BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-lifestyle

Nestor Kraja: Ministria e Kulturës po i jep drejtim shkatërrues artit dhe kulturës, gjendja po përkeqësohet

Nestor Kraja:  Ministria e Kulturës po i jep drejtim shkatërrues artit
Krijimtaria muzikore shqiptare, fusha e kompozicionit nuk ka vlerësimin e duhur nga Ministria e Kulturës, dhe kjo ishte e dukshme në përzgjedhjen e projekteve që bëri disa ditë më parë dikasteri ministror. Për kompozitorë të ndryshëm, jo vetëm mungesa e transparencës është shumë problem në lidhje me politikat e ministrisë, por dhe gjykimi që ka bërë ndaj krijimtarisë muzikore shqiptare.
 
Prof. Asc. Nestor Kraja, pedagog i Kompozicionit dhe Historisë së Muzikës në Universitetin e Arteve Tiranë, shprehet se kjo nuk mund të jetë strategjia e Ministrisë së Kulturës për krijimtarinë muzikore profesionale në vendin tonë, dhe sipas tij gjendja nga e rëndë po përkeqësohet edhe më tepër. Në intervistën dhënë për gazetën, për profesorin e arteve i cili jo pak herë ka reaguar në lidhje me problemet që janë jo vetëm në fushën e kompozicionit por dhe mungesën e mbështetjes që është për të rinjtë, fakti që as projekti i shoqatës së vetme në vend të krijuesve të artit muzikor “Muzika e Re Shqiptare” dhe as i vetmi festival i të rinjve “Festivali i Krijuesve të rinj” që nuk janë financuar këtë vit ka qenë tronditës për të gjithë krijuesit. Sipas prof. asc. Nestor Krajës, kjo trajektore e vendosur nga politika kulturore në vend për sa i përket krijimtarisë muzikore ka drejtim shkatërrues, eleminues dhe si e tillë është e papranueshme.
 
-Janë përzgjedhur projektet që do të financohen këtë vit nga Ministria e Kulturës, por ende nuk kemi të ditur nga ministria se kush ishin emrat që e bënë këtë përzgjedhje, pra kush ishte kolegjiumi. Në gjykimin tuaj, çfarë mund të na thoni mbi transparencën e dikasterit ministror?
 
 Paraqitja e projekteve në faqen e Ministrisë së kulturës mendoj se është shprehje e transparencës, por fshehja e komisionit vlerësues të tyre hedh dyshime për principet dhe standardet e vlerësimit. Nuk mendoj se Ministria e Kulturës i ka specialistët e çdo fushe të atij niveli që të realizojnë gjykim të mbyllur. A nuk do të ishte më mirë dhe më transparente që komisioni i vlerësimit të projekteve të ishte i deklaruar? Në vendin tonë jo vetëm që nuk ka asnjë organ kritik për artet, por fshihet dhe gjykimi e kriteri i vlerësimeve të projekteve. P.sh një nga kriteret, sipas bisedës që kam bërë një vit më parë me Shefen e Kabinetit të Ministrisë së Kulturës do të duhej të ishte ndarja proporcionale e fondeve për artet e veçanta. Në këtë rast do të shmangej ai realiteti i papranueshëm për kompozitorët, të cilët këtë vit janë vlerësuar me zero.
 
-Pra sipas jush Ministria e Kulturës nuk ka një strategji për krijimtarinë muzikore në vend, pasi ju pohuat se mungon ndarja proporcionale e fondeve për artet e veçanta? 
 
 Po flas për problemet dhe me ato që pohova më lart, mendoj se kjo nuk mund të jetë strategjia e Ministrisë së Kulturës për krijimtarinë muzikore profesionale në vendin tonë dhe se gjendja nga e rëndë po përkeqësohet edhe më tepër.
 
-Mbetemi tek krijimtaria muzikore, si kanë qenë për ju fondet edhe për të rinjtë?
 
Si pedagog në Universitetin e Arteve më vjen keq për gjendjen e studentëve të kompozicionit apo për ata që sapo kanë mbaruar këtë Universitet në këtë degë. Këta studentë, të cilët vijnë me pasione dhe me ëndrra të ligjshme rinore, fillojnë të thyhen që në hapat e para të krijimtarisë së tyre. Disa prej tyre, të cilët kanë mbaruar shkëlqyeshëm këtë profil e që duhet të konsiderohen si shpresa e zhvillimeve muzikore të së ardhmes, nuk kanë asnjë mundësi të paraqesin idetë e mendimet e tyre muzikore në publik. Që nga viti 2003, i mbështetur nga një numër i mirë studentësh e diplomantësh të tillë nisëm një festival me krijimtarinë e tyre. Ishte një oaz i përshtatshëm i ballafaqimit të ideve, teknikave dhe shprehjeve muzikore, që në tërësinë e vet paraqiste edhe ecurinë e kërkesave dhe arritjeve të klasës së kompozicionit në këtë Akademi (quhej Akademia e Arteve në atë kohë). Ky aktivitet erdhi në rritje deri sa u shtri edhe në trojet me banim nga shqiptarët (Kosovë e Maqedoni), madje filloi një bashkëpunim edhe me Universitetin e Shkupit dhe të Cetinës. Ideja e krijimit të një qendre, mundësisht Ballkanike, të krijimtarisë së kompozitorëve të rinj do të influenconte në rritjen e nivelit të kompozitorëve tanë dhe ballafaqimin e tyre me komshinjtë homologë. Por çuditërisht, vitet e fundit fondet filluan të binin gjithnjë e më shumë aq sa nuk kishim mundësi të paguanim as instrumentistët e duhur dhe dy vitet e fundit u zhdukën plotësisht. 
 
-Ju u shprehët se mungojnë fondet në ndihmë të të rinjve në fushën e kompozicionit, por çfarë mund të na thoni mbi përpjekjet tuaja dhe të pedagogëve të tjerë të arteve për ta mbajtur gjallë këtë festival, dhe çfarë mund të na thoni për studentët tuaj, si ndihen ata përballë këtyre problemeve?
 
Megjithëse jemi menduar dhe po përpiqemi ta realizojmë këtë aktivitet, të rrudhur tashmë vetëm në një natë edhe pa fonde e duke përdorur miqësitë personale me instrumentistë të ndryshëm, atmosfera përballë të gjithë kompozitorëve të rinj është e lexueshme. Ata çdo ditë e më tepër po mendojnë se krijimtaria e mirëfilltë kompozicionale, jo vetëm që është shumë më impenjative dhe kërkon lexim e studim të vazhdueshëm por është dhe e pamundur të realizohet praktikisht. Shumë prej tyre po mendojnë të merren me muzikën e tregut e cila në një fare mënyre u siguron atyre disa të ardhura. Mendoj se kjo trajektore e vendosur nga politika kulturore në vend për sa i përket krijimtarisë muzikore ka drejtim shkatërrues, eleminues dhe si e tillë është e papranueshme. Një vit më parë kam çuar në Ministrinë e Kulturës një studim mbi zhvillimet muzikore në vend duke filluar nga viti 1992 e deri sot. Si duket faqet e këtij studimi jo vetëm që nuk u lexuan nga drejtuesit e vlerësuesit e projekteve në këtë ministri, por me siguri kanë humbur në ndonjë sirtar. Ndërkohë Instituti Alb - Shkenca në Maqedoni u interesua për këtë studim dhe e ka publikuar në revistën e tyre të titulluar “AMAS”. Fakti që as projekti i Shoqatës së vetme në vend të krijuesve të artit muzikor “Muzika e Re Shqiptare” dhe as i vetmi festival i të rinjve “Festivali i Krijuesve të rinj” nuk janë financuar këtë vit ka qenë tronditës për të gjithë krijuesit Quo vadis, është një shprehje të cilën po e përsërisim çdo ditë.
 
-Në politikat e krijimtarisë muzikore, herë pas herë artistë të ndryshëm, kompozitorë kanë theksuar dhe mungesën e konkurseve në fushën e krijimtarisë, që sipas tyre nuk është në vëmendjen e ministrisë. Çfarë mund të na thoni për këtë?
 
 Konkurset në gjithë botën janë tribuna të talentit, punës, ideve dhe avancimit të teknikave në fushën e krijimtarisë muzikore, por a do të ishin konkurset e kompozitorëve tek ne, mjet i rëndësishëm shtytës për krijimtarinë? Teorikisht: Po; Praktikisht më sjell ndërmend shijen e hidhur të Konkursit të 100-vjetorit me moskryerjen e pagesave dhe nëpërkëmbjen e krijuesve si dhe vlerësimin e drejtuar për nga shijet muzikore të viteve të socializmit, të cilat, për konceptet dhe shijet personale shënojnë vetëm regres në muzikën tonë. Detyra më e vështirë përpara muzikës shqiptare me vështrim nga e ardhmja është zgjedhja e rrugës që duhet të përshkojë ajo dhe zgjidhja e problemit fondamental: Zhvillimi përmes kërkesës për ngritjen e nivelit të shijes së spektatorëve apo përmes përkuljes e rënies në nivelit e tyre për të qenë “e pëlqyeshme”. Intervistoi: Julia Vrapi
 

Më të lexuarat