpërjashtuar. Intervistoi: Julia Vrapi