BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Ilir Kerni në Serbi, marrëveshje bashkëpunimi për herë të parë mes TKOB dhe Teatrit Kombëtar në Beograd

Ilir Kerni në Serbi, marrëveshje bashkëpunimi për herë
Teatri Kombëtar në Beograd ka pranuar propozimin dhe ofertën për bashkëpunim midis Teatrit  tonë Kombëtar të Operës dhe Baletit. Për këtë e ka ftuar drejtorin e Teatrit të Operës dhe Baletit, Ilir Kerni, që të jetë mysafir i Teatrit Kombëtar të Serbisë. Institucioni më i lartë teatror në Serbi ka njoftuar se kohë më parë ushtruesi i detyrës së drejtorit, Dejan Saviq, ka pranuar kërkesën e kolegut të tij nga Tirana, Ilir Kerni, dhe menjëherë ia ka dërguar ftesën që të jetë i ftuari i tij që në fillim të këtij muaji. Kjo gjë dje u bë e ditur gjithashtu edhe nga Ministria jonë e Kulturës, e cila në faqen e saj zyrtare e ka bërë publik këtë lajm, po ashtu ky njoftim bashkëpunimi gjendet edhe faqen zyrtare të TKOB. Por lajmi për këtë bashkëpunim, duket se tashmë ka marrë vëmendje edhe në të përditshmet serbe. Sipas medieve serbe, që e kanë publikuar këtë lajm, vizita e drejtorit të TKOB Ilir Kerni do të ketë në vëmendje më shumë në lidhje me politikat e repertorit. “Vizita e Kernit, sipas njoftimit të Teatrit Kombëtar në Beograd, do të shfrytëzohet për njohjen e ndërsjellë midis dy institucioneve në lidhje me politikat e repertorit, mundësitë teknike e me të arriturat e tyre, si dhe për detajet e marrëveshjes së bashkëpunimit”, raporton gazeta serbe “Blic”. Drejtori i Teatrit Kombëtar të Operës Ilir Kerni do të njihet me veprat operistike të baletit që ka në repertor Teatri Kombëtar në Serbi. Ndërsa gjatë këtyre ditëve, pritet që drejtori i TKOB Ilir Kerni të jetë në Serbi për të konkretizuar këtë marrëveshjeje bashkëpunimi mes dy institucioneve teatrore, ky lajm është pasqyruar jo pak edhe në mediat e Kosovës. Bashkëpunimi që pritet të jetë mes dy institucioneve të teatrove, të Serbisë dhe Shqipërisë do të sjellë që shfaqje nga teatri shqiptar të jenë në skenën serbe dhe ato nga Serbia të jenë në skenën shqiptare. Kjo marrëveshjeje bashkëpunimi vjen në vijim edhe të tjerave marrëveshjeve që ka bërë deri tani drejtori i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, të cilat kanë pasur në fokus jo vetëm vënie në skenë të shfaqjeve, por dhe shkëmbime artistësh.
 
Teatri serb: Kerni, artist i skenave europiane
 
Teatri Kombëtar në Beograd, Serbi, në njoftimin zyrtar ndërsa bën të ditur këtë marrëveshjeve bashkëpunimi mes dy institucioneve kombëtare, vlerëson jo pak dhe aktivitetin artistik të drejtorit të TKOB, Ilir Kerni. Sipas njoftimit zyrtar që ka bërë Teatri Kombëtar në Beograd, titullari i TKOB, Ilir Kerni është një artist i njohur i skenës evropiane, duke theksuar edhe aktivitetin e tij si solist në skenën e Zagrebit për disa vite gjatë jetës së tij artistike. “Kerni është artist i njohur i skenës së baletit me një karrierë evropiane, një pjesë të së cilës e ka kaluar si solist i Baletit të Teatrit Kombëtar të Kroacisë në Zagreb e kësisoj nuk ekziston barrierë gjuhësore për komunikim midis krerëve të dy institucioneve kombëtare të kulturës”, shkruhet në njoftimin e Teatrit Kombëtar në Beograd. Në këtë njoftim theksohet se me këtë iniciativë relacionet kulturore të të dy shteteve institucionalizohen. “Krijohet mundësia që për herë parë në historinë e relacioneve kulturore të të dy shteteve të institucionalizohen propozimet dhe marrëdhëniet midis dy ansambleve, dhe ato të ngrihen në nivelin më të lartë”, thuhet në njoftimin zyrtar të teatrit serb.  Nga Julia Vrapi
 
 

Më të lexuarat