BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

70 vjetori i çlirimit, 5.6 milionë lekë konferenca shkencore e planifikuar nga Akademia e Shkencave

70 vjetori i çlirimit, 5.6 milionë lekë konferenca shkencore e
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, me Universitetin e Tiranës dhe me QSA, me rastin e ngjarjes jubilare të 70-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë në muajin nëntor do të organizojë një Akademi Solemne Ndërkombëtare. Kjo akademi pritet të vijë emëruar me titullin “70-vjetori i Çlirimit-ngjarje historike e popullit shqiptar”. Për ti paraprirë kësaj ngjarjeje, Akademia e Shkencave me kohë ka nisur veprimtari kërkimore dhe shkencore me rezultate të arritura dhe të pritshme. Sipas ASH, Akademia Solemne e parashikuar është jo vetëm solemn i kësaj ngjarjeje me rëndësi për popullin tonë, por vjen dhe si një vështrim i Luftës Nacional Çlirimtare të Popullit shqiptar në dritë të interpretimeve dhe fakteve të njohura dhe të panjohura në frymë objektive shkencore. Pranë ASH bëjnë me dije se me rastin e këtij jubileu do të dalin për botim edhe disa vepra të rëndësishme që e trajtojnë në mënyrë tërësore këtë ngjarje me dokumente dhe trajtime bindëse historianësh autoritarë. Kjo akademi sjell parashtrim të çështjeve të veçanta, aspekte të fillimit, vazhdimit dhe përfundimit të kësaj lufte, përmes referimesh dhe kumtesash të përgatitura nga akademikë, profesorë dhe personalitete të shquara të fushave që lidhen me këtë ngjarje. Sipas ASH, për këtë Akademi Solemne parashikohet të referojnë dhe kumtojnë dhjetë studiues shqiptarë, por në kuadër të këtij aktiviteti, është parashikuar që dhjetë studiues të huaj të referojnë mbështetur kryesisht në dokumente arkivore të huaja. Pjesë e kësaj Akademie Solemne do të jetë dhe konsulenca akademike për vepra audio-vizive të institucioneve përkatëse që do të evidentojnë këtë ngjarje jubilare. Burime pranë ASH bëjnë të ditur se në kushtet e mungesës së fondeve për ta mbështetur këtë aktivitete shkencor të rëndësishëm me fondet e buxhetit të ASH, Akademia e Shkencave kërkon mbështetjen e Këshillit të Ministrave për miratimin e një fondi prej 5.648.000 lekësh të reja, që parashikon realizimin e këtij projekti. Por nuk është vetëm Akademia Solemne për të cilën ASH ka vëmendje. Më herët ASH ka kërkuar dhe amendim të ligjit 9048. dt. 07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore” në mënyrë që përmes këtij amendimi mbrojtja ligjore të përfshijë edhe trashëgiminë kulturore materiale dhe shpirtërore të LANÇ. Pjesë e aktiveve për të cilat ASH do të bashkëpunojë me ministritë janë dhe organizimi i një ekspozite të titulluar “Shqipëria dhe armët trofe” si një bashkëpunim mes Ministrisë së Mbrojtjes, Arsimit, Kulturës si dhe me Muzeun e Armëve në Gjirokastër dhe muzeve vendorë. Vëmendje merr dhe botimi i librave kushtuar “Dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare (7 prill 1939-29 nëntor 1944” dhe “Këngët dhe marshet partizane të Luftës së II-Botërore” nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ASH. Por ASH gjithashtu ka kërkuar dhe shpalljen një konkursi kombëtar me krijimtari të re muzikore epike në kuadër të 70-vjetorit të Çlirimit si bashkëpunim mes MK, dhe organizimin e një koncerti jubilar me këngë, marshe dhe krijimtari klasike muzikore shqiptare në muajin nëntor si një vlerësim i këtij përvjetori, bashkëpunim mes ministrive të Kulturës, Mbrojtjes dhe krijuesve shqiptarë të muzikës dhe letërsisë. Ndërkaq që ASH në të gjitha aktivitetet vjen si palë në organizim, pasi e gjithë veprimtaria e propozuar për tu zhvilluar do të kalojë në Komisionin Shtetëror për Festimet e 70 vjetorit të Çlirimit.
 
Buxheti për Akademinë Solemne
 
Për Akademinë Solemne për 70-vjetorin e Çlirimit të vendit preventivi i shpenzimeve nga ASH përfshin zëra të ndryshëm. Në preventiv janë parashikuar botime 5 tituj x 300 lekë/libër x 400 kopje që arrin në vlerën e 600.000 lekëve. Ndërsa honoraret për titujt kapin vlerën e 2.700.000 lekëve. Darka dhe pritja zyrtare për 200 persona x 3500 lekë/personi do të kushtojë 700.000 lekë. Ndërsa shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimi për studiuesit e huaj, pjesëmarrës në konferencë do të kushtojnë 1.000.000 lekë, pasi janë llogaritur 10 persona x 100.000 lekë = 1.000.000 lekë. Sakaq, shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimi për studiuesit shqiptarë pjesëmarrës në konferencë, të cilët po ashtu do të jenë 10 persona, kapin vlerën 55.000 lekë, pasi 10 x 5.500 lekë kërkon një buxhet 55.000 lekë. Honoraret për autorët e referateve, do të kushtojnë 200.000 lekë, ku 10 persona x 20.000 lekë = 200.000 lekë. Po ashtu, ftesa dhe programe 150 copë x 250 lekë = 37.500 lekë, postera 10 copë x 500 lekë = 5.000 lekë, baner 1 copë me vlerën e 15.000 lekëve, çanta konference 150 copë x 500 lekë = 75.000 lekë, përkthyesit në gjuhë të huaj 2 persona x 30.000 lekë = 60.000 lekë, shërbim simuluan 35.000 lekë, koktej 150.000 lekë dhe arredim salle me flamuj 15.500 lekë. Bazuar në këtë preventiv, ASH kërkon një buxhet që arrin në vlerën 5.648.000 lekë të reja. Nga Julia Vrapi
 

Më të lexuarat