BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-intervista

Rudolf Stambolla: Tango dhe dashuria më kanë ndjekur gjithë jetën, nuk u ndala edhe në kohën e regjimit

Rudolf Stambolla: Tango dhe dashuria më kanë ndjekur gjithë

Rudolf Stamboll është këngëtari romantik, i cili me zërin melodioz ishte një emër i suksesshëm në krijimtarinë muzikore që para viteve ’60. “Gjethet e vjeshtës”, “Këndo kitara ime”, “Dashuria e parë”, “Nën dritare”, “Malli i dashurisë”, etj, janë këngët që për herë të parë janë kënduar nga këngëtari Rudolf Stambolla, ndërsa për vite më pas këto këngë u sollën në skenë dhe nga të tjerë emra. Këngëtari, i cili që në vitin 1956 ishte i angazhuar pranë radio “Tiranës” kujton me jo pak nostalgji krijimtarinë e atyre viteve. Vlerëson profesionalizmin e emrave që merreshin me muzikën dhe tregon dhe suksesin e Festivalit të parë të Këngës që më 1962. I cilësuar si këngëtar i tangos dhe i dashurisë, Rudolf Stambolla është një nga emrat e këngëtarëve që kujtohet jo pak nga publiku, i cili zbulon se muzika italiane ka qenë ajo që e ka frymëzuar në karrierën e tij si këngëtar. Edhe pse në një moshë ku 80 vjet i rëndojnë mbi supe, ai tregon se nuk ndahet dot nga kitara, instrumenti që e ka shoqëruar gjithë jetën. Por çfarë mendon sot për këngën e lehtë shqiptare, ai na e tregon në vijim të kësaj interviste.

-Keni qenë pjesëmarrës në festivalin e këngës në RTSH që në edicionin e tij të parë, në vitin 1962. Sot pas kaq dekadash si e kujtoni atë moment?
Isha 26 vjeç, por unë kisha filluar vite më parë të merresha me muzikën e lehtë. Më herët unë isha angazhuar në radio, që në vitin 1956. Në atë kohë u dha një spunto nga festivali i Sanremos në Itali, që edhe ne të vinim një formacion orkestral të muzikës së lehtë pranë Radio “Tiranës”, që të ishte në mënyrë institucionale. Deri në atë kohë kishte këngë që këndoheshin në lokale, por nuk ishin këngë që ishin të kompozuara shqip dhe me autorë tekstesh shqiptare. Festivali i parë në dhjetor të 1962, 11 vjet pas Festivalit të Sanremos, ishte shumë i suksesshëm, edhe pse mjetet nuk ishin si sot. Në atë festival unë  pata shumë emocion, dhe kënga titullohej “Për dashurinë do këndoj” me kompozim të Aleko Karecos, por më pas pasuan festivalet me radhë, i dyti, i treti, etj. Ne kishim shumë këngëtarë të mirë, si e madhja Vaçe Zela, Qemal Kërtusha, Anita Take, Pavlina Nikaj, etj. Atë kohë ishin këngë romantike, melodioze.

-Në festivalet e këngës në ato vite nuk mungonte dhe ideologjia në këngë?
Në vitet e regjimit komunist ishin shumë autorë tekstesh, ku ishte e pamundur që të sillnin një këngë pa pak politikë. Atë e sillnin dhe që ajo këngë të kishte fitim në festival.

-Si ishte organizmi i artistëve ato vite?
Radio “Tirana” e vjetër ka pasur dy dhoma e një kuzhinë, dhe ne provat i bënim dhe në bodrume. Aty kanë qenë me mijëra disqe të këngës italiane. Por janë shkatërruar shumë, sidomos kur radio kaloi tek ndërtesa tjetër. Në radio incizimet bëheshin me shirita manjetofoni 12 dhe 16 mm, dhe unë kam incizuar shumë këngë në Lituani, Bashkimin Sovjetik, Çeki, Bullgari. Këto regjistrime nga shirita manjetofoni i kthyen në moplen ose në grafit, materiale të diskut. Ju e dëgjoni sot këngën “Një flutur”, kompozim të Baki Kongolit, dhe unë kujtoj që ajo është bërë dhjetë mijë kopje në atë kohë.

-Pse në jetën tuaj artistike i keni preferuar gjithmonë këngët italiane?
I preferoja shumë ato këngë. I kam pas idhuj ata këngëtarë. Jam munduar shumë të merrja diçka nga Kaludio Villa apo Luciano Taioli, ishin këngëtarë sentimentalë dhe ishte e vështirë të kaloje në atë përsosmëri si ata. Ka qenë muzika italiane ajo që më ka frymëzuar shumë, më ka dhënë një spunto në karrierën time muzikore. Ne i dëgjonim shumë atë kohë dhe ishte prirja tek këngët italiane.

-Jeni cilësuar si këngëtar i dashurisë, por nëse kthehemi pas në vite si i kujtoni fillimet tuaja me këngën?
Kur isha fëmijë, isha në një konvikt në Shkodër, dhe aty Pjetër Gjini kishte bërë një këngë humoristike, kënga e Salepit. Dhe këtë këngë ma besuan mes shumë fëmijëve të tjerë. Më vonë kam kënduar edhe në grupe shoqërore me kitarë, por kurrë nuk e kisha menduar se do të dilja një këngëtar i përmendur më pas, ku këngët e mia do të ishin në disqe. Këtu më ka ndihmuar shumë dhe kompozitori Agim Prodani. E kisha shok dhe ai i binte pianos dhe unë këndoja. Pas kësaj, kënga e parë që unë kam kënduar në radio ka qenë “Nuk desha ta besoja”. Për disa vite para se të fillonte festivali unë prej pesë vitesh këndoja në radio dhe këngët e mia ishin shumë të mirëpritura ato vite, dhe kjo ka filluar që para vitit 1962.

-Ju nuk jeni diplomuar në muzikë, por keni qenë  një këngëtar shumë i vlerësuar?
Unë këndoja për dëshirën time. Kam punuar në një tjetër profesion. Isha me elektronikën, montime centrali, telegrafoni, por muzikën e kam pëlqyer gjithmonë.

-Këngët tuaja kanë mbetur dhe sot në publik, çfarë ndodhi që pas 1962 kënduat dhe disa vite dhe më pas ju jeni shkëputur nga festivali?
Nga festivali i RTSH u shkëputa, sepse filluan zgjedhjet e këngëve. Nuk i ndanin sipas këngëtarit. Më pëlqente një kompozicion, por nuk ma jepnin. Unë i doja këngët sipas natyrës së zërit tim.

-“Kur gjethet bien në vjeshtë” e kënduar nga ju për herë të parë më 1957 dhe sot mbetet e tillë, e pëlqyer nga publiku. Sipas jush ku qëndron suksesi i atyre këngëve?
Për mua edhe në festival, kënga më e bukur është ajo që mbetet në popull. Kënga kur bëhet masive mbetet më e bukura. Nga hiçi kanë dalë këngëtarë të mëdhenj. Këngët që kanë mbetur dhe sot kanë melodi dhe tekste të bukura. Janë të ngadalta, nuk ka ritëm apo kërcime. Këngët e mia në pjesën më të madhe janë përshtatur për tango. Në ato vite nuk kishte problem, sepse tango ishte e lehtë. Regjimi i kohës ishte shumë i rreptë, por kur këngët ishin për dashurinë nuk ndërhynin.

-Çfarë shikoni sot tek festivalet e këngës?
Unë në festivalet e këngës sot dalloj që ka shumë zëra të mirë, veçanërisht zërat femërorë. Në atë kohë nuk duhej të imitoje modën perëndimore, asgjë nga perëndimi. Gjithmonë ishte, që ne kemi muzikën tonë. Ne nga folklori jonë duhet të marrim ajkën dhe nga ajo duhet të nxjerrim muzikë të lehtë. Këngë të bukura ka bërë dhe Tahsim Oshafi. Kënga “Dashurinë e parë” e kam kënduar unë dhe kjo këngë e kishte bazën tek kënga “Vajza e valëve”. Kemi dhe këngë të bukura sot, në përgjithësi janë dhe me formacione orkestrale që janë profesionistë, dhe ne në kohën tonë kemi pasur një formacion ritmik nga Gasper Çurçia. Ndërsa këngët sot kanë pak probleme, shikoj shumë përzierje. Nuk shikoj vetëm këngën shqiptare, por dhe shumë këngë që janë të huaja dhe që përzihen me këto shqiptare. Çuditem se pse ndodh kjo. Kënga shqiptare sot nuk ndiqet dhe dëgjohet  si më parë, edhe pse ka shumë aktivitete artistike. Nga viti në vit është larguar sentimentalja në këngë dhe janë kapur pas ritmeve, duke iu zmbrapsur këngës që ne këndonim dikur. Ndryshimet me kohën kanë sjellë dhe ndryshimet në muzikë. Këto ndryshime kanë sjellë vlera artistike, por ju thashë që ka dhe probleme. Sa i takon muzikës shqiptare, sot kemi instrumentistë që janë përgatitur dhe jashtë shtetit dhe janë shumë të mirë, por fatkeqësisht sot janë zhdukur instrumentet e frymës në muzikë. Pak përdoret violina, kontrabasi, violonçeli, tromba, klarineta. Pothuajse janë zhdukur fare dhe më shumë përdoren kitarat.

-Cilët zëra vlerësoni nga skena e këngës?
Mes këngëtarëve sot unë veçoj Kastriot Tushën, Manjola Nallbanin, Ardian Trebicka, i cili ka natyrën time në këngë. Edhe unë gjithmonë me tangon dhe këngët e dashurinë jam marrë, duke filluar që nga 1956 dhe deri më sot. Më vjen keq që shumë të rinj sot nuk përqendrohen shumë tek kënga, por më shumë mendojnë se si do të jetë paraqitja në skenë.

-Duke folur për muzikën dhe këngën theksuat jo pak se gjithçka duhet të jetë origjinale në muzikë. Në ditët e sotme jo pak përdoret në krijimtarinë muzikore edhe elektronika. Si ndikon kjo?
Teknika që ka hyrë është më e përsosur, sepse ka dhe elementë që e pastrojnë shumë zërin e këngëtarit, ndërsa ne në kohën tonë e kishim më natyral zërin. Unë jam më shumë tek muzika dhe kënga që është origjinale. Me anë të teknologjisë nuk vjen tamam ajo që është natyrale në muzikë.

-Kitara ka qenë instrumenti që ju nuk i jeni ndarë, vijoni dhe sot të këndoni me kitarë?
Këndoja me kitarë, ku shpesh u mblidhnim me miqtë dhe shokët. Edhe sot vijoj të këndoj, sigurisht në mjedise ku ka gëzime, ku mblidhemi me miqtë apo shokët. Intervistoi: Julia Vrapi
 

Më të lexuarat