BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

75 vjetori i lindjes së Gjok Becit, promovohet vepra e tij e fundit "Plis në Luvër"

75 vjetori i lindjes së Gjok Becit, promovohet vepra e tij e fundit
Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Poetike "Gjok Beci", në kuadër të 75-vjetorit të lindjes të të ndjerit, poetit dhe mjeshtrit të madh Gjok Beci, organizuan dje në Muzeun Historik Kombëtar promovimin e veprës së tij të fundit "Plis në Luvër", vepër e cila e pa dritën e botimit, por që autori nuk mundi për së gjalli ta promovonte atë. Këtë aktivitet e nderuan figura të njohura të artit dhe politikës si deputeti Luan Rama, Kryetari i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka, poeti Agim Doçi, artisti i mirënjohur Frederik Ndoci dhe Kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa. Në këtë aktivitet mbajti fjalën e tij edhe nëndrejtori i Muzeut Historik Kombëtar studiuesi Dorian Koçi, i cili u shpreh në nderim të poetit.
 
“Pa dyshim që vepra poetike e Gjok Becit zë një vend të veçantë në këtë aspekt si një monument i gjallë i traditës dhe përcjelljes së saj në ambientin modern shqiptar, jo si një traditë folklorike, por si një gurrë ku mund të gjurmohen dhe rijetëzohen momente të rëndësishme të shpirtit shqiptar ndër shekuj. Treva e Mirditës, vendlindja e autorit është trualli më i lashtë shtetformues shqiptar ku jehona e Principatës së Arbërit saktëson dhe ngjiz dhe vargjet dhe shpirtin poetik të Gjok Becit që ne lexuesve të tij na përcjell përveçse ndjeshmërinë e këtij tisi arbëror edhe ngjashmërinë proverbiale me sivëllain e vet polifonik të jugut, Lefter Çipën duke na dhënë një panoramë të plotë kombëtare. Duket gati-gati sikur edhe vet shqiponja me dy kokë në flamurin tonë ka gjetur pasqyrimin dhe në shpirtin poetik arbëror, në veri e në jug ku Gjok Beci e Lefter Çipa ashtu si dy miq të mirë gjatë jetës së tyre, qëndrojnë përkarshi njëri-tjetrit edhe në këngë e motive”, cilësoi në fjalën e tij nëndrejtori i MHK.
 
Sipas tij, kjo harmoni kombëtare përveçse është një simbiozë jo rastësore është dhe një përgjegjësi administrative e kulturore për të gjithë njerëzit e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore që figura të tilla të ndjejnë përkujdesjen dhe vlerësimin. “Në këtë mënyrë nuk është se po bëjmë një nder të veçantë atyre, por po i mëshojmë më tepër njohjes së vetvetes dhe identitetit tonë kulturor, që mbetet një nga sfidat më të mëdha në epokën e sotme të globalizmit. Le të përfshihemi të gjithë në këtë njohje të këtij universi shpirtëror poetik pasi kështu lëmë gjurmë të mira në kohë dhe do të kemi se çfarë t’u themi brezave të ardhshëm”, u shpreh Dorian Koçi, nëndrejtor i Muzeut, institucion i cili organizoi dhe aktivitetin në nderim të poetit Gjok Beci. 
 

Më të lexuarat