BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Kultura

Eno Peçi: Axhenda e ngjeshur, më ka mbajtur larg Shqipërisë

Eno Peçi: Axhenda e ngjeshur, më ka mbajtur larg
“Vienna Night” sjell në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit balerinin e suksesshëm shqiptar Eno Peçi. Në datën 25 tetor në skenë  për publikun vjen një koncert premierë, me pjesë muzikore nga kompozitorët Mozart, Beethoven, Strauss, dhe pjesë koreografike ku do të interpretojnë solistët nga Teatri i Operës së Vjenës, Eno Peçi, Dagmar Kronberger, Ketevan Papava në duetet “Black Cake”, me koreografi nga Hans Van Manen dhe muzikë të Stravinskij, “Ein Reigen”, me koreografi nga Ashley Page, “Arepo” me koreografi të Maurice Bejart. Koncerti vjen si një krijim lirik mes traditës dhe  modernes, një vështrim ironik i realitetit përmes kujtesës. Koncertin e njohur që mban çdo 1 Janar, Filarmonia e Vjenës, mes muzikës klasike dhe kërcimit po kaq të tillë, që prej vitit 2009 ndodhet në këtë event të rëndësishëm balerini shqiptar Eno Peçi, i cili mbrëmjen e së shtunës do të jetë para publikut shqiptar. Balerini tregon se ky koncert është i përzgjedhur me një krijimtari të pasur muzikore dhe koreografike, por  shprehet se skenës shqiptare i ka munguar me një koncert të tillë për shkak të aktivitetit të ngjeshur artistik që ka jo vetëm në Vjenë, por dhe në skena të tjera të botës. “Shkaku që nuk kam qenë deri tani me një koncert të tillë deri tani është koha, e kam axhendën shumë të ngjeshur, dhe veç asaj atë ditë që unë mund të kem kohë, ndoshta s’ka kohë dhe TOB, dhe ndaj duhet që të koordinohen këto të dyja. Ky është një nga problemet, që unë kam munguar. Unë kthehem të hënën në Vjenë dhe filloj direkt punën me axhendën që kam atje. Është një axhendë shumë e ngjeshur, plus dhe turne të ndryshme dhe gala që kam në teatro të ndryshëm në botë”, tregon balerini i njohur Eno Peçi. “Vienna night” e sjell për herë të dytë brenda këtij viti balerinin e suksesshëm shqiptar Eno Peçi, por ndryshe nga pjesëmarrja në dhjetorin e vitit 2013 me rastin e 60 vjetorit të Teatrit tonë të Operës dhe Baletit, Peçi ka vendosur që këtë të shtunë të sjell një recital premierë. “Të gjithë duhet ta dinë që këta artistë vijnë gratis në TOB. Është një kënaqësi e madhe për ne, sepse ju nuk e dini çfarë do të thotë kjo duke pasur parasysh kushtet në të cilat ndodhet TOB, u shpreh drejtori i TOB Ilir Kerni për koncertin e së shtunës. Në këtë mbrëmje marrin pjesë edhe trupa e baletit e TOB me baletin “Ballo e diplomës” dhe orkestra nën drejtimin e Petrika Afezollit.  
 
 Shkolla e Baletit 
 
 Eno Peçi është një nga emrat e suksesshëm shqiptarë që po zhvillon një karrierë të vlerësuar në botë. Gjatë kësaj kohe disa nga emrat e njohur të baletit shqiptar kanë pohuar se duhet dhe një vëmendje më e madhe nga Shkolla shqiptare e Baletit, pasi sipas tyre për këtë institucion ka ende shumë për të bërë në edukimin e brezit të ri. I pyetur për Shkollën shqiptare të Baletit, apo sot Shkolla Kombëtare e Koreografisë, balerini i njohur thekson se kjo shkollë duhet të ketë një bazë të fortë klasike. “Shkolla e Baletit është shumë e rëndësishme, sepse nxjerr balerinët që janë të gatshëm për kompani të ndryshme, apo si TOB apo dhe teatro të tjerë jashtë Shqipërisë. Shkolla e Baletit është një nga institucionet më të rëndësishme, sepse aty balerini merr bazën e vet klasike dhe është shumë e rëndësishme që balerini të ketë një bazë të fortë klasike. Them se Shkolla jonë e Baletit në këtë moment ka shumë nevojë për një bazë të fortë klasike, që të zhvillohet nga ana teknike. Duhet marrë një masë për Shkollën e Baletit, të vihet një bazë e fortë, siç është baza e fortë e Shkollës Vaganova dhe të zhvillohet nga mësues dhe koreografët që janë në shkollën tonë, që balerinët të kenë një bazë të fortë dhe të dalin nga kjo shkollë të përgatitur”, tregon balerini i njohur shqiptar Eno Peçi. Por ardhja e balerinit në Tiranë është një mundësi e mirë për të gjithë të apasionuarit e klasikes. Nga ana tjetër Eno Peçi të ardhurat e kësaj shfaqje, bileta e të cilës kushton 1 mije lekë të reja, do t’i çojë të gjitha për bamirësi për fëmijët e fshatrave SOS në të gjithë Shqipërinë. Nga Julia Vrapi