BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Martesa” nga Çehov, në fundjavë për publikun durrsak

“Martesa” nga Çehov, në fundjavë për publikun
Humor, grotesk, gjallëri, dhimbje edhe nostalgji për kohën që ikën, të gjitha këto në komedinë "Martesa" me regji të Driada Dervishit në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
 
Një komedi me personazhe komike, të cilët do t’ju dhurojnë të qeshura pafund me humorin e tyre vjen këtë fundjavë në datat 17 ,18, 19 prill ora 19.00, për të vijuar dhe në datat 24, 25, 26 prill për publikun. Komedia "Martesa" deri tani është duartrokitur me shumë entuziazëm dhe mbushi sallën plot me spektatorë, të cilët shijuan lojën dinamike të aktorëve të rinj, por dhe atyre me një karrierë të gjatë si Sanie Hoti, Gjergj Doçi, Mimoza Marjanaku, Xhejni Fama, Ervin Doko, Eralda Çaushi, Amos Muji Zaharia, Adelina Muça, Vilma Hodo, Suela Bako dhe Marsel Rupi. Vlen për tu veçuar figura e aktores se mirënjohur Sanie Hoti, e cila me një karrierë të gjatë 35 vjeçare në skenën e teatrit vjen në këtë komedi me dy personazhe, të cilat emocionojnë mjaft publikun.
 
Regjisorja Driada Dervishi me shumë finesë dhe mjeshtëri ka sjellë 5 veprat me një akt të dramaturgut më të madh të kohërave Anton Pavlovic Çehov, që ai i quan lojëra gazmore në një dasëm "Martesë" me plot të papritura dhe emocion. Etydet dhe kërcimet janë pjesë e rëndësishme e shfaqjes, që ashtu si në një dasëm, ku kërcehet, festohet, ngihen dolli. Këto kërcime janë realizuar nga koreografi i talentuar Elton Cefa. “Të interpretosh Çehov është një moment i rëndësishëm në karrierën e çdo aktori dhe përgjegjësi e madhe. Pena e tij është estetikisht e kuruar. Çehovi nuk ka një teori për jetën që ti shpjegojë gjërat. Ai është autori më i madh në të kuptuarin e qenies njerëzore. Ai e kupton se jeta njerëzore jetohet së brendshmi, shpirtërisht. Ai eksploron dobësinë mendore dhe emocionale të karaktereve të tij, shkujdesjen e mendjes së tyre. Ata shpesh janë pesimist për jetën, dhe në konflikt me pamjaftueshmërinë e tyre për paqe dhe qetësi. Herë-herë duan të mbyllen në vetminë e tyre,  por kur dashurojnë janë të mrekullueshëm dhe plot pasion. Ata emocionojnë me mënyrën si dashurojnë, dhe dhurojnë të qeshura me naivitetin dhe botëkuptimin e tyre”, pohon aktorja Vilma Hodo, një nga emrat e vlerësuar të teatrit. Tek komedia "Martesa" spektatori do emocionohet prej atmosferës dhe personazheve të shkujdesur dhe ëndërrimtarë, të cilët kërcejnë, pijnë, këndojnë, debatojnë, dashurohen dhe ngrejnë dolli për ditë më të mira.