Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Forecast

Berat, Albania

06/09/2014 - 23:00

Clear skyEast-southeast, Light breeze, 1.9 m/s21°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0162 bar

Durrës, Albania

06/09/2014 - 23:00

Clear skyEast-southeast, Light breeze, 2.4 m/s22°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0151 bar

Korçë, Albania

06/09/2014 - 23:00

Clear skyNorth, Light air, 1.5 m/s15°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0193 bar

Kukës, Albania

06/09/2014 - 23:00

Clear skyEast, Light air, 1.2 m/s21°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0198 bar

Shkodër, Albania

06/09/2014 - 23:00

Clear skyNorth-northeast, Light breeze, 2.2 m/s23°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0159 bar

Tirana, Albania

06/09/2014 - 23:00

KlarværØst, Svak vind, 1.8 m/s21°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0156 bar

Vlorë, Albania

06/09/2014 - 23:00

Clear skyEast-northeast, Light breeze, 2.1 m/s22°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0150 bar

Weather forecast from yr.no.

Dramaturgjia shqiptare triumfon ndaj veprave të huaja në teatër

Dramaturgjia shqiptare triumfon ndaj veprave të huaja në teatër

Këtë fundjavë skenat teatrore në tre teatrot e kryeqytetit ofrojnë për publikun tre vepra të ndryshme. Vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj nuk mungojnë për publikun, por ajo që duket se po korr më shumë sukses është vepra që ka sjellë në skenë regjisorja Elma Doresi. Vepra e cila erdhi si premierë në  Teatrin e Metropolit gjatë viti që lamë pas prej shumë kohësh po vijon të mbetet një ndër veprat më të preferuara për publikun, i cili në shumë raste nuk arrin të gjejë dhe bileta për të parë këtë shfaqje. Këtë vit vepra u rikthye në skenën e Metropolit  në festën e Shën Valentitnit, dhe që nga ajo kohë ajo nuk po shkëputet nga salla ku shfaqet në Metropol. Gjithë shfaqja, e cila është një ripunim mbi motivet e Çajupit, nga vetë regjisorja Elma Doresi dhe aktori Devis Muka, mbahet në zhanrin e groteskut, zhanër që përfshin interpretimin e roleve ashtu edhe në skenografi dhe kostumografi. Është bërë një adaptim i tekstit të bazuar te Çajupi me të njëjtët personazhe, por duke sjell skena dhe karaktere të ndryshëm dhe interesant. Nuk ka ndryshim kohe, por ndryshim në strukture, komstumografi, skenografi dhe interpretim. Komedia, e cila korri sukses për javë me radhë në skenën e Teatrit të Metropolit u nderua edhe me tre çmime në festivalin “Flaka e Janarit” në Gjilan. Po në skenën e Teatrit të Metropolit po vijon të shfaqte dhe një tjetër vepër teatrore, e cila ngjit në skenë 4 aktorë që gjithashtu janë të njohur për publikun. Regjisori Gent Bejko sjell në Metropol komedinë e zezë “Dorëzimi”, e cila prej disa kohësh nuk mungon para publikut. Edhe kjo vepër  është mirëpritur nga publiku, por duket se përballë veprës së Johan Padan dhe veprës së irlandezit McDanagh publiku ka preferuar më shumë dramaturgjinë shqiptare. Vepra “Dorëzimi” që kur erdhi si fillim premierë u pohua se do jetë për një publik të kufizuar mbi 14 vjeç, pasi do të ketë skena dhune.  Vepra e irlandezit Martin McDanagh, flet si një komedi e zezë nëpërmjet personazheve me backgrounde të ulëta dhe probleme psikike. Regjisori Genti Bejko thotë  se e ka bërë këtë zgjedhje jo vetëm për mesazhet që përcjell, por edhe pasionin për dramaturgun e njohur. "Është një lloj teatri që gjithçka që shihet është e kuptueshme, nuk ka asgjë për të cilën të mendosh pse e tha apo e bëri. Është një komedi që i përket të gjitha shtresave shoqërore", është shprehur Bejko. Komedia, një vepër e re e shkruar në vitin 2010, është ngjitur për herë të parë në Broadway në New York dhe për dy vite ka prekur shumë skena të botës.

Dario Fo në Teatrin e Komedisë

Pas shfaqjes së skenën e madhe të Universitetit të Arteve, monodrama “Johan Padan dhe Amerikat”është rikthyer në skenën e Teatrit Kombëtar të Komedisë. Siç e dikton edhe vetë titulli, heroi i veprës është Johan Padan, i cili ndjen nevojën që të rrëfejë udhëtimin e jetës së tij.  Nobelisti Dario Fo erdhi në skenën teatrore me regji të Milto Kutalit. Ashtu si Dario Fo e shkruajti në dialekte të ndryshme të gjuhës italiane, edhe regjisori Milto Kutali ka ndjekur të njëjtën skemë për ta sjellë në shqip. "Johan Padan dhe Amerikat" është një zgjedhje e regjisorit, Milto Kutali, i cili nëpërmjet personazhit të Fo, përpiqet të japë një mesazh shoqëror për publikun. Veprat e shkruara nga Dario Fo kanë njohur dhe më herët suksesin në skenën shqiptare, por premiera “Johan Padan dhe Amerikat” duket se është një gjetje e veçantë e regjisorit Milto Kutali. Ndërkaq që aktori Arben Derhemi, pas shumë roleve në skenën teatrore vjen për herë të parë para publikut me një monodramë shkruar nga Dario Fo. “Johan Padan dhe Amerika” veç Tiranës ka udhëtuar edhe në skena të teatrove nëpër rrethe, por pritet të jetë edhe jashtë kufijve shqiptarë. Nga Julia Vrapi

Monday, March 4, 2013 - 11:27
Total votes: 10