Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Forecast

Berat, Albania

08/20/2014 - 11:00

Clear skyWest-northwest, Light air, 1.0 m/s29°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0162 bar

Durrës, Albania

08/20/2014 - 11:00

Clear skySouthwest, Light breeze, 2.9 m/s27°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0161 bar

Korçë, Albania

08/20/2014 - 11:00

Clear skySouthwest, Light breeze, 2.9 m/s27°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0173 bar

Kukës, Albania

08/20/2014 - 11:00

FairSouthwest, Light breeze, 2.6 m/s28°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0171 bar

Shkodër, Albania

08/20/2014 - 11:00

Partly cloudySouth-southwest, Light breeze, 2.3 m/s27°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0162 bar

Tirana, Albania

08/20/2014 - 11:00

KlarværVest-sørvest, Svak vind, 1.7 m/s28°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0161 bar

Vlorë, Albania

08/20/2014 - 11:00

Clear skySouth-southwest, Gentle breeze, 3.5 m/s29°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0158 bar

Weather forecast from yr.no.

Dita Ndërkombëtare e Muzikës festohet në 200 vende të botës, në Shqipëri kalon në heshtje

Dita Ndërkombëtare e Muzikës festohet në 200 vende të botës, në Shqipëri kalon në heshtje

Dita Ndërkombëtare e Muzikës edhe këtë vit në vendin tonë kaloi në heshtje. Ndërsa në shtete të ndryshme të botë kjo ditë është në vëmendje në Shqipëri kjo ditë kaloi në heshtje. Askush nuk u kujtua dhe askush nuk përmendi diçka nga MTKRS që ka lidhje me këtë ditë të veçantë. Folk, xhaz, muzikë e lehtë, klasike, të gjitha alternativat dhe rrymat muzikore në vende të ndryshme të botës nuk mungojnë në skena gjatë Ditës Ndërkombëtare të Muzikës, janë koncerte të mëdha festive, që zhvillohen ku mblidhen me qindra artistë, por ky organizim nuk është në vëmendje e Ministrisë së Kulturës në vendin tonë. Për kompozitorë të njohur, që prej 30 vjetësh, e gjithë bota, 21 qershorin, dëshiron ta kalojë nën shoqërinë e muzikës, që nga lindja e diellit e deri kur ai perëndon dhe prandaj 21 qershori është shënuar tashmë në mbi 200 vende të botës si “Dita Ndërkombëtare e Muzikës”, por në Tiranë kjo ditë nuk pati aspak minutazhin dhe hapësirën e saj. Kompozitori dhe pedagogu i arteve, Nestor Kraja tregon se ashtu siç ka qenë në mungesë totale vëmendja ndaj krijimtarisë muzikore ndër vite kryesisht asaj serioze, edhe kjo ditë nuk kishte se si të ndryshonte. Mosvëmendja ndaj saj, sipas tij u tregua dhe më shumë në këtë fushatë zgjedhore. “Dita Ndërkombëtare e Muzikës e ka zanafillën në Francë. Që nga viti 1982 kur ajo startoi për herë të parë dhe deri më tani janë bërë shumë shtete, të cilat e kanë në vëmendje dhe organizojnë aktivitete në kuadër të kësaj dite, por në Shqipëri kjo nuk ndodh. Nuk ka asnjë interes nga shteti për të festuar këtë ditë. Tashmë ato koncerte që duhej të zhvilloheshin për këtë datë janë në mitingje elektorale”, pohon kompozitori dhe pedagogu i arteve Nestor Kraja. Me të njëjtin mendim duket se është edhe një tjetër kompozitor i njohur dhe i vlerësuar, Endri Sina. Jo pak herë ai ka folur për problemet që has sot krijimtaria muzikore në vendin tonë, aq më shumë ka mungesë vëmendje dhe kur bëhet fjalë për muzikën serioze, por duket që institucionet shtetërore përkatëse nuk janë shumë të interesuara rreth kësaj. Në dijeni të asaj që ndodh në botë në kudër të kësaj dite, kompozitori Endri Sina shpreh keqardhjen e tij që në Shqipëri asgjë nuk u zhvillua me artistët në ato përmasa që duhej të kishte një aktivitet gjatë kësaj dite. “Asgjë nuk bëhet për muzikën, askush nuk kujtohet. Dhe në këtë kohë i ka marrë të gjitha fushata zgjedhore. Ky është një problem shumë i madh, dhe kur në vende të ndryshme të botës ka shumë aktivitete, tek ne nuk po arrihet të bëhet qoftë edhe një koncert”, pohon kompozitori Endri Sina.

Kosova në festë për Ditën Ndërkombëtare të Muzikës

Ndërsa në Shqipëri kjo ditë kaloi në heshtje, atmosfera në Kosovë ishte krejt ndryshe. Ambasada e Francës në Kosovë dhe Aleanca Franceze organizuan Festën e Muzikës për vitin 2013. Këtë vit kjo festë do të mbahet në Kosovë gjatë tri ditëve, në Prishtinë dhe Mitrovicë, dhe do të përmbyllet me një koncert në bulevardin “Nëna Terezë”. Dita Ndërkombëtare e Muzikës u festua në Francë në vitin 1982, kur ministri i atëhershëm i Kulturës, Jack Lang, konstatoi se koncertet mungonin edhe pse numëroheshin mbi 5 milionë francezë që i binin të paktën një vegle muzikore dhe zgjodh pikërisht 21 qershori për të organizuar aktivitete muzikore. Fillimisht kjo ditë u përcaktua si një festë me karakter kombëtar për Francën, por pas vitit 1985 ajo u deklarua si festë edhe për Europën dhe u shtri dhe më gjerë. Nga Julia Vrapi
 
 

Saturday, June 22, 2013 - 11:41
Total votes: 2