BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Gjaku i Arbrit” vjen në skenë pas 32 vitesh, një nderim dhe për artistët

“Gjaku i Arbrit” vjen në skenë pas 32 vitesh, një
Në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës pas 32 vitesh u rikthye drama shqipe “Gjaku i Arbrit”. Por kësaj vepre i mungoi protagonistja, aktorja e njohur Tinka Kurti. Pas dy javësh prova, “Artistja e Popullit” u tërhoq për shkak të problemeve shëndetësore. Ndonëse bëri prova për dy javë, artistja 82-vjeçare, nuk mundi të dilte në skenë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. “Gjaku i Arbrit”, një nga kryeveprat e dramaturgjisë shqiptare, vjen si një homazh në këtë përvjetor të 65-të të teatrit “Migjeni”, por edhe si nderim për ata artistë që nuk jetojnë më. Publiku e ka pritur plot emocione këtë dramë, ndërsa vetë aktorët nuk shmangin dot përjetimet e forta për këtë rikthim pas kaq shumë vitesh. “Për artistët nuk është nevoja që të vishemi në zi. Për artistët nuk është nevoja që të qajmë. Për artistët nuk është nevoja që të çirremi”, u shpreh aktori dhe regjisori i kësaj drame, Bruno Shllaku. Por dhe dramaturgu Fadil Kraja e vlerësoi këtë vënie këtë herë në skenë.
 
“32 vjet më parë po në këtë skenë, po në këtë sallë, u vu drama “Gjaku i Arbrit”. Tani, një pjesë e këtyre aktorëve nuk janë më. Por një pjesë janë, dhe ju do ti shihni 32 vjet më vonë, të interpretojnë si dikur kur ishin të rinj”, cilësoi shkrimtari i veprës, Fadil Kraja. Me jo pak emocione mbi këtë dramë folën dhe aktorë të tjerë të veprës që erdhi në skenë për 65-vjetorin e “Migjenit”.“Është një emocion i madh, një dashuri. Ky është një profesion që nuk të lë të qetë kurrë”, tha aktorja Shpresa Garuci. Për këtë vepër nga Amerika ka udhëtuar dhe aktori Ymer Bala. “Suksesi ishte i plotë, gjë që unë nuk prisja. Flas për veten time, pasi po bëhen gati 20 vjet që unë jam shkëputur nga skena”, tha aktori Bala.
 
Ndërsa në fjalën e tij, aktori Agron Dizdari vlerësoi jo pak dhe punën që ka bërë regjisori Shllaku. Drama “Gjaku i Arbrit” u shkrua në vitin 1981 nga dramaturgu Fadil Kraja, ndërsa në 1982 u vu në skenën teatrore. Që nga ky vit është shfaqur me sukses mbi 500 herë në skena teatrore.