BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Perëndimi i vërtetë” përfaqëson Shqipërinë në “SkupiFestival”

“Perëndimi i vërtetë” përfaqëson
“Perëndimi i vërtetë” erdhi për publikun në “Tirana Ekspres” duke dhuruar jo pak emocione për të pranishmit që ndoqën lojën e katër aktorëve. Pjesën e shkruar nga Sam Shepard, regjisorja Laura Nezha ia ka besuar aktorëve Erblin Bajko, Ledjon Zoi, Redjan Mulla si dhe Suela Bako. Vepra u rikthye për publikun pasi më herët ajo u shfaq në skenën e ish TKK. Vepra “Perëndim i vërtetë” është shkruar në vitin 1980 nga dramaturgu amerikan Sam Shepard, dhe sipas regjisores rikthimi i pjesës para publikut i paraprin dhe prezantimit të veprës në Festivalin e Teatrit në Shkup. ““Perëndimi i vërtetë” është një vepër që ka njohur suksese në skena të ndryshme në botë, por Shqipërisë ky autor dhe vepra e tij kishte munguar.
 
Vepra i flet edhe aktualitetit që ne jetojmë sot, është dramë që ne e hasim në familjet shqiptare. Ne në datën 2 nëntor do të jemi në Festivalin e Teatrit në Shkup, dhe rikthimi i veprës i paraprin festivalit. E rikthyem këtë herë shfaqjen për një publik tjetër, ndryshe nga ai i teatrit, sepse vetë ambienti i “Tirana Ekspres” është i tillë, është një mundësi tjetër alternative”, tregon regjisorja Laura Nezha. Nëse në këtë vepër Laura Nezha vjen si regjisore, ajo është një emër i njohur për publikun dhe si aktore, duke marrë jo pak vlerësime. Për regjinë ajo tregon se ka pasur dhe të tjerë projekte, por ende nuk ka vendosur për të sjellë në skenë një tjetër vepër teatrore. “Ka qenë një periudhë e lodhshme për mua, kam pasur projekte bashkëpunimi, por regjia është sfidë e madhe, ndërsa aktrimi është pjesë e së gjithës”, tregon regjisorja Laura Nezha mbi projektet e saj artistike. Por ndërsa këto ditë Nezha po përgatitet për Festivalin e Teatrit në Shkup “SkupiFestival”, puna  e saj po vijon dhe për një tjetër pjesë teatrore në Teatrin e Metropolit, ku Nezha vjen para publikut si aktore. Historia në “Perëndimi i vërtetë” flet për rivalitetitin mes dy vëllezërve. Austin, vëllai i vogël, është një skenarist Hollywood-i që po punon në një skenar. Vëllai i tij më i vjetër, Lee, shfaqet në shtëpi pasi të dy nuk e kanë parë njëri-tjetrin për vite me radhë. Lee është një vetmitare dhe hajdut dhe ka jetuar në shkretëtirë. Të dy nuk kanë marrëdhënie të mira, por Austin përpiqet për të qetësuar vëllain e tij të vjetër, i cili është më dominant. Skenografia dhe kostumografia e veprës janë nga Ened Kuka dhe pjesa është përkthyer nga Enson Mula.
 
"SkupiFestival"
 
Nën moton "Dërrasa dhe maska" të premten, 31 tetor, fillon Festivali i tetë Ndërkombëtar "Skupi Festival". Festivali përfundon me datë 6 nëntor dhe do të hapet me shfaqjen "Të gjithë zogjtë tashmë janë atje" e regjisorit gjerman Eberhard Koler. Shfaqja është bashkëproduksion i Teatrit Shlaht'haus nga Zvicra dhe Teatri Pokolenij nga Rusia. Gjatë shtatë ditëve të festivalit do të performohen realizime të shtatë shfaqjeve, të cilat do të interpretohen në skenën e Qendrës Kulturore Rinore dhe Teatrit Komedi. "Disa dërrasa dhe disa maska janë gjithçka që i duhen një teatri që të bëhet shfaqje e mirë teatrale. Gjithçka tjetër është kreativitet dhe imagjinatë", më herët në konferencë për shtyp selektori i festivalit, Senko Velinov, duke sqaruar idenë për moton e sivjetme të festivalit që vjen në edicionin e tetë. “Perëndimi i vërtetë” përfaqëson Shqipërinë në këtë festival, duke qenë përkrah dhe veprave të tjera si nga Bullgaria, Rumania, Rusia, etj. Festivali Ndërkombëtar i Teatrove (FNT) “SkupiFestival”, u themelua në lokalet e I.N. Teatri Shqiptar - Shkup, në nëntor të vitit 2007. Në atë kohë, u mbajt edicioni i parë i këtij festivali, me moton “luaj që të jesh”. Karakteri i festivalit do të jetë një garë midis dramaturgut, aktorit, regjisorit dhe elementeve tjerë me rëndësi që sjell me vete një shfaqje teatrore.  Nga Julia Vrapi