BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Dirigjenti Stefan Lano, koncert premierë në TOB

Dirigjenti Stefan Lano, koncert premierë në TOB
Teatri i Operës dhe Baletit sjell në skenë Orkestrën Simfonike me një koncert premierë nga kompozitori Anton Bruckner, Simfonia Nr. 4 e titulluar “Romantike”. Koncerti do të zhvillohet më19 dhe 20 dhjetor dhe i ftuar për të drejtuar orkestrën do të jetë maestro Stefan Lano. Stefan, dirigjent me kombësi zvicerane, ka origjinë shqiptare dhe kjo ka shtuar edhe më shumë kënaqësinë në pranimin e ftesës së TOB për këtë bashkëpunim.
 
Stefan Lano, i cili prej dy vitesh është duke punuar me Orkestrën e Uruguajit, ka marrë komentet me pozitive për rritjen e cilësisë artistike të saj. Në datën 19 Dhjetor, kjo simfoni do të paraprihet nga Koncerti Nr.1 për piano nga Frederic Chopin, interpretuar nga Muza Rubackyte. Koncerti Nr. 1 për Piano në Mi Minor Op. 11 është shkruar nga Frederic Chopin në 1830. Për herë të parë është interpretuar në 11 Tetor të po atij viti në Varshavë, ku kompozitori ishte vetë solist në një koncert “lamtumire”, që ai mbajti para se të largohej nga Polonia. Ky ishte i pari nga 2 koncertet për piano që Chopin kompozoi duke marrë edhe emrin Koncert për Piano Nr. 1 edhe pse u shkrua pas atij që më vonë mori emrin Koncert për Piano Nr 2, dhe që iu dedikua Friedrich Kalkbrenner. Simfonia Nr 4 e Anton Bruckner në Mi bemol-maxhor që vjen premierë është një nga punët më të njohura të kompozitorit. Është shkruar në 1874 dhe është rishikuar disa herë deri në vitin 1888. Ajo është një dedikim për Princ Konstantinin e principatës së Shilling në Gjermani. Premierën e pati në vitin 1881 në Vjenë dhe pati sukses të madh. “Romantike” është nofka që i është dhënë kësaj pjese nga autori edhe pse nuk i referohet romancave moderne por më shumë romancës mesjetare siç janë të përshkruara edhe në Operat Lohengrin dhe Siegfried nga Richard Wagner.
 
Pas përfundimit të studimeve  për  kompozim në Universitetin e Oberlin-it (Ohio, USA) Stefan është mbështetur në karrierën e tij nga Universiteti i Harward, nga ku është diplomuar në Filozofi. Lano ka qenë pjesë e një numri të madh koncertesh në disa Teatro në Shtetet e Bashkuara dhe fama e fituar për saktësinë dhe ekspresivitetin e punës së tij beri që Lano të ftohej për të dirigjuar koncerte të “Alban Bergs Wozzeck”, me orkestrën simfonike të Montral-it, për të cilin u nderua me çmimin OPUS. Në shkurt të 2013, ai dirigjoi një produksion të ri të “Tristan and  Isolde” në Teatrin Goteborg në Suedi, vlerësuar ky si një prej varianteve më sinjifikative të kohëve të fundit.
 

Më të lexuarat