BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Jo të gjithë hajdutët vijnë për të keq” premierë në skenën e Universitetit të Arteve, studentët shkëlqejnë me aktrimin mjeshtëror

“Jo të gjithë hajdutët vijnë për të
Komedia “Jo të gjithë hajdutët vijnë për të keq” shkruar nga nobelisti Dario Fo erdhi premierë në sallën e madhe Black Box të Universitetit të Arteve, ku u përcoll me shumë duartrokitje nga publiku. Një vepër, e cila ka njohur suksesin në skena të tjera, edhe këtë herë nën interpretimin e studentëve të arteve përcolli një atmosferë të bukur. Me udhëheqës artistik Xhevdet Ferin, skenografi dhe kostumografi nga studentja Marina Prodani, në role para publikut erdhën mjeshtërisht studentët Annais Lika, Ilia Kaçi, Vlera Pylla, Yllka Lota, Florian Dibra dhe Ersiljano Xhelollari.
 
Vepra që erdhi në skenë nga studentët e vitit të tretë dega-Aktrim në Fakultetin e Arteve Skenike, është një punë që konsiston mbi procesin e figurës artistike. Nëpërmjet kësaj pjese, Fo kritikon vese dhe sjellje të njerëzve të shtresave të larta të shoqërisë që jetojnë me dy fytyra, ku hipokrizia e tyre zbërthehet përmes situatave komike dhe elementëve të gjetura nga autori, i cili i nxjerr ata lakuriq para njëri-tjetrit dhe opinionit.
 
“Jo të gjithë hajdutët vijnë për të keq” është një pjesë teatrale e frymëzuar nga skena e një hajduti që hyn në një shtëpi të pasur, duke sjellë situata komike dhe reflektime të natyrës sociale. Mes vlerësimeve pozitive për studentët aktorë, përgëzime të shumta mori dhe studentja Prodani për skenografinë dhe kostumografinë e realizuar për këtë vepër. Skenografia e veprës përcillej përmes një shtëpie luksoze e mbushur me piktura dhe me gjëra me shumë vlerë, ku në qendër është ora me lavjerrës, dhe ku ka mundësi bashkëveprimi me aktorët. Në lidhje me këtë vepër, studentja Prodani shprehet se për kostumografinë ka pasur në vëmendje të punës së saj të veçantat e çdo karakteri. “Jam konsultuar me profesor Xhevdet Ferin për shfaqjen, sepse kjo është ndër punët e mia të para që vendos në skenë. Kur kam lexuar veprën, në fillim jam prezantuar me personazhet, që janë karaktere të ndryshme, dhe më bënë përshtypje të veçantat e tyre, ku nxora cilësinë e çdo personazhi dhe në mendjen time vizatova çdo kostum”, tregon Prodani, studente e vitit të dytë dega Skenografi-Kostumografi. Në lidhje me skenografinë, ajo shton se në ndërtimin e saj i është përmbajtur lëvizjes skenike të aktorëve. “Për ndërtimin e skenografisë duhet ti përmbahesha dhe lëvizjes skenike të aktorëve. Kam punuar që skenografia dhe kostumografia të përshtatet”, tregon studentja Prodani mbi skenografinë, ndërsa shton se mes pikturës dhe kësaj dege, zgjodhi skenografinë dhe kostumografinë sepse puna e saj nuk kufizohet vetëm brenda një kornize. “Shumë bukur mund të zgjidhja pikturën, por ajo më kufizonte brenda një kornize, ndërsa skenografia dhe kostumografia më lejon që çdo objekt që skicoj në letër, e bëj të prekshme dhe e sjell në jetë”, shprehet mes të tjerave Prodani, ndërkohë që mbrëmë më shumë se 200 të ftuar si publik shijuan komedinë që mban emrin e nobelistit Dario Fo.
 
Annais Lika: Vepra përcjell mirë dukuritë e sotme
 
Studentja e vitit të tretë dega Aktrim, Annais Lika erdhi para publikut me rolin e Xhulias. Annais spikati me rolin e saj, të cilin e përcolli mjeshtërisht si një aktore profesioniste dhe e denjë për një teatër të mirëfilltë. Në lidhje me këtë vepër që erdhi në skenë si pjesë e procesit mësimor, studentja Lika vlerëson punën që kanë bërë bashkë me pedagogun udhëheqës Xhevdet Feri. “Këshilla e profesorit ka qenë që neve thjesht të kënaqemi, ta shijojmë pa fund këtë vepër dhe ta sjellim në mënyrën tonë”, pohon ajo duke shtuar se personazhi i saj është një femër e ditëve të sotme, që dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes. “Personazhi që unë kam është shumë i kohës për momentin, sepse vepra në tërësinë e vet ka në bazë tradhtinë bashkëshortore, gjë që ndodh shpesh në kohët e sotme edhe pse nuk është se flitet. Kjo është një vepër që e sjell shumë mirë në dukje këtë dukuri, tradhtinë, dhe personazhi im është një femër që tradhton bashkëshortin e saj për të pasur pak më tepër pushtet, sepse e tradhton me një burrë shumë më të pushtetshëm se sa bashkëshorti i saj. Personazhi im është një femër e ditëve të sotme, por që ka qejf të mbahet pak në hije, dhe kjo vepër e shfaq shumë mirë. Ky është roli i parë në një skenë me këto përmasa”, pohon studentja Annais Lika.
 
Ersiljano Xhelollari: Pse zgjodhëm komedinë e Dario Fo
 
Kjo vepër që erdhi në skenë si pjesë e procesit mësimor, u përcoll për një publik ku veç studentëve, nuk mungonin dhe pedagogë të arteve si dhe artistë të njohur të teatrit, filmit dhe muzikës. Studenti vitit të tretë dega Aktrim, Ersiljano Xhelollari erdhi para publikut me rolin e hajdutit të dytë. I pyetur mbi veprën, ai pohon pjesa i paraprin provimeve dhe në vëmendje të kësaj premiere është për të parë se çfarë është bërë gjatë punës semestrale. “Kjo është një vepër që ne e zgjodhëm bashkërisht me profesor Xhevdet Ferin. Kemi bërë prova prej kohësh dhe kjo është një premierë për të parë dhe punën semestrale se çfarë kemi bërë në muajt e këtij semestri”, pohon studenti Xhelollari, i cili mbrëmë së bashku dhe me studentët e tjerë morën duartrokitjet e publikut. Në reagimin e tij për këtë premierë, ai thekson se të gjithë kanë punuar me shumë vëmendje për të realizuar veprën në skenë. “Me këtë vepër konsiston dhe puna mbi procesin e figurës artistike që është në programin e lëndës Mjeshtëri Aktori”, pohon studenti i vitit të tretë Ersiljano Xhelollari.  Nga Julia Vrapi