BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Festivali “Balkan Trafik” në Bruksel, të parët në skenë artistët e Ansamblit Kombëtar

Festivali “Balkan Trafik” në Bruksel, të parët
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore ka hapur edicionin e tetë të festivalit “Balkan Trafik” në Bruksel. 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës u kthye në një festë të madhe popullore në Grand -Place, sheshi më i bukur në Bruksel. Me dhjetëra mijëra njerëz të moshave dhe kombësive të ndryshme të ardhur dhe nga shumë vende të botës, ndërmjet tyre shumë bashkatdhetarë ishin mbledhur në këtë shesh të famshëm mes një atmosfere festive. Të pranishmit në Grand Place, përfaqësues të medias e shtypit belg e atij ndërkombëtar u shprehën me fjalët dhe përshtypjet më të mira nga niveli i lartë i shfaqjes së Ansamblit tonë. Ky koncert u konsiderua prej tyre si një dhuratë e bukur e kulturës dhe muzikës shqiptare në një festë të madhe popullore si kjo, në një prej shesheve më të bukur të Evropës. Jehona e kësaj shfaqjeje vijon në faqet e shtypit dhe medias, ku ashtu si dhe Ansambli Kombëtar vlerësimet vijuan dhe për Grupin Artistik të Shoqatës Shqiptare “ Vatra”. Ndërkohë, shtohet interesimi për shfaqjet e Ansamblit tonë në kuadrin e festivalit “ Balkan Trafik”. Në tribunën e ngritur me këtë rast në qendër të sheshit të famshëm “ Grand Place” u ngjitën Komisionerja e BE-së Kristalina Giorgieva, Drejtori i Përgjithshëm i Festivalit “Balkan Trafik” Nicolas Wiewrs, Ambasadorja e Kosovës, Mimoza Ahmetaj dhe të tjerë. Në vijim, Ansambli ynë, i dhuroi publikut mes ovacioneve dhe duartrokitjeve të parreshtura një buqetë të freskët me krijimet më të mira e tradicionale të këngëve dhe valleve shqiptare. Sheshi Grand Place u zbukurua nga kostumet shumëngjyrëshe të grupit të valleve, të cilët mes shoqërimit të orkestrës virtuoze interpretuan disa prej valleve më të njohura të këtij Ansambli nga të gjitha trevat e vendit tonë. Në fund të koncertit, valltarëve të ansamblit në sheshin Grand Place iu bashkuan me qindra të pranishëm, duke krijuar një rreth gjigand vallesh dhe kostumesh shumëngjyrëshe, të cilat ndezën atmosferën në sheshin më të bukur karakteristik të Evropës. Pas shfaqjes së Ansamblit, festa vijoi me pjesëmarrjen e grupeve amatore të valleve të komunitetit shqiptar të komunës së Molenbeekut, Bruksel. Këtë vit gjithçka nisi me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve nga Shqipëria, një nga më të vjetrit në Ballkan, duke vazhduar me valltarët bullgarë nga Shiroka Luka dhe Ansamblin nga Serbia Kolo. Në festival këtë edicion është i pranishëm edhe grupi Antwerp Gipsy-Ska Orkestra, Balkan Trafik Orkestra, Caci Vorba nga Polonia, Kolektif  Istanbul dhe Gjyshet nga Bistrica, këto të fundit muzikante nga Bullgaria. Sivjet festivali është përqendruar në muzikën rome, dhe pjesën evropiane që e kultivon këtë muzikë. Fokusi i sivjetmë i festivalit është Greqia, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të këngëtarit legjendë, Dalara, por edhe shtetet tjera tanimë kanë përfaqësuesit e tyre në këtë festival.
 
Ansambli Kombëtar sot në Bozar
 
Pasi Festivali “ Balkan Trafik” u deklarua i hapur, iu dha fjala për të përshëndetur të pranishmit e shumtë në shesh Ambasadorit të Shqipërisë në Belgjikë, z. Ilir Tepelena. Ndër të tjera, ai tha se: “Në guidat turistike të Brukselit shkruhet se ‘nëse doni të thoni diçka, thuajeni ne Bruksel’. Edhe sot Shqipëria dhe shqiptarët do ta thonë fjalën e tyre përmes Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, por edhe kultura shqiptare do të flasë në Bruksel, në kryeqytetin e Belgjikës, Evropës dhe botës së kulturës kozmopolite”. Ansambli ynë do të vijojë shfaqjet e tij në mjediset e Qendrës së Arteve të Bukura ( Bozar) dhe sot në orën 16:15, ai do të japë bashkë me grupin polifonik popullor  “Jonianet dhe Sazet” koncertin e tij zyrtar në  sallën madhështore “ Henry le Boeuf”. “Balkan Trafik Festival” nisi këtë edicion në ditën e parë të muajit maj, ndërsa për katër ditë me radhë muzikë, filma, ekspozita do të ketë në Qendrën e Arteve në Bukura Bozar në Bruksel. Pjesëmarrja e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore ne festivalin “Ballkan Trafik” mbështetet nga Ministria e Kulturës, Ambasada e Shqipërisë në Belgjikë, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Pjetër Arbnori”, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit.Nga Julia Vrapi