BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Baleti romantik “La Sylphide” sjell atmosferë skoceze në TOB

Baleti romantik “La Sylphide” sjell atmosferë skoceze në
Baleti romantik “La Sylphide” rivjen pas 8 vjetësh nga Ilir Kerni. Këtë herë drejtuesi i Teatrit të Operës dhe Baletit nuk është në rolin e personazhit kryesor, por koreograf i shfaqjes që do të ngjitet në skenë për publikun në datat 27, 28 mars, 1 dhe 3 prill. “La Sylphide” është një balet me dy akte, muzika Herman Lovenskiold dhe libreti nga Adolphe Nourrit.
 
Këtë herë vepra ndryshe nga vëniet e mëparshme në skenën e TOB, do të vijë me një skenografi dhe kostumografi të re. Orkestra do të drejtohet nga dirigjenti Stefano Ligoratti, ndërsa skenografia i është besuar Zorz Drausnik dhe kostumet janë të Elva Bellas. Më herët drejtori iu TOB, Kerni, ka pohuar se  kjo shfaqje është emocion i veçantë. Solistë në shfaqje janë Ledia Sulaj, Adela Muçollari, Ervis Nallbani, Endri Shkoza, Mario Thanasi, Erisa Gina, Enada Hoxha, Elda Logo, Lurdi Dodgjini, Enred Miholli, Alisa Gjoni, Gerd Vaso, Besi Skura, Odeta Dishnica, Isida Mollaymeri, Elona Dervishi, Jonida Onuzi, Livia Lara, Matilda Lamçe.
 
Akti i parë në këtë shfaqje e çon publikun në një shtëpi tipike skoceze, ku pritet të zhvillohet një festë martese dhe në aktin e dytë, në një pyll të mjegulluar ku edhe finalizohet ngjarja. Një zanë e ajrit “Silfida” magjeps personazhin kryesor në fillim të veprës dhe ai nuk mundet t’i rezistojë tërheqjes, duke braktisur të fejuarën, Effin, në ditën e dasmës. Nga dëshira për ta bërë të tijën zanën e bukur, ai i beson magjistares Magde dhe pranon prej saj shallin magjik që do ktheje Silfidën në një qenie njerëzore. Herman Severin Lovenskiold, muzikën për baletin “La Sylphide” e ka kompozuar në moshën 21 vjeçare dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm. Në Danimarkë, “La Sylphide” pati shumë sukses dhe qëndroi gjatë në repertor. Në 1838 ai doli në një turne nëpër Europë nën kujdesin e Mbretërisë dhe pasi vizitoi edhe Saint Peterburgun ai kthehet përfundimisht në Kopenhagen. Ai ka kompozuar një sërë veprash baleti dhe pjesë të tjera teatrale me shumë sukses si dhe muzikë dhome për piano, por asnjëra nga këto nuk e arriti suksesin e “La Sylphide”. Megjithatë një nga veprat e fundit të tij uvertura koncertale “Fra Skovenvecd Fureso” kompozuar në 1863, vërtetoi edhe njëherë talentin e tij në muzikë.
 

Më të lexuarat