BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Artistët: Pr/ligji për Teatrin Kombëtar shkel Kushtetutën, e kthen Parlamentin në noter që vulos kontrata dhe jep leje ndërtimi

Artistët: Pr/ligji për Teatrin Kombëtar shkel Kushtetutën, e

Artistët kundërshtojnë projektligjin, që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar. Seanca dëgjimore në Komisionin e Medias u zhvillua me bojkotin e deputetëve të mazhorancës si dhe me mungesën e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro. Mosparaqitja e Kumbaros solli kritika të forta nga deputetët e opozitës dhe kryetarja e komisionit, Albana Vokshi tha se me teatrin, gjithçka po kryhet në shkelje të ligjit. Aktorët Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Alert Çeloaliaj, Taulanda Jupi dhe producenti Robert Budina pohuan se artistët nuk përfillen, zëri i tyre nuk dëgjohet nga institucionet. Ata pohuan se projektligji i propozuar që i hap rrugë shembjes së TK është atentat ndaj kulturës shqiptare. Në Komisionin e Medias, artistët u shprehën se nëse deri ditën e premte nuk kanë një reagim mbi këto kërkesa atëherë trupa teatrore, artistët, aktivistët, dhe qytetarë të lirë do të uzurpojnë Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Eksperimental si të vetmen formë që zëri i tyre të dëgjohet. Aktori Robert Ndrenika u shpreh se është koha për të nisur luftën për të mbrojtur teatrin. “Personalisht do të doja të ishte dhe pala e deputetëve të PS-së. Mospjesëmarrja e tyre tregon se duhet të nisë lufta. Unë erdha me mendjen që të flisja dhe të arsyetonin me ta. Ata nuk vijnë fare. Nuk di ç'të të them. Di tu them, PPP në këtë rast me Teatrin Kombëtar dhe tokën është shqeto vjedhje e grabitje, për këtë jo unë vetëm, por ta analizojnë të tërë. Një përparësi që i jepet një firme. S'na dëgjon kush, s'na përfill kush, na braktisin " u shpreh mes të tjerave aktori Ndrenika. Prof. asc. aktore regjisore Taulanda Jupi u shpreh se ka 20 vite që luhet me tragjedinë e teatrit. “U bënë 20 vjet që luhet tragjedia “Të prishet apo jo teatri”. Të mos lejojmë që Teatri Kombëtar të kthehet në viktimë të kësaj tragjedie”, tha Jupi. Artistët i kërkuan deputetëve të opozitës të ardhur edhe nga komisione të tjera ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për projektin e propozuar nga qeveria për prishjen dhe ndërtimin e një teatri të ri. Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi tha se janë në mbështetje të artistëve dhe kundër projektligjit të propozuar. “Po shikojmë mundësitë ligjore për ta bllokuar projektligjin për Teatrin Kombëtar që aprovon shembjen”, tha Vokshi.

Argumentet kundërshtuese të projektligjit

Në adresë të Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit dhe të grupeve parlamentare, Sindikata e Artistëve të Skenës e Ekranit dhe e Teatrit ka dërguar një letër, ku kundërshton projektligjin e hedhur për konsultim nga Ministria e Kulturës, që çon në shembjen e godinë së Teatrit Kombëtar. Për prof. asc. aktor regjisor Alert Çeloaliaj projektligji injoron tërësisht legjislacionin në fuqi dhe Parlamenti zhvendoset nga detyrat e tij. “Me këtë hap ne ndjehemi të tradhtuar nga Ministria e Kulturës dhe nuk mund të futemi në asnjë dialog për një projektligj, që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental. Ne mendojmë që ky projektligj është antikushtetues, tërësisht arbitrar dhe që cenon rëndë artin dhe kulturën”, tha Çeloaliaj. Në fjalën e tij ai renditi disa argumente për kundërshtimin që i bëjnë artistët. “Projektligji në fjalë prezantohet në formën e një kontrate të mbyllur pa konkurs, me fitues të shpallur, duke cënuar dhe misionin fillestar që duhet të kryejë ligji për rregullimin e marrëdhënieve në shoqëri. Në këtë rast institucioni i Parlamentit zhvendoset nga detyrat e veta kushtetuese për të hartuar projektligje mbi bazë konsultimi dhe kthehet në një noter të rëndomtë, që vulos kontrata, dhe jep leje ndërtimi. Sipas nenit 7 të Kushtetutës, në Republikën e Shqipërisë pushtet janë të ndara, parlamenti harton ligje, qeveria i ekzekuton dhe gjykata kujdeset për garantimin e drejtësisë mes qytetarëve”, tha Çeloaliaj. Më tej ai u shpreh se projektligji injoron legjislacionin në fuqi. “Pushteti lokal kthehet në një përmbarues i porosive të pushteti ekzekutiv në shkelje totale me përfaqësimin e interesave të qytetarëve. Ky është i vetmi ligj në botë, që vlefshmërinë e ka brenda disa metrave katrorë kur Kushtetuta nëpërmjet nenit 116 e shpreh qartë se ligji ka fuqi në gjithë territorin dhe jo vetëm tek territori i TK”, vijoi Çeloaliaj. Për producentin Robert Budina zëri i artistëve nuk është dëgjuar duke shtuar se kërkesat e tyre janë të drejta dhe do të mbrojnë Teatrin Kombëtar. /Julia VRAPI  

Më të lexuarat