Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport
  • Policia ushtarake në banesën e Sokol Fekës, heton lëvizjet pa leje jashtë vendit
  • Gorbachev: SHBA dhe Rusia mund të përfshihen në konflikt të armatosur
  • Bregu në Kuvend: Qëllimi i qeverisë të uzurpojë gjyqësorin
  • Ligji për Gjykatën e Lartë, Xhafaj: Synohet transparencë. Halimi: Antikushtetues
  • Jacobson: Dhuna në protesta, e papranueshme
  • Shkodër, 2 persona të maskuar grabisin 4 mln lekë në një kazino
  • Holandë, të shtëna me armë në televizionin kombëtar, arrestohet autori
  • Jabllanoviç: Nuk dorëhiqem, protestat janë për të marrë pushtetin

Afërdita Dreshaj: Jeta ime, modelingu

Afërdita Dreshaj:  Jeta ime, modelingu

“Bota ime, Jeta Ime, modelingu”, kështu ka shkruar këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare Afërdita Dreshaj në faqen e saj në Twitter, duke treguar për pasionin që ka për modelingun. Ajo ka publikuar edhe një fotografi të veshur me një fustan të zi që e bën të duket mjaft sensuale.

Por nëse modelja vijon të jetë një emër që ka një aktivitet jo të paktë me modelingun, së fundmi është përfolur shumë për jetën private, por dhe spekulime ndaj të cilave ajo nuk ka qëndruar e heshtur. Vetëm disa kohë më parë qarkullonte lajmi nga mediat rozë, se modelja Afërdita Dreshaj është në lidhje me hokeistin çek, Jakup Kendli. Gjithë këtyre zërave u dhanë flakë fotot që postonte këngëtarja me të në rrjetet sociale.

Por ajo i mohoi të gjitha këto në emisionin “Prive” të Klan Kosova, duke thënë se ishte një keqkuptim nga mediat dhe se me të ishin vetëm miq. Por më herët këngëtarja, Dreshaj ishte fotografuar paparaci duke u “argëtuar” me këngëtarin Bulent Serttap, por dhe zërave që folën këtë herë, këngëtarja dhe modelja i ktheu përgjigje se e lodhën thashethemet.

 

Saturday, December 7, 2013 - 11:05
Total votes: 4