BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Gjuhëtarët propozojnë: Gjuha shqipe, 3 vjet në arsimin e mesëm dhe provim pjekurie

Gjuhëtarët propozojnë: Gjuha shqipe, 3 vjet në arsimin e
Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe ka kërkuar që ajo të mësohet gjatë tre viteve në shkollat e mesme përmes një programi dhe teksti të ri. Ky vendim ka ardhur pasi gjatë ciklit nëntëvjeçar nxënësit e kanë të pamundur të mësojnë mirë të gjitha nënsistemet e gjuhës shqipe standarde. Ndaj dhe në mbledhjen e datës 20 qershor të KNGJSH është propozuar rritja e orëve të gjuhës shqipe në sistemin bazë arsimor. Profesorët e gjuhës shqipe mes të tjerave kanë theksuar se në vitet e para të ciklit nëntëvjeçar duhet t’i jepet përparësi mësimit të gjuhës shqipe standarde dhe t’i jepet një rëndësi të veçantë leximit të letërsisë artistike. Nën drejtimin e akademikëve Jani Thomai e Rexhep Ismajli (bashkëkryetarë) dhe me pjesëmarrjen e anëtarëve të Këshillit: akademikët Kolec Topalli e Gjovalin Shkurtaj dhe profesorët Mehmet Çeliku, Seit Mansaku, Shezai Rrokaj, Shefkije Islamaj, Enver Hysa, Isa Bajçinca, Imri Badallaj, Abdullah Zymberi, Bardh Rugova e Rrahman Paçarizi, sipas deklaratës për mediat, Këshilli diskutoi dy çështje; “Të sintaksës në shqipen standarde” dhe “Shqipja standarde dhe shkolla”. “Meqë cikli nëntëvjeçar nuk po arrin dot t’ua mësojë mirë nxënësve të gjitha nënsistemet e shqipes standarde, si në të shkruar ashtu edhe në të folur, propozohet që gjuha shqipe në planin mësimor të shkollës së mesme të jetë lëndë e veçantë, e ndarë nga letërsia, dhe të jepet provim pjekurie në përfundim të shkollimit parauniversitar”, bën të ditur KNGJSH në njoftimin zyrtar duke kërkuar që lënda e kulturës gjuhësore të hyjë edhe në universitet, të shtohen orët e mësimit të gjuhës amtare, por dhe të ketë trajnim të mësuesve të gjuhës shqipe. Një tjetër problem që ka marrë vëmendje në mbledhjen e fundit të KNGJSH është dhe Albanologjia, me shqipen në veçanti. Sipas njoftimit zyrtar, gjuha shqipe duhet të jetë përparësi e investimeve shkencore të qeverive përkatëse. “Përqindje të konsiderueshme të investimeve për shkencë e kërkime shkencore duhet të jepen për projekte që lidhen me albanologjinë. Duhet të ngrihet departament i veçantë për gjuhën shqipe (përdorimet, terminologjitë, përshtatjet me standardet evropiane, ku po synojmë të integrohemi) në kuadër të ekzekutivit (mbase brenda Ministrive të Arsimit a të Kulturës). Në shkolla t’i kushtohet vëmendje diversitetit kulturor e begatisë dialektore të shqipes, në mënyrë që të mos krijohet hapësirë për stigmatizim të cilitdo varieteti të shqipes”, thuhet një njoftimin më të fundit të këtij Këshilli.
 
Çështje të sintaksës në shqipen standarde
 
Për çështjen e parë, “Çështje të sintaksës në shqipen standarde”, referuan kryetarët e grupeve të punës: prof. dr. Seit Mansaku (Tiranë) dhe ligjërues i lartë Isa Bajçinca (Prishtinë). U vlerësuan të qortueshme ndërtimet me paskajoren e dytë, si: dëshiroj për të punuar, filloi për të përgatitur etj; në vend të tyre këshillohen ndërtimet me mënyrën lidhore: dëshiroj të punoj, filloi të përgatiste, etj. Po kështu, të qortueshme u vlerësuan edhe ndërtime të tilla, si: përpiqet me qëllim për të fituar (me qëllim për të ndryshuar) etj; në vend të tyre këshillohen ose paskajorja: përpiqet për të fituar (për të ndryshuar) etj. Shkelje të normës sintaksore vërehen në përdorimin e lidhëzave ftilluese se e që në disa ndërtime me folje që kushtëzojnë përdorimin e njërës a të tjetrës lidhëz. Kështu, pas foljeve dua, dëshiroj, urdhëroj, etj, përdoret lidhëza ftilluese që. Prandaj ndërtime të tilla, si: kanë vendosur se hetimet të vijojnë; ka kërkuar se të ndalet ky proces, etj, nuk janë në pajtim me normën sintaksore. Në këto raste, në vend të lidhëzës se, duhet të përdoret lidhëza që.  Këshilli vërejti se, në gjuhën sidomos të masmedias, bëhen shumë gabime sintaksore në përdorimin e përemrave pronorë, vetorë e pyetës, në përdorimin e trajtave të shkurtra përemërore etj. Në Këshill u mbështet mendimi se duhet të shkruajmë e të themi populli ynë, jo populli jonë; djemtë tanë, jo djemtë tonë, etj. U pa e nevojshme të kërkohet respektimi i strukturës gramatikore të shqipes në dallimin e gjinisë te numri tre: tre djem / tri vajza dhe jo tre vajza, prandaj edhe të trija jo të treja. Po ashtu u kërkua të respektohet dallimi midis përemrave kush dhe (i) cili: kush përdoret vetëm për frymorë, ndërsa cili, i cili mund të përdoret edhe për jofrymorë: kujt ia dhe librin, por cilin libër, jo kë libër apo kujt libri. Në këtë takim të Këshillit Ndërakademik u diskutuan edhe çështje të tjera të normës sintaksore. Nga Julia Vrapi
 

Më të lexuarat