BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Dita Botërore e Teatrit, aktorët: Prej 25 vitesh me rroga, godina dhe buxhete të mjeruara...

Dita Botërore e Teatrit, aktorët: Prej 25 vitesh me rroga, godina dhe
Dita Botërore e Teatrit e gjeti teatrin shqiptar mes shumë problemeve. Në ditën kur në të gjithë botën flitet për zhvillimet e teatrit, në Shqipëri ndodh e kundërta. Teatri shqiptar duket se është larg asaj panorame që ofrojnë sot teatrot e ndryshme në botë, dhe kjo jo vetëm kur flitet për investimet e munguara prej vitesh në jetën artistike, por dhe problemet që janë në infrastrukturën e institucioneve teatrore.
 
Janë pak teatro në vend që kanë infrastrukturë të rregullt, pasi sot pjesa më e madhe lënë për të dëshiruar, e në këtë situatë apeli i artistëve të njohur të skenës shkon për më shumë vëmendje. Nga Shkodra deri në Gjirokastër, kur flitet për teatrin aktorët pohojnë se kjo situatë me kaq probleme nuk ndodhi tani, por ka vite që janë të braktisur. Për emra të njohur të skenës, si aktori Luftar Paja, Dita Botërore e Teatrit është një vëmendje që teatri shqiptar të jetë përkrah institucioneve në botë.
 
“Në këtë ditë unë uroj që teatri shqiptar, Teatri Kombëtar, të radhitet përkrah institucioneve të tjera në Europë dhe botë. Që të arrijë atje duhet që të hedhi sytë shteti, Ministria e Kulturës nga teatri. Me fjalë nuk bëhet gjë, por duhen shpenzime. Jo vetëm në Tiranë, por dhe në qytete të tjera ka probleme të shumta me teatrot, infrastruktura lë për të dëshiruar. Dhe nëse i plotësohen kushtet teatrit, duhet të kërkohet dhe cilësia”, pohon aktori i njohur Lutar Paja.
 
Ndërkaq që aktorja e njohur e teatrit “Migjeni” të Shkodrës, Rita Gjeka, tregon se mjerimi i teatrit tregon që prej vitesh mungesa e vëmendjes ka qenë si nga bashkitë dhe nga Ministria e Kulturës.  “Teatri është pa vëmendje, pa dashuri nga institucionet. Kjo ditë na  gjen të trishtuar, na gjen me biseda boshe, sepse asnjë nga ne nuk ka mundësi ti tregojë publikut sa vlen. Ndjehemi jetimë dhe asnjëherë shtetin se kemi pasur mama për teatrin, por njerkë”, shprehet Rita Gjeka, aktorja e suksesshme e teatrit “Migjeni”. Në reagimin e saj, aktorja Gjeka pohon se sot kur janë bërë të ditura problemet e teatri “Migjeni”, deri më tani nuk është ndjerë ndihma nga institucionet. “Për teatrin “Migjeni” ka heshtje varri për problemet. Jo vetëm bashkia por dhe nga Ministria e Kulturës duhet të vihet dorë për godinën e teatrit, sepse teatrin për jetën artistike e bëjnë vetë artistët, dhe çdo gjë e bëjnë me shpirt dhe zemër aktorët edhe pse buxheti dhe rrogat janë të mjeruara”, cilëson aktorja shkodrane Rita Gjeka.
 
I njohur si regjisor dhe aktor, prof. asc në Universitetin e Arteve, Genci Fuga, në Ditën Botërore të Teatrit shprehet se niveli i teatrit tregon dhe nivelin e civilizimit të shoqërisë dhe nëse duan një ekonomi të mirë, duhet të investohet dhe në teatër. “Dita Botërore e Teatrit është dita botërore e civilizimit të një shoqërie të tërë, këtu përkthehet dhe niveli i Shqipërisë. Më thuaj se si është niveli i teatrit, të të them se si është niveli i shoqërisë. Duan taksapagues të mirë, është teatri, duan rritje ekonomike, teatri. Ose do të investosh në teatër ose do të pranosh këtë nivel që lë për të dëshiruar”, pohon regjisori dhe aktori Genci Fuga.
 
Në teatër mungon dhe sistemi i vlerësimit  
 
Teatri "Zihni Sako" në qytetin e Gjirokastrës për dekada ka pasur një jetë artistike të pasur, por sot përballë mungesës së investimeve dhe buxheteve të pakta, aktorët e tij shprehen se ndihen të braktisur. Për aktoren e njohur dhe të vlerësuar Liljana Ristani, e cila që nga viti 1982 është pjesë e trupës së teatrit, problemet që janë në Gjirokastër bashkohen me problemet që kanë dhe teatrot e tjera në rrethe. “Teatri i Gjirokastrës përballet me probleme siç janë dhe në teatro të tjera të Shqipërisë, që kanë të njëjtat kushte si ne. Vajtën 25 vjet dhe ndaj teatrit nuk është kthyer vëmendja. Ministria e Kulturës të kthejë sytë nga teatri. Kemi qenë më parë në varësi të ministrisë dhe tani jemi në varësi të bashkisë, dhe duke qenë të tillë fondet janë varfra, janë minimale. Nuk mund të vihet një pjesë me 100 mijë lekë të reja dhe as me 200 mijë lekë të reja, ndaj ishim më mirë në kohën kur vareshim nga ministria.
 
Teatri kërkon buxhete, por sot në teatrin e Gjirokastrës ka një godinë me kushte të këqija, karriget janë skandal, mungon ndriçimi, studiot e aktorëve janë në mjerim, megjithatë ne jemi me shpresë se do të rikonstruktohet, e kemi një shpresë sepse është bërë një premtim nga shteti”, pohon aktorja e njohur Liljana Ristani. Por në reagimin e saj aktorja e njohur pohon se duhet pasur vëmendje që të vendoste dhe sistemi i vlerësimit për aktorët, ndërsa tregon se lajmi i mirë është që në këtë trupë janë punësuar dhe dy të rinj. “Buxheti është i paktë dhe ka një lloj paralize jeta artistike për mungesë fondesh. I vetmi lajm i mirë është punësimi i dy të rinjve në teatër. Por rrogat janë skandaloze, dhe mendoj se duhet të futet edhe sistemi i vlerësimit për aktorët, ku të ketë dhe vlerësim sipas roleve”, pohon aktorja Liljana Ristani. Shënimi i Ditës Botërore të Teatrit, 27 marsi, është iniciuar në Kongresin e 9-të botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror - INT të UNESCO-s në qershor të vitit 1961.  Nga Julia Vrapi